-
VIDEO
Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi fiton në Strasburg! Gjykata Europiane: SPAK e mbajti në paraburgim pa prova të mjaftueshme, s'u shqyrtuan masa më të lehta sigurie
Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi ka fituar çështjen në Gjykatën e Strasburgut kundër shtetit shqiptar, pas arrestimit të tij me urdhër të SPAK më 8 tetor 2023. Gjykata ka vlerësuar se ka pasur shkelje të nenit 5 pika 3 e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që garanton të drejtën për lirinë personale.
Sipas Gjykatës Europiane, burgosja e Gëllçit ishte e paligjshme pasi nuk ka pasur prova të mjaftueshme ligjore për të justifikuar paraburgimin për një periudhë prej më shumë se shtatë muajsh.
"Arsyet që justifikonin mbajtjen në paraburgim nuk ishin të mjaftueshme dhe nuk përmbushin standardet e nevojshme ligjore," tha Gjykata në vendimin e saj.
-
VIDEO
Veliaj: Dado më mban në burg me porosi të Sali fundërrinës! Prokurori hakmarrje ndaj meje edhe për lejen e një fshatari për shtëpi dykatëshe në Yrshek! Nuk e njoh biznesmenin Palushi
Në një reagim të radhës nga paraburgimit, kryebashkiaku Erion Veliaj, tregon episode nga seanca e 12 shkurtit në Gjykatën e Posaçme, që sipas tij tregojnë insistimin e prokurorit Ols Dado për ta futur në qeli pa prova. Procesi ndaj tij sipas Veliajt, është kthyer në betejë personale të një prokurori të inatosur se nuk mori me të parën lejen për pallat.
-
VIDEO
'Plumbi i artë' në GJKKO/ I penduari Nuredin Dumani rrëfen miqësinë e kthyer në hakmarrje: Talo Çela donte të na vriste! Bëra pakt me Alibejn dhe hartuam listën për 3 orë, do eliminonim kush të dilte para
Takimin e parë me Erion Alibejn, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, e rrëfeu në bankën e të akuzuarit në GJKKO, si synim për vrasjen e Talo Çelës dhe Altin Ndocit. Dumani dëshmoi se takimi doli jashtë parashikimit, dhe nga plani për të vrarë ish-mikun e tij, lista e vrasjeve u zgjerua në një bashkëpunim mes dy palëve.
-
VIDEO
Parashikimi i motit, Anira Gjoni për Report Tv: Shkurti mbyllet me temperatura më të larta, por me reshje shiu
Këto ditë të fundit të shkurtit do të ndikohen nga një mot i paqëndrueshëm. Kështu u shpreh për Report Tv, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave, Anira Gjoni
-
VIDEO
Shisnin kokainë dhe hashash nga Tirana në Vorë, 3 të arrestuar! Dy prej tyre pjesë e të njëjtit grup
Goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në doza, në Tiranë dhe në Vorë. Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 3 persona, nga të cilët dy prej tyre bashkëpunëtorë. Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi.
-
VIDEO
Kavajë/ Organizatë kriminale dhe trafik droge, arrestohet për ekstradim 43-vjeçari i dënuar me 7 vite burg në Torino
Policia e Kavajës njoftoi sot se ka finalizuar operacionin e koduar “Seven”, për kapjen e një 43-vjeçari të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllime ekstradimi drejt Italisë. Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, me vendimin e datës 6 qershor 2023, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprat penale "organizata kriminale” dhe “trafikimi i narkotikëve"
-
VIDEO
Kurbin/ Drogë, armë dhe detonatorë, ‘Hideout’ prangos 2 vëllezërit e dyshuar
Gjenden të fshehura në 2 banesa në fshatin Skuraj dhe sekuestrohen rreth 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pushkë, 85 kapsolla detonatore, 2 armë gjahu dhe municion luftarak
-
VIDEO
Vrasja 67-vjeçarit dje në Kurbin/ Në kërkim autori, Policia: U vra për motive pronësie (EMRI)
Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes me armë zjarri, të 67-vjeçarit, në fshatin Vilëz, Zhejë, Kurbin një ditë më parë
-
VIDEO
Tiranë/ Mashtrimi kompjuterik me bursat, SPAK sekuestron 4 pasuri me vlerë 1,2 mln euro! 42-vjeçari ishte kreu i grupit kriminal, i dënuar me 11 vite burg (EMRI)
Finalizohet operacioni i koduar “Fraud”, për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga krimi, nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i Policisë Tiranë, në drejtimin e SPAK. Sekuestrohen apartament, 2 vende parkimi dhe një njësi tregtare. 42-vjeçari i dënuar nga GJKKO me 11 vite burgim për 2 akuza të rënda, përfitoi gjykim të shkurtuar
-
VIDEO
QSUT tha se vdiq nga miokardi akut, zhvarroset trupi i 12-vjeçarit nga Maliqi! Do t’i nënshtrohet autopsisë! Familjarët dyshime për neglizhencë
Është zhvarrosur sot trupi i 12-vjeçarit Leo Sadiku i cili humbi jetën në spitalin e Tiranës në 8 Janar të këtij viti.
Ekspertë të institutit të mjekësisë ligjore, shoqëruar nga prokurorë të prokurorisë të Tiranës e cila po heton rastin, në prezencë edhe të familjarëve të 12 vjeçarit, kanë zhvarrosur trupin e tij i cili do t’i nënshtrohet autopsisë.
Ekspertët pritet të marrin mostra nga trupi i të miturit të cilat më pas do të dërgohen për ekspertim në institutin e mjekësisë ligjore për të zbuluar shkakun e vdekjes.
-
VIDEO
Arrestimet e SPAK te Universiteti Bujqësor, Rama: 24 masa pa gjyq për procedura të disa viteve më parë, nesër rektori flet në grupin e PS
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për 24 masat e lëshuara me kërkesë të SPAK për 24 stafin e pedagogët e Universitet Bujqësor të Tiranës. Rama thotë se janë masa pa gjyq për disa procedura të disa viteve më parë.
-
VIDEO
Orikum/ Shpërthen lënda plasëse pranë pallatit, nuk ka të lënduar! Policia në vendngjarje, zbulohen detajet e para
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Orikum të Vlorës, por nuk raportohet për persona të lënduar. Ngjarja sipas policisë vendore ndodhi rreth orës 03:15, në një ngushticë pas një pallati