-
VIDEO
“PS iu ka dhënë mundësinë të gjithëve”, Rama: Kemi një ballist që kur na njohu nuk na u nda më! Hudhër më të mirë nuk ka
Kryeministri Edi Rama, në mbyllje të fjalës së tij para kandidatëve për deputetë të qarkut të Tiranës, tha se PS iu ka dhënë mundësinë të gjithëve që t’i bashkohen. Ai përmendi Halit Valterin, për të cilin tha se nuk vinte pranë PS për inat, por kur e njohu, nuk iu nda më.
“Nuk ka asnjëherë dot një skuadër perfekte. Besoj se është e qartë për të gjithë që PS, iu ka dhënë mundësinë, deri edhe ballistëve, që të shohin nga ne nëse nuk duan të vdesin në kënetë. Kemi një ballist këtu, Halit Valteri, që kur na njohu nuk na u nda më. Vinte afër nesh nga inati i atyre por pak nga pak kuptoi se nuk është çështje inati, por më tepër se kaq. Shansi i tyre i fundit për të dalë nga këneta sepse kur të hyjmë në BE, fjala Ball Kombëtar do të jetë thjesht një episod historik. Shko edhe thuaju të tuve hajdeni këtu se mbetët në kënetë. Hudhër më të mirë në një shtëpi politike sesa të kesh një ballist në fasadë nuk ka. “
-
VIDEO
Përplasen 4 makina në aksin Lezhë-Laç, shkak një parakalim i gabuar, disa të lënduar
Një aksident i katër fishtë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Lezhë-Laç, në afërsi të Urës së Milotit
-
VIDEO
Elbasan/ Zjarr i madh në godinën e ish-shkollës 'Dakli' në lagjen Kala të Elbasanit, zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve
Një zjarr i madh ka rënë në një objekt në Kalanë e Elbasanit. Zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Fier/ Aksident në lagjen '15 Tetori', përplasen 6 automjete, s'ka persona të lënduar
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku janë përfshirë 6 automjete. Aksidenti ka ndodhur në lagjen “15 Tetori” në Fier. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
-
VIDEO
Aksident në aksin Pogradec - Qafë Thanë, mjeti përplas këmbësorin, ndërron jetë 55- vjeçari
Një aksident më pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Pogradec - Qafë Thanë, në fshatin Mëmëlisht, një automjet ka përplasur një këmbësor. Policia punon për indetifikimin e autorit.
-
VIDEO
Në kërkim nga SPAK për tritol e bashkëpunim në vrasje, ekstradohet nga Holanda ushtari i bandës së Laert Haxhiut
Pas Laert Haxhiut një tjetër bashkëpunëtor, i tij për të cilin GJKKO ka vendosur masën “arrest me burg” është ekstraduar nga Hollanda për tu përballur me drejtësinë shqiptare. 30 vjecari Kristi Bixheku auzohet si pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Ai dyshohet se ka marrë pjesë ne vendosjen ne dy raste te eksplozitit në banesën e Bujar Turkut.
-
VIDEO
E kishte kthyer lokalin në ‘fole’ prostitucioni, arrestohet administratorja dhe një 39-vjeçare (EMRI)
Një administratore e një lokali në Vlorë është vendosur në prangat e policisë pasi shfrytëzonte për prostitucion kundrejt pagesës një 39-vjeçare, e cila po ashtu është arrestuar
-
VIDEO
Bien kambanat, Hirësia e tij Joani zgjidhet kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare
Imzot Joan Pelushi është kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Sinodi i Shenjtë zgjedhodhi Kryepeshkopin e ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, që do të pasojë Kryepeshkopin e ndjerë Anastasin. Kambanat lajmëruese ranë në Kishën Ortodokse si shenjë e zgjedhjes së Kryepeshkopit të ri.
-
VIDEO
Mblidhet Sinodi i Shenjtë për zgjedhjen e Kryepeshkopit të ri, më 29 mars ceremonia e fronëzimit! Procedura dhe emri më i përfolur
Kisha Autoqefale e Shqipërisë do të ketë një kryepeshkop të ri sot. Sinodi i Shenjtë është mbledhur do pas meshës të së dielës dhe do të vendosë se kush do të jetë pasuesi i Anastas që e drejtoi Kishën për mbi 32 vite. Më 29 mars bëhet fronëzimi.
-
VIDEO
‘Prada’, ‘Dior’, sekuestrohen mallra luksi kontrabandë në Rinas! Kapen edhe 99 mijë euro të padeklaruara! Në hetim 6 persona
Gjashtë persona do të hetohen në gjendje të lirë për futjen e mallrave kontrabandë në vendin tonë dhe falsifikim të dokumenteve
-
VIDEO
Hapja e tunelit të Murrizit, Rama: Na e mori shpirtin derisa e lidhëm krejt si duhej Rrugën e Arbrit! Qytetarët: U plotësu ëndrra shekullore e dibranëve
Hapjen e tunelit të Murrizit të premten, banorët e Dibrës e kanë cilësuar një ditë historike
-
VIDEO
Tragjedi në Maqedoni të Veriut/ Përfshihet nga flakët lokali i natës, 50 të vdekur dhe rreth 100 të plagosur
Së paku pesëdhjetë persona kanë vdekur dhe 100 janë lënduar nga zjarri në një lokal nate në Koçan, Maqedonia e Veriut.