-
VIDEO
‘Celulë më celulë’/ Rama nga Njësia 4 njofton lajmin për fondin ekstra: Do marrin shtëpi dhe ata që kanë bërë aplikimin e gabuar nga tërmeti, nuk do t’i lëmë në rrugë
Rama ka është ndalur te investimet dhe rindërtimi i ‘5 Majit’. Kreu i qeverisë ka njoftuar se do të çelet një fond ekstra për të gjithë ata që kanë bërë aplikimin gabim.
-
VIDEO
Ish pronari ‘gozhdon’ Berishën i kujton mashtrimin për pronat: Ishe 12 vite në pushtet! Kur ke nevojë na thërret, sa merr pushtetin na harron
Kryetari i PD-së Sali Berisha i cili për 12 vite qeverisje të tij mashtroi ish pronarët duke mos i dhënë pronën që u takonte, sot u kërkoi votën duke premtuar se normat e vlerësimit dhe të kompensimit do të jenë ato të tregut dhe vetëm të tregut. Një i moshuar i cili u prezantua si Kryetari i shoqatës së pronarëve në Vlorë replikoi: Kam 34 vite që duroj, Nuk jemi karrocë e qeverive.
-
VIDEO
Tom Doshi për deklaratat e Berishës: Më 11 maj ndahet burri nga gënjeshtari
Deklarata vjen pasi Sali Berisha u zotua se nëse PD fiton zgjedhjet parlamentare, brenda 100 ditëve do të ndërmerren masa drastike në sektorin farmaceutik.
-
VIDEO
Dosja 'Partizani', Avokati Petraj: Gjyqtarja paraprake, njeriu më i rëndësishëm i procesit, Berisha e Malltezi rrezikojnë mbi 10 vite burg! SPAK po skanon 'Gërdecin' nga e para
Në emisionin “Studio live’ të Report Tv, avokati Edmond Petraj dhe gazetari Poli Hoxha analizuan dosjet e nxehta në duart e SPAK. Çfarë po ndodh me dosjet 'Partizani', Gërdeci' dhe '21 Janari'
-
VIDEO
Braçe nuk ndal ‘kritikat’: Do vazhdoj betejën për TVSH-në e bujqësisë, nuk pyes për ministrat që vegjetojnë
Në një postim në rrjetin e tij Facebok, Braçe përmes një video shprehet se nuk do të pyesë për ministrat që flenë, vegjetojnë, mendohen 1 vit, 2, 3, 6 vjet e që vijojnë të mendohen pa bërë asgjë duke e lënë fshatin nën harresë.
-
VIDEO
Restaurimi i Xhamisë së Plumbit në Shkodër, ministri Gonxhja: I rikthejmë vlerat historike dhe arkitekturore këtij monumenti unik
Vijon puna për restaurimin e Xhamisë së Plumbit në Shkodër, e cila është monument kulture kategoria I. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ishte ditën e sotme për të inspektuar punimet në këtë xhami.
-
VIDEO
Rama ndan historinë e emigrantit të kthyer nga Londra në vendlindje: U riktheva në Shkodër për të hapur një Akademi Futbolli të certifikuar nga UEFA
Kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook mesazhin e 33-vjeçarit që vendosi të linte Anglinë për t’u kthyer në Shkodër. Met Hasaj është një prej shkodranëve që është rikthyer nga emigracioni në vendlindjen e tij, për të investuar në hapjen e një Akademie Futbolli për moshat e reja.
-
VIDEO
Në Laknas ‘shtëpi bari’ si në Londër/ Dy vëllezërit kuksianë sjellin ‘eksperiencën’ britanike! Kamuflonin kultivimin me bokse muzike
Një shtëpi bari u gjet nga policia në Laknas, brenda së cilës po kultivoheshin me llamba 20 rrënjë kanabis sativa, gati për vjelje. Në pranga ranë 2 vëllezër që më herët të njëjtin aktivitet e kryenin në Angli, ndërsa iu sekuestruan pajisje të sofistikuara për rritjen e lëndës narkotike.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Së shpejti me degë në Shqipëri, zv. drejtori i BEI për Report Tv: Fokus transformimi i hekurudhave, gati të financojmë Durrës-Prishtinë
Në një kohë kur shumë shpejt do të ketë një degë në Tiranë, Banka Evropiane e Investimeve pritet të financojë një sërë projektesh të mëdha në Shqipëri, nga ato hekurudhore tek projektet e sigurisë ajrore apo të mbrojtjes kibernetike. Zëvendëspresidenti i BIE ka thënë për Report TV se ata do të mbështesin Shqipërinë drejtë anëtarësimit në BE, si dhe janë të gatshëm të financojnë edhe hekurudhën Durrës-Prishtinë.
-
VIDEO
Dibër, dhunoi dhe kërcënoi gruan se do e vriste, arrestohet 38-vjeçari! Në banesë iu gjet një pistoletë dhe 3 granata
Një 38-vjeçar është vendosur në pranga nga policia e Dibrës pasi dhunoi dhe kërcënoi gruan se do e vriste.
-
VIDEO
'Zoti ua shtoftë dashurinë!' Berisha ironizon replikat e dyshes Rama-Basha: Dashuritë janë me faza, ata e kishin të fshehtë dhe tani dolën hapur...!
Sali Berisha komentoi edhe replikat në distancë me video-postime mes kryetarit të PS-së, Edi Rama dhe atij të Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ditët e fundit, në prag të fushatës.
I pyetur nga gazetarët, ai u përgjigj për disa çështje politike dhe mes tyre atë që e quajti “dashuri latente të bërë tashmë publike Rama-Basha”. Berisha uroi që “Zoti t’ua shtojë dashurinë” kësja dyshe politike dhe që nga e fshehtë tani doli hapur.
“Atë që kishin fsheh e nxorën hapur, se dashuritë janë me faza, E kanë fazën latente, e kanë publike. Tani e nxorën hapur, kaq mund të them. Ska gjë, e kishin këta po jo në publik. Zoti jua shtoftë!”, u shpreh ai në fund të fjalës së tij.
-
VIDEO
‘Popullariteti në kërkime mund të ndikojë në vota’, inxhinieri i IT: Ja kush kryeson si politikani më i ndjekur në rrjete sociale
Rrjetet sociale janë kthyer në një ndër mjetet më të fuqishme për të bërë politikë, dhe me afrimin e zgjedhjeve, është më e shtuar. Por si renditen deri më tani figurat kryesore politike?
Inxhinieri elektronik Besmir Semanaj tha se kryeministri Edi Rama kryeson si politikani më i kërkuar në rrjete sociale, ndjekur më pas nga kryetari i PD Sali Berisha. Ai tha se një rritje të ndjeshme në ditët e fundit ka pësuar edhe Lulzim Basha, pas ‘ping pongut’ me kryeministrin Rama.
“Ajo çfarë është deri diku edhe interesante, kemi ditët e fundit rritje të zotit Basha si në Google Search ashtu edhe në Youtube Search me ping pong që po luan me Ramën. Nuk ka të bëjë shumë nëse është lideri i opozitës apo i mazhorancës por ka të bëjë se kush është interesi i qytetarëve. Po të marrim disa shembuj ndërkombëtar, si në vitin 2016 dhe në vitin që lamë pas, Trump ishte personazhi më i kërkuar me diferencë me kandidatët e tjerë, gjë që rezultoi me fitimin e zgjedhjeve. Edhe Boris Johnson dominoi në krahasim me të tjerët dhe rezultoi me fitimin e zgjedhjeve.”, u shpreh Semanaj.
Sipas tij, popullariteti në rrjete sociale mund të ndikojë edhe në vota, dhe për këtë ai përmendi rastin e presidentit amerikan Donald Trump dhe ish kryeministrit britanik Boris Johnson.
“Në pjesën më të madhe të rasteve, përqindjet në kërkim deri diku konvertohen edhe në vota. Kur kemi një konstante dhe grafiku lëviz plus minus brenda ditëve dhe javëve është ndikues shumë i rëndësishëm për pjesën e votimeve. Po të shikojmë partitë në Evropë dhe SHBA referohen edhe pjesës së volumit.”, shtoi inxhinieri.