-
VIDEO
Carlo Bollino: Sot në Gjykatën Penale kam refuzuar çdo pajtim me Belind Këlliçin dhe Jamarbër Malltezin! Tani gjyqi ndaj tyre për shpifje dhe fyerje do të vazhdojë edhe me një prokuror në sallë
"Sot, përpara gjyqtares, refuzova zyrtarisht çdo pajtim me Jamarbër Malltezin dhe Belind Këlliçin pasi u kam bërë një kallëzim penal për fyerje dhe shpifje. Në këtë pikë, procesi do të vazhdojë me praninë në sallë edhe të një prokurori. Ajo që kërkoj është vetëm pak drejtësi."
Kështu është shprehur gazetari Carlo Bollino pas daljes nga gjykata e Tiranës, ku u zhvillua një seancë e procesit gjyqësor që ai ka ngritur kundër dy eksponentëve të Partisë Demokratike.
"Ata më shpifin prej më shumë se një viti, duke pretenduar se kam vjedhur një tokë në pronësi të tyre, mbi të cilën më pas kam ndërtuar, me shpenzimet e mia, Report TV. Ndërkohë, e vërteta është se unë kam marrë me qira një tokë nga shteti dhe ndërtesa, megjithëse e kam ndërtuar vetë, nuk është as në pronësinë time, pasi trualli i përket shtetit. Tani pres që gjykata të sqarojë të vërtetën."
-
VIDEO
Rama: Opozita më shumë se kënetë, fyerje është ta quash tjetrin drogaxhi dhe kriminel! Patronazhistë ka edhe në SHBA e BE, por pseudopartitë këtu s’i kuptojnë
Kryeministri Edi Rama doli sot në një komunikim të radhës online (virtual) ditën e sotme (25 shkurt) me ndjekësit e tij në rubrikën e “Sy m’sy”.
-
VIDEO
Rama intervistë me gazetën greke Ta Nea: "Presim që të hiqet ligji i luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë, është shumë e rëndësishme për ne!"
Gazeta greke Ta Nea i ka kushtuar një artikull kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Gjatë intervistës, Rama u ndal edhe te ligji i luftës që Greqia e ka ende në fuqi ndaj Shqipërisë. Rama bën thirrje që ky ligj të hiqet, teksa e sheh si pengesë për marrëdhëniet normale mes dy vendeve.
-
VIDEO
Vdekja e 3-vjeçarit në Spitalin e Shkodrës, mjekët: Erdhi me të vjella, kërkuam që të shtrohej, babai nuk pranoi, një ditë më pas erdhi në gjendje të rëndë
Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni, në një konferencë për media mbrëmjen e sotme, ka dhënë më tepër detaje lidhur me humbjen e jetës së 3 vjeçarit dhe gjendjes në të cilën ndodhet motra e tij.
Ai u shpreh se i mituri Omer Hasmegaj erdhi fillimisht me të vjella dhe nga ana e mjekve u kërkua që të shtrohej në spital por, babai nuk pranoi, ndërsa një ditë më pas erdhi në gjendje të rëndë.
'Shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së 3 vjeçarit Omer Hasmegaj. Ai është paraqitur të premten në orën 16:40, me shenja të të vjellave. Nga mjekja roje është trajtuar për këto simptoma. Rreth orës 19 i është kërkuar familjes për t’u shtruar në spital. I ati ka vendosur firmën për të marr fëmijën dhe për të mos vazhduar trajtimin.
Më datë 22 ditën e shtunë në orën 9:40, 3- vjeçari ka ardhur në gjendje shumë të rëndë pothuajse pa jetë, me puls të ulët. Mjekët janë munduar të bëjnë reanimimin dhe për 45 minuta është bërë çdo përpjekje për ta mbajtur në jetë, por fatkeqësisht 3- vjeçari ka ndërruar jetë. Pas 30 minutash është paraqitur e motra, dhe stafi i pediatrisë ka vendosur t’a nisë me urgjencë drejt Tiranës. Janë lajmëruar organet kompetente, kua janë bërë procedurat, për të kryer autopsinë e cila është metoda më e saktë për vendosjen e diagnozës', tha ai.
Teksa u pyet lidhur me shkakun e humbjes së jetës së të miturit, ai u shpreh se shkak dyshohet insuficenca kardio respiratore.
'Fakti që me të njëjtat shenja është edhe e motra, për të gjetur shkakun dhe diagnozën, nuk ka një përgjigje, por nga kontaktet që kam unë flitet insuficenca kardio respiratore', tha ai.
-
VIDEO
Këlliçi, nga frika për veten mbron SPAK-un, por para disa muajsh akuzonte Altin Dumanin se kishte marrë 3 milionë euro për të mos prekur Erion Veliajn! Kur politika bëhet qesharake
Të sulmosh një të burgosur me pranga në duar siç bçhet nga Këlliçi ose Berisha e kemi parë vetëm nga kryehetuesi Aranit Çela dhe gjatë gjyqeve popullore në kohën e monizmit. Edhe atëherë nuk lejohet mbrojtja e të akuzuarit.
-
VIDEO
Shkodër/ Ndërron jetë një 3-vjeçar, e motra në gjendje të rëndë, të dyshuar me virozë stine
Një 3- vjeçar ka humbur jetën në Shkodër, pasi dyshohet se ishte me virozë stine, ndërsa motra e tij 7- vjeç është në gjendje të rëndë.
-
VIDEO
Vota e Diasporës/ Kalon mbi 177 mijë numri i emigrantëve të regjistruar, më shumë se 221 mijë kërkesa! Kryeson Tirana me rreth 31%, Kukësi qarku më i dobët
Sipas KQZ-së, shifra e kërkesave ka kaluar nga 221 mijë emigrantë, teksa mbi 177 mijë prej tyre tashmë janë regjistruar, mbi 39 mijë janë refuzuar dhe rreth 4500 janë në proces verifikimi. 4 marsi afati i fundit për regjistrim
-
VIDEO
U qëllua me plumb në kokë nga partneri, nëna e 3 fëmijëve ndërron jetë pas 6 ditësh në spitalin e Shkodrës! Manaj nuk pranonte ndarjen
Nëna e tre fëmijëve, Anila Ndoka mbylli sytë në spitalin e Shkodrës, duke humbur betejën për jetën, 6 ditë pasi u qëllua me pistoletë në kokë nga bashkëjetuesi Kol Manaj, i cili vrau dhe veten. 44-vjeçarja do të përcillet në banesën e fundit nga familja e saj prindërore në qytezën e Rubikut, në Mirditë.
-
VIDEO
Dy punëtorët vjedhin karburantin në kantierin e aeroportit të Vlorës, arrestohen! 36-vjeçari furnizon makinën në Sarandë dhe arratiset, shpallet në kërkim
Rasti i parë ka të bëjë me vjedhjen e sasive të karburantit në kantierin e aeroportit të Vlorës, ku të arrestuarit janë 2 punonjësit. Si dhe vjedhja me anë të mashtrimit, nga një 36-vjeçar nga Finiqi, që pas furnizimit të mjetit me naftë është larguar pa paguar
-
VIDEO
Zgjedhjet në Gjermani, ish-ambasadori shqiptar në Berlin: BE-ja mezi priste të vinte CDU/CSU, ka frymë europiane
BE-ja mezi priste të vinte CDU/CSU në pushtet. Kështu u shpreh për Report Tv ish-ambasadori shqiptar në Berlin, Jorgji Kote, teksa theksoi se ky koalicion do të jetë i qëndrueshëm pasi është një frymë europiane dhe atlantike
-
VIDEO
SPAK përgjoi gjyqtarët e Kushtetueses? Zaçaj: Kërkesë Dumanit për informacion! Ripërtëritja? Rruga e Begajt e duhura, për mandatin tim shmanga konfliktin me Gjykatën e Lartë
Në Gjykatën Kushtetuese ende nuk e kanë një përgjigje se çfarë do të ndodhë me procesin e ripërtëritjes së institucionit, siç parashikon Kushtetuta. Për kryetaren Holta Zaçaj kërkesa e presidentit është ende në shqyrtim paraprak. Në konferencën për raportin vjetori, Zaçaj njoftoi gjithashtu se i ka kërkuar informacion Altin Dumanit për një lajm në media se një gjyqtar i Kushtetueses është përgjuar.
-
VIDEO
3 vite luftë/ Rama në samitin e Kievit: Mos injoroni realitetin e ri, Rusia e Amerika po bisedojnë veçmas! Kemi qenë në autopilotin e SHBA, tani është shkëputur
Në 3-vjetorin e luftës në Ukrainë, kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një fjalim një samiti të mbledhur me liderët e BE që vizituan sot Kievin.