-
VIDEO
Rama i përgjigjet sërish Bashës me këngën e Unikatilit: Edhe në fletë të votimit të ka rënë 4, ta dhashë gjysmën e qeverisë por…
Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me Lulzim Bashën, kreun e Koalicionit Euroatlantik, teksa i thotë se edhe në fletën e votimit i ka rënë numri 4, një ironi në lidhje me gafën e famshme të tij në matematikë.
-
VIDEO
‘Ç’punë ke me shokët e mi’, Basha replikon sërish me Ramën: Merru me të tutë se po të dalin duarsh! Lali Eri ka filluar me lëviz
Kryetari i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama pasi ky i fundit i përmendi se kishte ngelur vetëm.
Basha shfaqet në një video me Hysen Xhurën, kandidat për deputet në listën e hapur të Koalicionit Euroatlantik në njësinë numër 4 në kryeqytet, ndërsa i drejtohet kryeministrit që të mos merret me shokët e tij, por me të vetët, pasi po i dalin duarsh.
Basha: Ke fillu me u marrë me shokët e mi ë, kishe kërku Hysenin që në mëngjes. Ja ku e ke Hysenin o Rame
-
VIDEO
Kandidatja e parë e komunitetit rom në listat e PS në Vlorë, Ina Majko: Historike, kandidoj në kushte të barabarta! Partia ka marrë risk
Ina Majko, e cila kandidon për deputete e PS në qarkun Vlorë, është e para kandidate e komunitetit rom. Ajo u shpreh se dëshiron shumë që të jetë pjesë e Parlamentit për të përfaqësuar komunitetin rom nga ajo vjen.
-
VIDEO
Agron Shehaj shkon deri në Mar-a-Lago, por nuk takon Trump: Lobova për interesin e shqiptarëve
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka ndarë një video nga rezidenca e presidenti të SHBA, Donald Trump. Shehaj shfaqet në video nga rezidenca e Trump në Mar-a-Lago dhe përpiqet ta shesë si një mbështetje e Trump për Shqipërinë, por edhe drejtësinë.
Por, në fakt në video mungon ‘protagonisti’ kryesor, Donald Trump. Me të cilin duket se Shehaj nuk ka zhvilluar asnjë takim edhe përse shkoi deri në rezidencën e Trump dhe bëhet qesharak me premtimet e tij se shkoi për të lobuar për interesin e shqiptarëve.
-
VIDEO
Protesta për arrestimin e rivalit të Erdogan/ Gazetari Brahaj: Imamoglu ka krijuar frikë, fitoi 4 herë kundër partisë së presidentit turk! Ç’pritet të ndodhë të dielën
Gazetari u shpreh se kryebashkiaku i Stambollit, i arrestuar për korrupsion dhe terrorizëm, kishte shkaktuar frikë për faktin se ishte i vetmi lider që ka fituar katër herë kundër partisë së Erdogan.
-
VIDEO
Tiranë/ Të akuzuar për tentativë për vrasje dhe krijimin e një skeme mashtrimi, ekstradohen në Shqipëri 2 persona
Tiranë-Dy persona janë ekstraduar nga në Shqipëri, njëri nga Athina dhe tjetri nga Italia, pasi akuzohen për për tentativë për vrasje dhe krijimin e një skeme mashtrimi.
-
VIDEO
Konferenca e Kryetarëve të Parlamenteve në Strasburg/ Spiropali: Shqipëria, lider në nxitjen e bashkëpunimit rajonal! Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës
Në Strasburg po mbahet Konferenca e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. E pranishme ishte edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila gjatë fjalës së saj vlerësoi përpjekjet e vendit për luftën kundër korrupsionit dhe rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.
Spiropali theksoi se hapja e zyrës rajonale të Parlamentit Evropian në Shqipëri tregon se vendi është një lider për nxitjen e bashkëpunimit dhe integrimit evropian të vendeve të rajonit.
"Vendimi i Parlamentit Europian për hapjen në Shqipëri të Zyrës Rajonale për Ballkanin Perëndimor është një rikonfirmim i faktit se Shqipëria është jo vetëm vendi kandidat me vizionin më të qartë, shpejtësinë më të lartë dhe vendosmërinë më të madhe drejt familjes europiane, por është edhe një qendër dhe lider në nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin europian të vendeve të rajonit. Progresi i Shqipërisë drejt Bashkimin Europian është edhe rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe njohjes nga Këshilli i Europës të arritjeve tona, sidomos në pavarësinë e degëve të qeverisjes, reformën e thellë dhe gjithëpërfshirëse në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtjen e pakicave dhe të të drejatve të njeriut, lirinë e medias etj."
-
VIDEO
Korçë/ Zjarri rrafshon stallën dhe shkrumbon të gjallë 25 derra, shkak dyshohet shkëndija elektrike! Fermeri: Mund të jetë i qëllimshëm, dëmi miliona lekë
Shkëndija elektrike shkrumbon stallën dhe djeg të gjallë 25 kokë derra, së bashku me bazën ushqimore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Ravonik të Korçës. Fermeri Daniel Frashëri shprehet për Report Tv se nuk ka konflikte, por dyshon se ngjarja mund të jetë edhe e qëllimshme. Ai shton se pret rezultatet e hetimit, kurse dëmi është i konsiderueshëm
-
VIDEO
Gjirokastër/ Tentativë grabitje në një pikë këmbimi valutor, autori i maskuar largohet 'duar bosh'
Një tentativë grabitje ka ndodhur në një njësi këmbimit valutor në qytetin e Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin ‘18 shtatori’, ku mendohet se një person me maskë ka hyrë tek një exchange.
-
VIDEO
Korçë/ U martua me një 13- vjeçare, Dritson Kurti rrezikon 25 vite burg, komuniteti rom në protestë, kërkojnë pushimin e çështjes
Një protestë është zhvilluar sot përpara gjykatës së Korçës nga përfaqësues të komunitetit rom dhe familjarë të Dritson Kurtit, 25- vjeçarit i cili u arrestua në shtator të vitit të kaluar pasi solli në jetë një vajzë me bashkëjetuesen e tij të mitur vetëm 13- vjeç.
Sot në gjykata pritet të zhvillohet seanca e gjykimit paraprak për tu vendosur që çështja të shkojë për gjykim themeli.
Me pankarta në duar, ”Drejtësi për Dritson Kurtin”, protestuesit kërkojnë pushimin e çështjes ose ndryshimin e masës së sigurisë në detyrim paraqitje.
-
VIDEO
Arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit, protesta në Turqi! 37 të arrestuar për postime 'provokuese' në rrjete sociale
Dhjetëra mijëra njerëz në Turqi protestuan mbrëmjen e së mërkurës kundër arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu për korrupsion dhe terrorizëm, i konsideruar si kundërshtari kryesor politik i presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
-
VIDEO
Macron e telefonoi gjatë një konference shtypi, presidenti ukrainas e lë në pritje: Të marr për 15 minuta
Një incident i pazakontë ndodhi gjatë një video-konference midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe gazetarëve, pasi diskutimi u ndërpre nga një telefonatë nga presidenti francez Emmanuel Macron