-
VIDEO
Sarandë, taksistët e vetëpunësuar sërish protestë para bashkisë: Po japin licenca pa kriter për kompanitë e taksive elektrike
Taksistët e vetëpunësuar në Sarandë protestaun sërish para dyerve të bashkisë duke kërkuar anulimin e licencave për kompanitë e automjteve elektrike. Ata thanë se rrezikojnë të mbeten pa punë, pasi nga 150 taksi që janë aktualisht pritet të bëhen mbi 300.
-
VIDEO
Personazh/ Shkëlqim Ruçaj, mësuesi që nuk 'njeh' moshën e pensionit! Pas gjysmë shekulli në arsim, shkruan libra e konsulton nxënësit
Shkëlqim Ruçaj, mësues në pension ka kontribuar gjysmë shekulli në mësimdhënie, ndërsa tashmë në pension shkruan libra matematike dhe ndihmon nxënësit të përgatiten në provime. Me rastin e 7 Marsit, Report Tv sjell historinë e tij
-
VIDEO
7 marsi, efektivët e policisë së Vlorës shpërndajë lule për mësuesit në shkolla
Sektori i qarkullimit rrugor në Vlorë ka shpërndarë lule për mësuesit me rastin e 7-8 marsit. Efektivë të policisë kanë qenë ditën sotme në shkollat e qytetit për të kujtuar dhe uruar mësuesit në kuadër të festës së tyre.
-
VIDEO
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, Gjykata e Lezhës dërgon për gjykim portugezin Ruben Saraiva! Avokati i tij: S’ka asnjë provë që kreu krimin
Gjykata e Lezhës ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka dërguar për gjykim portugezin Ruben Saraiva, i vënë nën akuzë për vrasjen e bizesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.
Vendimi u mor nga gjyqtari Renis Sheshi dhe portugezi do të përballet tashmë në gjykatë për veprat penale të vrasjes për gjakmarrje dhe armëmbajtje pa leje.
Avokati i Ruben Saraivës, Kujtim Cakrani u shpreh se ai ka kërkuar pushimin e çështjes, pasi sipas tij nuk ka prova që vërtetojnë se Saraiva ëstë autori i vrasjes së Ardian Nikulajt.
-
VIDEO
Iu vodhën europianëve 15 mln €, SPAK sekuestron 31 pasuri të dy anëtarëve të grupit kriminal
Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK sekuestroi 31 pasuri të dy anëtarëve të një grupi kriminal, Jusel Mici dhe Mendim Domi, të goditur në dhjetor 2022 , për mashtrim përmes call center dhe grup i strukturuar kriminal, ndërsa aktualisht, të dy janë në gjykim për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.
Me vendim të GJKKO u sekuestruan 21 pasuri në emër të Jusel Micit dhe familjarëve të tij, 4 apartamente në Tiranë, 5 parcela tokë arë në Mazrek të Tiranës me sipërfaqe totale prej gati 17 mijë metër katror, 6 hapësira garazhi, 1 njësi biznesi, 20% e shoqërisë tregtare “Super Foods”, një vilë me 2 kate në “Lalzi Marina Seaside” në Gjirin e Lalëzit dhe 3 makina luksoze.
10 pasuri iu sekuestruan bashkëpunëtorit të tij, Mendim Domi, gati 14 mijë metra katror tokë arë në Mazrek dhe Kashar, 1 apartament në Tiranë, 1 vilë në kompleksin “San Pietro” në Gjirin e Lalëzit, 40% të aksioneve në shoqërinë tregtare “Super Foods” dhe 3 llogari bankare.
-
VIDEO
Andi Bushati braktis i revoltuar studion
Analisti Andi Bushati është tensionuar aq shumë pasi i kanë ndërprerë fjalën, sa që ka braktisur studion.
Ai ka shpëthyer me fjalorin, teksa ka përplasur me forcë tavolinën dhe është larguar.
-
VIDEO
Vrasja e palestinezes në Tiranë/ I ati dyshohet se vrau 24 vjeçaren për çështje nderi, shkak një video nudo! E reja ishte shantazhuar
Autoritetet gjermane, në kthim-përgjigjen për autoritetet shqiptare bëjnë me dije se shkaku që dyshohet se mund të fshihet pas vrasjes së 24-vjeçares, është për çështje nderi, pasi dyshohet se familja ishte në presion për ekzistencën e një video ku vajza e tyre shfaqej nudo.
-
VIDEO
Mbyllja e TikTok, 'çmenduria' e Berishës: Nxënësit të bojkotojnë orët e mësimit! Kërcënon edhe shkollat: Mos guxoni të merrni masa
"Bojkotoni mësimin për të mbrojtur TikTok-un!!!" Apeli i fundit i Berishës është një çmenduri për çdo prind që normalisht në familje lufton për të kundërtën: studioni dhe lini TikTok-un!
-
VIDEO
7 Marsi, Spiropali: Pas çdo historie suksesi ka pasur një mësues që ka nxitur ambicien dhe ka forcuar besimin
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka uruar mësuesit për festën e 7 Marsit. Përmes një video-mesazhi Spiropali shprehet se pas çdo historie suksesi ka pasur një mësues që ka nxitur ambicien dhe ka forcuar besimin.
-
VIDEO
LIVE- 7 marsi/ Rama vlerëson mësuesit: Pagën mesatare synojmë ta çojmë përtej 1 mijë euro
Kryeministri Edi Rama flet në ceremoninë e vlerësimit për mësuesit që kanë dhënë kontribut të vyer në arsimin shqiptar me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.
-
VIDEO
Rama: Ndoshta Zoti shpëtoi Trump, jo vetëm për të bërë Amerikën të madhe, por për të zgjuar edhe Europën
Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e tensionuar mes Amerikës dhe Evropës.
-
VIDEO
Fituesit e çmimit ‘Karli i Madh’ në Tiranë, flet kryeministri Rama
Për herë të parë, fituesit e çmimit të madh Ndërkombëtar “Karlspreis – Karli i Madh” një nga nderimet më të larta europiane për personalite me kontribut në bashkimin dhe përparimin e Europës, vijnë në Tiranë, për dialogun mbi rolin e rinisë në të ardhmen e kontinentit.