-
VIDEO
Nesër seanca në Apel, Veliaj: Vettingu i paligjshëm vetëm në kohën e Sali Enverit! Lënia e Tiranës pa drejtim, grusht ndaj qytetit! Persekutimi s’mund të jetë etaloni i Reformës në Drejtësi
Nesër në Apel do të zhvillohet seanca për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për ankimin e masës arrest me burg. Nga qelia, në një reagim të radhës thotë se nesër do të rikthehet për të mbrojtur veten.
-
VIDEO
Investimi në hyrje të Shkodrës, nis prishja e 10 objekteve për t’i hapur rrugë projektit të ri
Shkodra po i hap rrugë transformimit urban me një tjetër fazë të rëndësishme të punimeve për hyrjen e re të qytetit. Pas shpronësimeve, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin për prishjen e 10 objekteve në këtë zonë.
-
VIDEO
Arrestimi i Veliajt/ Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e nënës së Ajola Xoxës për heqjen e sekuestros së vilës në Qerret
Gjyqtari Engert Pëllumbi la në fuqi vendimin e shkallës së parë, të datës 10 shkurt, kur u arrestua edhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Po vijon shqyrtimi i ankimimit të Ajola Xoxes për heqjen e sekuestrove të llogarive bankare
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama vijon takimin me Ervin Demon! Emrat që përfliten si kandidatë të PS në këtë qark
Prej orës 16:30 ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me drejtuesin politik të Beratit, Ervin Demo.
Emrat që përfliten si kandidatë në listat e socialistëve në këtë qark veç Ervin Demos janë Juliana Memaj dhe Klajdi Qama.
-
VIDEO
Lezhë/ Aksident në aksin Kune-Shëngjin, përplasen dy motorë! 1 i plagosur, transportohet në spital
LEZHË – Dy motorë janë përplasur në aksin Kune-Shëngjin këtë të dielë.
Si pasojë e përplasjes njëri prej drejtuesve ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Lezhës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti, i cili është i dyti që ndodh në rrugët që përshkojnë Lezhën, brenda pak orëve.
-
VIDEO
Armëmbajtja pa leje në Shqipëri, mes ligjit të rëndë dhe një amnistie potenciale! Eksperti: Duhet një aksion! Qytetarët i ‘shkëmbejnë’ vetëm me siguri
Dorëzimi i një arme të vjetër të ’97-ës vullnetarisht do të thotë të ndiqesh penalisht. Kriminalisti Artan Rexhepi thotë se duhet sërish amnisti, dhe që qytetarët të joshen, shteti t’ua blej armët, ndërsa ligjin e sheh të ashpër. Vitin e kaluar, të dhënat thonë se janë mbi 1300 raste të armëve pa leje dhe 41 të tjera të trafikimit.
-
VIDEO
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër, 1 i plagosur rëndë
Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në aksin Lezhë-Shkodër, ku janë përplasur 3 automjete.
-
VIDEO
Policia finalizon operacionin “Rifle”: Sekuestrohen armë, municion dhe mjet prerës, vihet në pranga 53-vjeçari në fshatin Grorë
Pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e policisë kanë zhvilluar një kontroll në banesën e shtetasit A. K., 53 vjeç, në fshatin Grorë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
-
VIDEO
Aksident në aksin Fier-Patos, 2 mjete përplasen me njëra- tjetrën, policia në vendngjarje
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fier- Patos, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë. Dy automjete tip “Benz” dhe “ Volsëagen” janë përplasur me njëra- tjetrën duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
-
VIDEO
Çmenduria e Këlliçit: Nga aleatët 25% të votave më shumë! Vëzhgimi: Kryetarë partish që nuk ‘ekzistojnë’
Një deklaratë absurde e Belind Këlliçi të PD thotë se nga aleatët që ka marrë në koalicion PD e nis me 25% vota më shumë garën e 11 majit. Report Tv bëri një vëzhgim në rrjetet sociale të të gjithë kryetarëve të partive aleatë të Berishës dhe rezultati është i qartë: Pa ndjekës dhe thuajse zero komunikim online.
-
VIDEO
8 Marsi, Policia e Beratit u dhuron lule vajzave dhe grave të qytetit
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Policia e qytetit të Beratit i ka dhuruar lule vajzave dhe grave.
Siç duket edhe nga pamjet e publikuara Rrugorja e Beratit teksa janë në krye të detyrës u dhurojnë edhe nga një lule shofereve apo pasagjereve që ndodhen në makinë.
“Gëzuar 8 Marsin nga Policia Rrugore e Beratit
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, punonjësit e Policisë Rrugore në DVP Berat organizuan një aktivitet të veçantë, duke shpërndarë lule në qytet për drejtueset e mjeteve, si një shenjë respekti dhe mirënjohjeje për rolin e tyre të rëndësishëm në shoqëri.
Urime 8 Marsin! Urojmë që kjo ditë të jetë një moment vlerësimi dhe reflektimi për kontributin, forcën dhe rolin e pazëvendësueshëm të grave në familje, shoqëri dhe çdo fushë të jetës”, shkruhet në faqen zyrtare të Policisë së Beratit.
-
VIDEO
Protestë për 8 Marsin/ Lekatari për Report Tv: Gratë dhe vajzat shqiptare duhet të kenë më shumë mundësi! Nismë për të ndihmuar të burgosurat në Pogradec
Aktivistja Zhaklina Lekatari, pjesëmarrëse në protestë, tha në një intervistë për Report TV, se fokusi i këtij viti janë vajzat dhe gratë me probleme ekonomike.