-
VIDEO
I buzëqeshur, Tom Doshi paraqitet në SPAK
Kreu i PSD, Tom Doshi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme.
-
VIDEO
Kryeministri Edi Rama u përgjigjet pyetjeve të adresuara në platformat sociale
-
VIDEO
U dhunua nga 2 persona, kreu i Operatorëve Turistik të Sarandës për Report Tv: Më zunë pritë, Prokuroria të merret me këtë çështje
Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistik në Sarandë, Arben Çipai cili u dhunua nga dy persona, i ka bërë apel prokurorisë që të merret me këtë çështje.
-
VIDEO
Operacion antidrogë në Kavajë, ekzekutohen 18 urdhërarreste
Një operacion antidrogë është ndërmarrë në Kavajë nga drejtoria e policisë së Durrësit dhe Komisariatit të Kavajës ku janë ekzekutuar 18 masa sigurie të firmosura me vendim gjykate.
Aksioni ka të bëjë me arrestimin e shpërndarësve të narkotikëve në lokale, pranë shkollave.
Operacioni ku kanë marrë pjesë forcat operacionale dhe Shqiponja është kryer në zonat që frekuentoheshin nga eksponentë të shpërndarjes së lëndës narkotike.
-
VIDEO
Atentati në Kamëz, në kërkim 3 autorët që qëlluam me armë drejt një makine te ‘Ura e Bathores’
Tre persona u shpallën në kërkim në Kamëz, pas të shtënave me armë mbrëmjen e së shtunës. Një makinë e identifikuar me të cilën dyshohet se u larguan po kërkohet nga blutë, ndërsa 2 të tjera u gjetën të braktisura. Motivi i konfliktit mes djemve vijon të mbetet mister për hetuesit.
-
VIDEO
Rama u përgjigjet komentuesve: Ndërtimet pa leje peshqesh i trashëguar nga këneta
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve në rrjete sociale lidhur me panairin e parë të punës që do të mbahet në 2 mars. Rama u shpreh se ka plot shqiptarë që kthehen dhe se pensionet europianë nuk mund të realizohen pa marrëveshje ashtu siç u bë me Italinë.
-
VIDEO
Tiranë/ Vjedhje, kanosje dhe shitje narkotikësh, arrestohen 3 persona të shpallur në kërkim
3 persona të shpallur në kërkim, janë vënë në pranga nga policia, pasi akuzohen për vjedhje, kanosje dhe shitje narkotikësh.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 ndaluan personin e shpallur në kërkim M. K., 20 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës, e ka dënuar me 6 muaj për veprën penale “Vjedhja”.
Po ashtu, në pranga u vendos edhe E. B., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kanosje", " Shkatërrim prone" dhe "Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjahut apo sportive”. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
-
VIDEO
Veliaj reagon nga paraburgimi: Prokurori Ols Dado 'vrasës me pagesë' për llogari të Sali fundërrinës! 'Kasapi' Erjon Bani bëri realitet largimin tim nga bashkia e Tiranës në mes të fushatës
Në një reagim të radhës nga paraburgimi, Kryebashkiaku Erion Veliaj e quan ‘vrasje me pagesë’ për llogari të kryetarit të PD-së, arrestimin e tij me kërkesë të prokurorit të SPAK Ols Dado dhe firmën e gjyqtarit të GJKKO-së, Erjon Bano.
-
VIDEO
Kamëz/ Dështon atentati te ‘Rrethi i Bathores’, qëllohet me armë makina në lëvizje, s'ka të lënduar! Autori lëvizte me një tjetër mjet, nisin hetimet
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së sotme në Kamëz dhe mësohet se nga sulmi nuk ka persona të lënduar. Policia e kryeqytetit informoi se sulmi ndodhi në rrugën “New York”, tek ‘Rrethi i Bathores’, ku dyshohet se nga një automjet është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër. Gjendet një gëzhojë, konflikt mes dy personave
-
VIDEO
Vijojnë punimet tek Galeria e Arteve në Tiranë, mbaron në tetor!
Me punimet e realizuara deri më tani, të konceptuara nga Studio projektuese “Atelier 4”, janë shumëfishuar në sipërfaqe, hapësira të rëndësishme si; salla e ekspozimit, e cila është dyfishuar; hapësira e ruajtjes së veprave dhe dixhitalizimit, që është trefishuar apo hapësira për aktivitete social-kulturore, e dhjetëfishuar.
-
VIDEO
Tiranë/ Vjedh çantën me 45 milionë lekë, arrestohet 46 vjeçari nga Elbasani
Një 46 vjecar është arrestuar nga policia pasi vodhi në një atomjet të parkuar një cantë ku brenda saj kishte 45 milionë lekë
-
VIDEO
Më 2 mars hapet panairi i punës në Athinë! Mundësi punësimi e rikthim në Shqipëri! Rama: Një derë e re komunikimi me diasporën
Më 2 mars do të hapet në Athinë panairi i punës, që synon të ofrojë mundësi për kthimin e të rinjve dhe profesionistëve në Shqipëri.