• VIDEO

    Vlorë/ Porsche ‘fluturon’ nga rruga, aksidenton 4 makina të tjera! Lëndohet edhe shoferi

    Një makinë tip ‘Porsche’ ka ‘fluturuar’ paraditen e sotme në rrugën pranë paraburgimit në qytetin e Vlorës

  • VIDEO

    ‘Mos ma prek lirinë’, ‘Jemi gra të egra’, protesta për 8 Mars në Tiranë! Thirrja e tyre ndaj institucioneve

    “Mos ma prek lirinë”, “Nuk është krim pasioni është femicid”, “Jemi gra të egra”. Ishin këto mesazhet e forta që përcollën dhjetëra gra që u mblodhën në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë, duke protestuar kundër dhunës ndaj grave në familje dhe shoqëri.

  • VIDEO

    Rama fton '3 petalet e trëndafilit socialist': I neveritur nga helmi i hedhur, në tribuna kemi egërsira! S’ka dashuri mes atyre që janë dhe atyre që duan të vijnë (VIDEO)

    Të neveritshëm e quan Rama ‘helmin’ që u hodh ndaj të rinjve socialistë pas fjalimeve të tyre në strukturat e PS. Ndërsa 3 prej tyre treguan se si i përjetuan komentet që vërshuan në rrjetet sociale, Rama u dha mesazhin se politika ia vlen edhe përtej masakrës që i bëhet. Me egërsirat në tribuna, Rama tha se s’ka përqafim dashurie mes atyre që janë dhe atyre që duan të vijnë.

    • VIDEO

      Rama me ‘tre petalet e trëndafilit socialist’: E neveritshme si u hodh gjithë ai helm! S’ka përqafim dashurie mes atyre që janë dhe atyre që duan të vijnë

      Në podcastin ‘Flasim’, kryeministri Edi Rama komentoi sulmet ndaj të rinjve socialistë që mbajtën fjalime në Kuvendin Rinor të PS. Rama tha se s’ka parë gjë më të neveritshme se gjithë ai helm që u hodh ndaj të rinjve, ndërsa theksoi se s’ka përqafim dashurie mes atyre që janë dhe atyre që duan të vijnë. “Petalet e trëndafilit janë shumë të ndryshme, siç mund të shikohet këtu janë vetëm tre, por nëse do ishin 30 sa ishin atë ditë, do ishte akoma më e larmishme. Nuk bëhet fjalë këtu për të rinj që janë shabllon, bëhet fjalë për vajza dhe djem që janë të librave, të studimeve, janë me ambicie, me këndvështrime kritike. Nuk diskutohet që kur i riu qëllon të ftohet dhe të futen në atë gojët e qenërisë, si fillim do vihen në pozitë të vështirë, por pastaj kur qëllon që disa që kanë shumë e shumë vite që shtrihen atje në darkë dhe ju bëjnë edhe atë presionin e pitbullit për t’iu vënë në pozitë. Është emocion të dalësh në gjithë atë skenë. Mund të dëshmoj që edhe unë kur kam dalë, edhe pse nuk isha aq i padalë në një skenë, prapë kamë ndjerë emocion. Nuk kam parë gjë më të neveritshme se gjithë ai sulm e helm që u hodh. Por kam dëshmitarë që ua kam thënë, nuk ka një qilim të shtruar, s’ka përqafim dashurie mes atyre që janë dhe atyre që duan të vijnë, kjo është betejë, në momentin që pranove ta nxjerrësh hundën jashtë derës të shtëpisë do duhet të përgatitesh më gjithfarë lloj kundërshtish. Nëse do të rrish rehat, mbylli rrjetet, mos dil askund të bësh ballafaqim social, lexo, studio, shiko laboratorin tënd. Në momentin kur ekspozohesh, janë ngatërruar të gjitha rangjet. Është një përzierje gati-gati e shoqërisë në rrjete”, tha Rama.

    • VIDEO

      Aktivitetet kulturore/ ‘Engjëjt’ shfaqje në teatrin ‘Metropol’! ‘Vivaldi 4 stinët’ koncert në Kishën e Shën Luçisë, Durrës

      Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

      1. “Engjëjt” është shfaqja do të vijë në sallën “Çehov” të teatrit “Metropol” në Tiranë këtë fundjavë, më 8 dhe 9 mars në orën 20:00.

      2. Këtë të diel, më 9 mars, në orën 19:00, në oborrin pas Universitetit Politeknik do të ketë një mbrëmje unike e quajtur “Ilyrius Night” nën ritmet e muzikës së “Pericles” dhe praninë e disa prej makinave më të veçanta nga bota e motorsportit.

    • VIDEO

      Ndërhyri në disa dosje mes tyre edhe ajo e 'Toyota Yaris', GJKKO lë në burg avokatin Radovan Çela

      Gjykata e Posaçme ca caktuar masën arrest me burg për avokatin Radovan Çela, pjesë e grupit të akuzuar për ndërhyrje në disa dosje mes tyre edhe ajo e 'Toyota Yaris'.

    • VIDEO

      8 Marsi, Hasani: Gratë shqiptare pjesë e pandashme e diplomacisë! Kanë kontribuar në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare

      Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka uruar të gjithë vajzat dhe gratë për festën e 8 Marsit.

      Gjatë akitivitetit të organizuar në mjediset e kësaj ministrie Hasani vlerësoi rolin dhe kontributin e grave në diplomaci, një fushë që ka parë transformime të rëndësishme dhe të vazhdueshme përgjatë viteve të fundit. 

      “Gratë shqiptare janë pjesë e pandashme e diplomacisë dhe kanë kontribuar në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke hapur mundësi të reja për zhvillim dhe paqe. Ky ndryshim i rëndësishëm është rrjedhojë e përpjekjeve të vazhdueshme për të krijuar një shoqëri dhe një diplomaci më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse”, u shpreh ai. 8 Marsi, Hasani: Gratë shqiptare pjesë e pandashme e diplomacisë! Kanë kontribuar në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare

    • VIDEO

      'Bojkotoni mësimin për të mbrojtur TikTok', Rama ironizon apelin qesharak të Berishës me videon e bufit të kënetës

      Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas apelit qesharak të Sali Berishës, i cili u bëri thirrje fëmijëve që të mos shkojnë por të mbrojnë mbylljen e TikTok.

    • VIDEO

      Itali/ Femicidi bëhet një vepër penale e pavarur, e dënueshme me burgim të përjetshëm, qeveria miraton projektligjin

      "Kushdo që shkakton vdekjen e një gruaje kur fakti është kryer si një akt diskriminimi ose urrejtjeje ndaj personit të dëmtuar për shkak se është grua, ose për të shtypur ushtrimin e të drejtave ose lirive të saj, ose, sidoqoftë, shprehjen e personalitetit të saj, dënohet me burgim të përjetshëm. Jashtë rasteve të përcaktuara në fjalinë e parë, zbatohet neni 575" i Kodit Penal, i cili parashikon një dënim jo më pak se 21 vjet.

    • VIDEO

      Ushtria ‘zbarkon’ në Fier, prezantohet logjistika, të rinjtë ftohen të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura

      Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, ishin sot në qytetin e Fierit dhe organizuan aktivitetin ditë e hapur ‘Bëhu edhe ti pjesë e Forcave të Armatosura’, një mundësi e mirë për të gjithë të rinjtë dhe të rejat në Qarkun e Fierit.

    • VIDEO

      Haklaj zbulon kulisat me listat e PD: Berisha do bëjë deputet dhëndrin Jamarbër Malltezi, do t’i vëjë kundër Drejtësisë dhe SHBA! Të bëhet vettingu i politikanëve

      Ish-deputeti Azgan Haklaj zbuloi detaje nga makinacionet politike me listat e Partisë Demokratike për deputetë. Ai u shpreh sot në ‘Studio Live” se Sali Berisha, i cili prej më shumë se një viti është nën akuzë për aferën “Partizani”, jo vetëm që i është dorëzuar lobit grek dhe ka mashtruar aleatët e tij, por do të përfshijë në listë të sigurt edhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

      Haklaj bëri thirrje për bashkim kundër dyshës Rama-Berisha dhe që të bëhet vettingu politik. Ai theksoi se qëllimi i Berishës është që t’i grumbullojë njerëzit me probleme me drejtësinë në listat e deputetëve, për t’ia kundërvënë Drejtësisë dhe SHBA-ve.

      “Doktrina jonë është vettingu politik. pse janë fshehur në listat e mbyllura si minj, pse kanë frikë ata. Mbaje mend kush do jetë në lista, mbajeni mend, edhe Jamarbër Malltezi do jetë në listë. Ata po rreshtohen në listat e mbyllura, ndaj aty do tentojnë të futen njerëz me probleme. Ata kanë bërë marrëveshje për të goditur SPAK-un. Demokracia është marrë peng. Berisha do të ketë njerëz ti përdorë si mburojë për ti përdorur kundër drejtësië dhe shba-ve”, tha ish-deputeti për Report Tv.

    • VIDEO

      Mbledhja me drejtuesit politikë të PS dhe ministrat për zgjedhjet e 11 majit, Rama rikthehet sërish në takim

      Kryeministri Edi Rama është rikthyer sërisht në mbledhjen që po zhvillohet ditën e sotme me përfaqësuesit më të lartë të PS, në Pallatin e Brigadave, ku në fokus janë zgjedhjet e 11 majit.

      Ky takim ka nisur rreth orës 14:00 dhe kryeministri Rama u largua rreth orës 16:00, ndërsa është rikthyer sërish. 

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv