-
VIDEO
Zgjedhjet/ Ngjela: Berisha ka skaduar, po mban PD-në në krizë, sondazhet i dalin keq! Rama e ka të sigurt fitoren, senatorët në listë të hapur për t’u parë fuqinë
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit po afrohen dhe tashmë partitë politike, 11 formacione tashmë të regjistruara për garë në KQZ me kandidatët e tyre të listave të hapura dhe të mbyllura, janë gati për fushatë.
-
VIDEO
Seanca e fundit para 11 majit/ Kuvendi boshatiset nga deputetët e opozitës, Kukësi ‘përplas’ PD-PS! Miratohet ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit
Kuvendi i mblodh ditën e sotme në seancën e fundit plenare para zgjedhjeve të 11 majit. Shumica e deputetëve munguan gjatë diskutimeve në seancë. Me 70 vota pro u miratua ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit. Kuvendi zgjodhi kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së.
-
VIDEO
Rama në Fier me kandidatët për deputetë, u lë porositë: Nuk mund ta humbim trenin drejt BE-së
Kryeministri, njëkohësisht kryetari i PS-së Edi Rama ndodhet në Fier në takim me kandidatët për deputetë në këtë qark.
-
VIDEO
Fortlumturi Joani u zgjodh kryepeshkopi i ri, Patriarku i Moskës, letër urimi: Jeni thirrur të kujdeseni për unitetin e kishës! Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj
Zgjedhja e Joan Pelushit në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë është përshëndetur nga liderë vendas dhe ndërkombëtarë. Kryeministri Edi Rama, Patriarku Kirill i Moskës, Patriarku Daniel i Bullgarisë kanë uruar Kryepeshkopin e ri, duke e përgëzuar për detyrën dhe misionin e tij të ri.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ Koalicioni i Berishës i pari në fletën e votimit, PS e Ramës e pesta, PSD e fundit! Hidhet shorti, ja si renditen subjektet e tjera
Fleta e votimin për parlamentin e ri do të ketë 11 subjekte. KQZ hodhi shortin për renditjen e tyre, nga ku rezultoi se Partia Socialiste do të ketë numrin 5, ndërsa Koalicioni i Berishës, numrin 1. Me interes pritet përmasa e fletës së votimit në Tiranë, që do të përmbajë emrat e 539 kandidatëve. Nesër KQZ miraton fletën e votimit.
-
VIDEO
REPLIKAT me VIDEO/ Basha-Ramës: Kishe pyet ku është Luli ë? Kryeministri: Na thave sytë, je i pavdekshëm, stres zero, gjumi top
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha janë përfshirë në replika mes njëri-tjetrit përmes disa videove në rrjetet sociale.
-
VIDEO
Flamur Noka turpëron Kuvendin me gishtin e mesit
Flamur Noka ka bërë një gjest të turpshëm në mes të Kuvendit. Ndërsa kishte marrë fjalën foltore dhe po fliste për zgjedhjet e 11 majit, Noka turpëroi Kuvendin duke nxjerrë në mes të sallës gishtin e mesit.
-
VIDEO
Tragjedia me 59 viktima/ Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut për Report Tv: Klubi me licencë të falsifikuar, kontrolle strikte, asnjë tolerim! 50 të rinj po kurohen në Turqi e vendet fqinje
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti flet për Report Tv për ngjarjen e rëndë ku 59 të rinj humbën jetën nga flakët në një klub nate, i cili licencën e kishte të falsifikuar. Mexhiti thotë se në pranga ka rënë ish-sekretarja e ministrisë së Ekonomisë dhe sipas tij shkak është qeverisja e kaluar e korruptuar.
-
VIDEO
Vlorë/ Bllokohet rruga Kuç-Qeparo, shkak erozioni i dherave dhe inerteve! Njoftohen ARRSH, nënkontraktori dhe Policia
Qarkullimi i mjeteve i pamundur. Për ngjarjen janë njoftuar autoritetet qendrore dhe vendore të ARRSH-së, firma nënkontraktuese dhe Policisë për marrjen e masave dhe zhbllokimin e saj
-
VIDEO
Berisha e la në listat e hapura, Tabaku thirrje që të votohet dhe për të: Zgjidhje ndryshimi i sistemit, votoni PD dhe mua! Familjet shqiptare po vuajnë kostot ekonomike
Ligjvënësja demokrate, që mbeti jashtë listave të mbyllura të Berishës për zgjedhjet e 11 majit, shprehet se një familjeje në Tiranë i nevojiten minimalisht 55 mijë lekë në muaj për të mbuluar shpenzimet bazë, një barrë e madhe për shumë prej tyre. E mbyll video-mesazhin me thirrje për të votuar PD-në dhe atë si deputete
-
VIDEO
Pogradec/ Automjeti përplas një person me biçikletë në Qafë Plloçë, dërgohet në spital
I dëmtuari është transportuar është transportuar në spitalin e Pogradecit dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Kuvendi/ Leskaj kundër Bankës së Zhvillimit: Kemi 3 eksperienca të këqija të mëparshme, ka rrezik ekonomik që do i rëndojë buxhetit dhe shqiptarëve
Deputeti Demokrat Bujar Leskaj, ish-kreu i KLSH-së, u shpreh kundër mënyrës se si po ngrihej Banka Shqiptare e Zhvillimit si shoqëri aksionere me 51% të aksioneve të shtetit, pasi sipas tij paraqet rreziqe ekonomike për të ardhmen, sikurse ka ndodhur me 3 eksperienca të mëparshme dhe do i rëndojë buxhetit të shtetit apo taksapaguesve shqiptare.
Duke folur nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme, në një sallë pothuajse të boshatisur, deputeti demokrat i qarkut Vlorë renditi edhe arsyet përse kjo bankë krijonte problematika.
"Evidentohen një sërë problemesh për stabilitetin e tregut bankar. Mungesa e mekanizmit për kontrollin e këtij projekti. Projekte të paqëndrueshme ekonomikisht, që nuk sjellin rezultate në këto fusha. Mund të krijojë një borxh të akumuluar që mund të ishte një taksë te shqiptarët për ta paguar. Nga përvoja rezulton se janë oligarkët ata që përfitojnë me bizneset e tjera. Tjera është krijimi i një krize ekonomike si pasojë e kësaj.
Ka dhe rrezik të lartë ë klientelizmit. Kemi një praktikë dhe kujtim të keq në këtë sektor bankar, 3 banka të para shtetërore falimentuan apo u privatizuan. Të tre shembujt i kemi negativ në këtë drejtim. Kjo rrezikon edhe buxhetin e shtetit njëkohësisht dhe do rëndojë tek xhepat e shqiptarëve".