-
VIDEO
Si do të votojë diaspora më 11 maj? Report Tv u shpjegon hap pas hapi procesin! Fleta e votimit brenda një zarfi gjigand me kod unik, vota e fshehtë
245 mijë emigrantëve që u regjistruan me sukses, KQZ do tu nisë brenda një muaji fletët e votimit. Por si duhet të veprohet me zarfin zgjedhor që u shkon në shtëpi dhe çfarë gabimesh nuk duhet të bëjnë votuesit? Gazetarja Esiona Konomi na shpjegon edhe një detaj se si numëruesit e partive e kanë të pamundur të kuptojnë se votën e kujt po lexojnë.
-
VIDEO
Pas 6 vitesh punë, hapet tuneli i Murrizit! 2 orë nga Tirana në Dibër, banorët: Efekt ekonomik, eja të shijoni natyrën dhe mikpritjen dibrane
Pas 6 vitesh të vështira me gjeologjinë e tokës u hap Tuneli i Murrizit që shkurton distancën mes Dibrës dhe Tiranës në vetëm 2 orë. Banorët shprehen se ‘Rruga e Arbrit’ zhbllokon të gjithë zonën e Dibrës lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë.
-
VIDEO
Pasi futi besnikët në listat e mbyllura, Berisha fajëson Ramën për Kodin: E bëri ai, do e ndryshojmë pas 11 Majit! Kërkon të na eklipsojë me Sulën dhe mustaqet e... (i harron emrin Gjuzit)
Teksa iu referua kundërshtarit të tij, ai u tha të pranishmëve se Rama dhe PS kërkojnë ta fusin opozitën në spiralen e tyre, duke u marrë me Dash Sulën dhe Kujtim Gjuzin, teksa këtij të fundit i harroi edhe emrin gjatë fjalimit, duke kërkuar ndihmë që t’ia kujtonin. Ai u tha strukturave se PD ka një magjistar si Chris LaCivita, që nuk zgjodhi krahun tjetër për fushatë.
“Kanë tre ditë që merren me Dash Sulën dhe me musteqet e … këtij, thuaja… Kujtim Gjuzit. Këta duan të eklipsojnë me propagandën e tyre një program madhështor, që shqiptarët s’e kanë pasur kurrë më parë. Nuk duhet të biem asnjëherë në spiralen e tyre. Ne kemi një avantazh, magjistarin ndërplanetar, më i suksesshmi, i fitores së Donald Trump. Ai ka pasur edhe oferta të tjera më të mira, por Chris LaCivita na zgjodhi ne”, u shpreh Berisha.
-
VIDEO
Dita e Verës në Vlorë, qytetarët festojnë me këngë e valle
Edhe në Vlorë me rastin e Ditës së Verës është krijuar një atmosferë mjaft aktive. Pjesë e festimeve janë bërë nxënës të shkollave dhe qytetarë të shumtë.
-
VIDEO
Moti i keq/ Pezullohen lundrimet e trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas! Rinisin nesër
Si pasojë e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, lundrimi i trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas është pezulluar. Udhëtimet do të vijojnë sërish nesër
-
VIDEO
Pas festës vranë Fatbardh Licin/ E dashura e Safet Bajrit largoi Bilalin nga Shkodra në Tiranë
Ish-misi Eria Ago është arrestuar për përkrahje të autorit të krimit, për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018. Ago, e dashura e Bajrit, pas vrasjes dyshohet se transportoi nga Shkodra në Tiranë, Astmer Bilalin, ndërkohë që një ditë para vrasjes po festonte me Safetin. SPAK ka duar biseda mes tyre. Arrestimi i saj më 26 shkurt në një operacion diskret.
-
VIDEO
Dita e Verës në Lezhë, qytetarët këngë e valle në lulishten pranë memorialit të Gjergj Kastriotit
E kthyer në traditë, Dita e Verës u festua edhe në Lezhë, ku u organizuan aktivitete të shumta. Lulishtja pranë Memorialit të Gjergj Kastriotit u shndërrua në një qendër të gëzimit dhe traditës, duke mirëpritur qytetarë të shumtë, fëmijë dhe të rinj, të cilët festuan këtë ditë simbol të pranverës dhe rigjallërimit të natyrës.
-
VIDEO
Devoll/ Vijon të jetë ende aktiv zjarri në malin e Moravës, forcat zjarrfikëse në terren
Zjarri që ra një ditë më parë në një sipërfaqe toke në malin e Moravës vijon të jetë ende aktiv edhe sot
-
VIDEO
Lezhë, shpërthim me lëndë plasëse në lokalin ‘Amigo’, vetëm dëme materiale! Në kërkim autorët
Një shpërthim ka tronditur Lezhën gjatë natës. Objektiv i sulmit me lëndë plasëse ishte lokali ‘Amigo’ në lagjen Besëlidhja, në bllokun e banimit pranë lumit Drin
-
VIDEO
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë, fuoristrada me 6 familjarë brenda del nga rruga, humb jetën nëna, në gjendje të rëndë një fëmijë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në segmentin e Rrugës së Arbrit, Bulqizë-Shupenzë, ku si pasojë një grua ka hunbur jetën.
-
VIDEO
Elbasani mirëpret 'Ditën e Verës' me koncert, qindra qytetarë në shesh për të festuar
Elbasan ka mirëpritur mbrëmjen e sotme (13 shkurt) ‘Ditën e Verës’ me një koncert që është organizuar në sheshin kryesor të qytetit.
Qindra qytetarë janë mbledhur në shesh për shijuar muzikën e këngëtarëve dhe duke kërcyer.
-
VIDEO
Devoll/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në malin e Moravës, 7 zjarrfikës në vendngjarje, erërat e forta favorizojnë përhapjen e zjarrit
Një sipërfaqe toke është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të enjteje në Malin e Moravës, në territorin e Bashkisë Devoll.