-
VIDEO
Elbasan/ U konfliktua dhe plagosi me armë gjahu në këmbë një 53-vjeçar, arrestohet autori
Një 53-vjeçar është plagosur me armë gjahu në këmbë nga një 32-vjeçar gjatë një konflikti për motive për ende të panjohura.
-
VIDEO
VKM-ja e personalizuar e Berishës i hapi rrugën masakrës së Gërdecit! Si u falsifikuan dokumentet zyrtare dhe implikimi i politikës në minimin e procesit gjyqësor
Sot shënohen 17 vite nga masakra e Gërdecit, shpërthimi vdekjeprurës që i mori jetën 26 personave. Report Tv iu rikthen në vëmendje këtë episod të emisionit HiStory ku trajtohet shpërthimi i 15 marsit të 2008 në Gërdec dhe la pa shkatërrime me pasojën e një bombe atomike.
-
VIDEO
‘Dita e Verës’, koncert festiv edhe në Fier, qytetarët mbushin sheshin e qytetit
Festimet me rastin e ‘Ditës së Verës’ vazhduan edhe sot në mbrëmje në qendër të qytetit të Fierit në një koncert të madh festiv, me pjesëmarrjen e mbi 30 artistëve të mirënjohur shqiptarë dhe fierakë.
Ata u duartrokitën nga artëdashësit fierak që kishin mbushur plot sheshin e qytetit.
-
VIDEO
‘Dita e Verës’ në Vlorë, mbyllen me koncert festimet, qytetarët festojnë me këngë e valle
Mbyllen me një koncert festiv me emra të njohur të muzikës shqiptare aktivitetet me rastin e ‘Ditës së Verës’ në Vlorë. Festimet nisën këtë paradite me një panair të nxënësve të shkollave ‘Kulturë, traditë dhe Lule”.
Ku nuk munguan edhe prodhimet tradicionale vendase, ndërsa u përmbyllën këtë mbrëmje me koncertin festiv.
Qytetarë të Vlorës kane shijuar muzikën shqiptare dhe emrat e njohur duke ju bashkuar kështu festimeve të 'Ditës së Verës' në Vlorë.
-
VIDEO
Skenë si në filma në Vlorë/ Aksident zinxhir në rrugën ‘Transballkanike’, mjeti i është larguar postobllokut te policisë duke përplasur disa makina
Një automjet tip ML, me ngjyrë të zezë, nuk i është bindur urdhrit të ndalimit në një postbllok policie, duke tentuar të largohet me shpejtësi. Në përpjekje për t’iu shmangur ndalimit, mjeti ka përplasur disa automjete, përfshirë edhe një mjet të Policisë së Burgjeve, të cilin e ka nxjerrë nga rruga.
-
VIDEO
Aksident në autostradën Thumanë- Laç, makina përplas këmbësorin, humb jetën
Një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Thumanë-Laç. Një makinë tip Audi me drejtues F.T ka goditur për vdekje një këmbësorë, i cili nuk është identifikuar ende nga policia.
Dhe pse ndërhyrja e policisë dhe ambulancës ka qenë e menjëhershëm fatkeqësisht këmbësori ka humbur jetën në vend.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit Audi dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe identifikimin e viktimës.
-
VIDEO
Gjendet 15-vjeçarja korçare/I vëllai: Është me të dashurin,më kërcënojnë të heq denoncimin
Prej afro dy javësh një 15 vjeçare është larguar nga shtëpia, pa lënë gjurmë. Denocimin e bën vëllai i saj, i cili nuk ka asnjë kontakt me të motrën prej mëngjesit të datës 2 mars. Vasjola Hoxha nga fshati Bregas i Korçësss fatkeqësisht për herë të parë është larguar nga shtëpia në moshën 13 vjeçare, pasi kishte humbur edhe nënën nga kjo jete. Vajza e mitur largohet me të dashurin e saj dhe jetojnë sëbashku afro dy vite. Kontaktet me familjen ishin te rralla. Para tre javesh babai i saj, Vladimiri nga një infrakt në zemër ndërroi jetë dhe adoleshentja u kthye në shtëpi. Pasi përcolli babain në banesën e fundit, ajo qëndroi disa ditë me të vëllain Serxhon dhe largohet pa i komunikuar asgjë. I vendosur në merak, 22 vjeçari kërkon ndihmë për gjetjen e të motrës dhe dyshon se është larguar me një tjetër person duke u ndarë nga partneri i parë. Ishte duke u gdhirë 2 marsi, kur Serxho ngrihet nga gjumi dhe gjen shtepinë bosh, edhe pse kërkoi në fshat dhe ka bërë një denoncim ne polici, ende nuk është gjetuar asnjë vendodhje e 15 vjeçares Vasjola Hoxha
-
VIDEO
Rama reagon ndaj Berishës me video e bufit: Tuneli i fitoreve imagjinare
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, përveç pamjeve të kafshëve të vogla, dëgjohen edhe deklaratat e Berishës në lidhje me listat zgjedhore, që janë shprehur përmes kritikave të tij ndaj qeverisë dhe procesit të zgjedhjeve.
-
VIDEO
Lezhë/ Një qytetar kafshohet nga qeni endacak në rrugë, i shkakton plagë në këmbë, transportohet në spital
Një qytetar u sulmua dhe u kafshua nga një qen endacak në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, duke ngritur shqetësime të mëdha mes banorëve për rrezikun e shtuar nga qentë e rrugës.
-
VIDEO
Tiranë/ Vodhën banesën e marrë me qera nga 3 turke, arrestohen 4 persona
Katër të rinj të moshës 20 dhe 18-vjeçare janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kanë vjedhur banesën e marrë më qira nga tre shtetase turke në kryeqytet
-
VIDEO
Sot Dita e Verës, urojnë presidenti Begaj dhe kryeministri Rama: Gëzuar të gjithë qytetarëve
Presidenti Bajram Begaj, uroi sot qytetarët për Ditën e Verës, një festë tradicionale me origjinë të hershme në Elbasan, që shënon ardhjen e stinës së pranverës.
Përmes një foto në rrjetet sociale ku në qendër janë ballokumet, Begaj shprehu urimet e tij për të gjithë qytetarët.
“Gëzuar Ditën e Verës me këtë shportë të përgatitur nga amvisat e Elbasanit, kryeqytetit shqiptar të festimit të kësaj dite!”, shkroi Begaj.
Ndërkohë edhe kryeministri Edi Rama përmes një video të shpërndarë në llogarinë e tij uroi të gjithë shqiptarët.
“Gëzuar Ditën e Verës”, shkroi Rama.
-
VIDEO
Mbyllja e TikTok zgjat deri në 10 ditë, Autoriteti i Sigurisë Kibernetike: U kemi kërkuar kompanive të internetit ta bllokojnë! Përdoruesit vështirësi për të ‘lundruar’ në platformë
Do të duhen deri në 10 ditë që platforma TikTok të mbyllet përfundimisht në Shqipëri. Për Report Tv Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike thotë se tashmë procesi ka nisur që prej 13 marsit.