• VIDEO

    Gazetari Mane: Kosto e jetesës në Britani është e frikshme! Qeveria nuk tenton të liberalizojë vizat

    Gazetari Bledi Mane u shpreh në ‘Repolitix’ se kosto e jetesës në Britani është e frikshme pasi çmimet janë të larta ndërsa emigrantët jetojnë rreth 3-4 persona në një shtëpi. Duke iu referuar rasteve të shumta të këngëtarëve që shkojnë për punë, Mane thotë se qeveria nuk tenton të bëjë liberalizim vizash pasi jo të gjithë shkojnë në Britani për punë ilegale.

     
  • VIDEO

    Emigrimi në Britani, Shabani: Po bullizohen fëmijët, u thonë se kanë prindërit kriminelë! Do fillojnë të kenë turp se janë shqiptarë

    Debati për shqiptarët në Britani mbetet një nga çështjet më të diskutuara të ditëve të fundit. Kryetari i ‘Nismës Thurje’, Endri Shabani shprehet se pas deklaratave të sekretares së brendshme britanike, miqtë e tij në Britani i kanë treguar bullizmin që po përjetojnë fëmijët e tyre.

  • VIDEO

    Zbulohet ngjarja misterioze si u zhduk dhe u gjet pa ndjenja vajza nga Kenia! Flet për herë të parë në ’Pa Gjurmë’ nëna: Punonte në kazino, e hodhën nga ballkoni

    Pasditen e kësaj të marte ’Pa Gjurmë’ në Report TV zbulon një ngjarje të rëndë që ka ndodhur më 13 gusht të këtij viti. Një 22-vjeçare nga Kenia e punësuar në një kazino në Tiranë u gjet në gjendje kritike për jetën në trotuarin e pallatin ku banonte. 3 muaj pas ngjarjes reagon për herë të parë në ’Pa Gjurmë’ nëna e 22-vjeçares.

    • VIDEO

      Pa Gjurme-Shkoi si infermier në Angli,përfundoi në ‘shtëpi bari’/Zhduket i riu,’peng’ 12 mijë paund

      Zhduket nga Anglia infermieri shqiptar, Andi Kllomollari humbi kontaktet më 25 tetor të vitit 2018. 32-vjeçari nga Pogradeci pasi emigroi fillimisht drejt Turqisë ku qëndroi për afro disa muaj tek miku i tij Nertil Liçkollari vendosi të zhvendosej drejt Britanisë së Madhe ilegalisht. Prindërit në Shqipëri nuk mësuan kurrë emrin e personit që e priti atje, i cili i kishte dhënë madje borxh edhe 12 mijë pound. Në vendilindje nuk gjeti punë në profesionin e tij si infermier, ndaj kjo ishte arsyeja pse i riu vendosi të emigrojë jashtë vendit. ’Unë si nënë e pyeta për djalin me të cilin kishte shkuar në Angli, mos merrej me punë të pista, por ai ma mohonte dhe emrin e atij djalit nuk ma tha kurrë. Me mua rrallë fliste se jetonte ilegalisht dhe kishte frikë mos e kapte policia. Ai shoku i kishte dhënë 12 mijë paund dhe djali na pohonte se punonte në një kompani gomash.Ne i kërkuam të kthehej, por nuk pranonte se ishte i zhgënjyer nga jeta këtu. Por dyshoj se mund të jetë arrestuar, e kam këtë dyshim dhe frikë se mos punonte në ndonjë shtëpi bari. Edhe për babain e Andit, Ilirjan Kllomollari dyshimet për fatin e djalit janë të shumta, ndërkohë që e ka marrë një përgjigje edhe nga Policia e Pogradecit, ku ka bërë denoncimin për zhdukjen e 32-vjeçarit. Andi fliste rrallë me ne, por prapë nuk do i shkëpuste kurrë kontaktet. Dyshoj se mund të jetë arrestuar ose është kthyer në Turqi. Kur pyetëm te Policia e Pogradecit më thanë që nuk është as në burg dhe as në morg në Angli, kishin marrë informacion nga Interpoli. As nga Policia Kufitare nuk morëm ndonjë informacion. Shpresojmë të jetë gjallë. Personi i fundit me të cilin Andi pati kontakt është shoku i tij Nertil Liçkollari, ai i cili hedh dritë mbi takimin me një djalin ’misterioz’ e deri tek mesazhi I fundit që ai dergoi sapo mbërriti në destinacion. Unë kam punuar në Stamboll për 7 vite në një pastiçeri dhe në 2017 kishim nevojë për punëtorë. Unë doja të merrja një shok të mirë dhe ai ishte Andi. Këtu erdhi me autobus dhe qëndroi disa muaj. Ia kaluam shumë mirë, rrinim githnjë bashkë dhe nuk ishte person problematik. Një ditë të dielë kur dolëm shëtitje, nga lokali i një universiteti Andi u takua me një person, i cili ka mbetur enigmë si për mua edhe për familjen. Të dy u takuan, ndërsa unë qëndrova pak metra më tutje. Më pohoi vetëm se “ishte një shok nga universiteti”. Nuk qëndroi më shumë se 2-3 minuta me të dhe nuk më tregoi se çfarë biseduan. Pas 3-4 ditësh nga ky takim, Andi më tha se donte të ikte në Angli, por unë mendova se po bënte shaka. Të nesërmen u nis, në orën 2 të mëngjesit. E pyeta mos ishte i pakënaqur dhe më tha “jo”. Kështu iku. Me të mbërritur në Britani më dërgoi një mesazh dhe që nga ai moment nuk patëm më kontakte. Pak minuta para përfundimit të emisionit në Report TV mbërriti një informacion nga i cili dyshohet se 32-vjeçari mund të ketë përfunduar pas hekurave në një burg të Anglisë.

    • VIDEO

      Hapja e dosjeve shton punën, Autoriteti: Duam fonde shtesë! Opozita: Ligji s’ka hyrë në fuqi, absurde shtesa e fondeve

      Drejtuesja e autoritetit të dosjeve Gentiana Sula kërkoi fonde shtesë në buxhetin e vitit 2023, për shkak se të punës që do të shtohet edhe më shumë me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore për hapjen e dosjeve. Por opozita e quan absurd të kërkohen fonde për një ligj që nuk ka hyrë ende në fuqi. 

    • VIDEO

      Ambasadori Minxhozi: Tensionet në veri të Kosovës duhet të zgjidhen me dialog! Kjo çështje i përket të gjithë klasës politike

      Pas tensioneve në Veri të Kosovës, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi thotë se zgjidhja vjen vetëm me dialog. Në një intervistë për Report Tv u shpreh se çështja e Kosovës është e gjithë klasës politike, jo vetëm e qeverisë, ndaj të gjithë duhet të jenë të matur për kapërcimin e krizës.  

    • VIDEO

      Duma lë mandatin/ Andoni: Largimi nga politika në media, pa logjikë! Koçi: S’ka besim tek e ardhmja PD-së, mund të ketë ikur për pagë

      Largimi i Grida Dumës nga politika në media, është një largim pa logjike thotë analisti Ben Andoni. I ftuar në emisionit ‘Studio Live’ në Report Tv, Andoni u shpreh se kjo tregon se Duma nuk kishte shumë besim që të përballet me partinë e tyre siç është PD-ja

    • VIDEO

      Vilson Gjoça, fotografia e vetme nga fëmijëria e hershme

       

      Artisti Vilson Gjoça flet për fëmijërinë e tij në fshat, kujtimet e rrëfyera me humor nga koha e gjermanëve.

    • VIDEO

      Surprizat përlotin Vilsonin dhe na rrëfejnë momentin më të veshtirë të jetes së artistit

       

      Vilson Gjoça emocionohet nga fjalët e dy miqve të tij, regjisorit Milto Kutali dhe mikut të tij me profesion polic Saimirit. Gjithashtu flet për një nga momentet më të veshtira të jetës, humbjen e nipit të tij në moshë shumë të re.

    • VIDEO

      Vilson Gjoça në një rrëfim për “Esencë” zbulon momentet më të veshtira të jetës

      I ftuar në “Esence”, artisti 86 vjeçar Vilson Gjoça ndan momente nga jeta e tij duke u kthyer pas që nga femijëria. Foto nga puna si aktor në estradën e ushtarit dhe rolet në film. Jeta personale e famljare, dhe ngjarje nga koha kur arti censurohej. Surpriza nga miqte e tij te afërt si edhe momentet më të vështira të jetës.

    • VIDEO

      Vilson Gjoça: Si më hoqën nga puna për një palë mustaqe?!

       

      Vilsoni ndan momentet kur ju hoqën të gjitha rolet dhe e drejta për tu ngjitur në skenë. Arsyeja ishte “një palë mustaqe” të vendosura në bustin e ish-diktatorit

    • VIDEO

      Zhduket i riu në Londër, dëshmitari i fundit vjen në program përballë nënës së tij

      Zhduket nga Anglia infermieri shqiptar, Andi Kllomollari humbi kontaktet më 25 tetor të vitit 2018. 32-vjeçari nga Pogradeci pasi emigroi fillimisht drejt Turqisë ku qëndroi për afro disa muaj tek miku i tij Nertil Liçkollari vendosi të zhvendosej drejt Britanisë së Madhe ilegalisht. Prindërit në Shqipëri nuk mësuan kurrë emrin e personit që e priti atje, i cili i kishte dhënë madje borxh edhe 12 mijë pound. Në vendilindje nuk gjeti punë në profesionin e tij si infermier, ndaj kjo ishte arsyeja pse i riu vendosi të emigrojë jashtë vendit.

       ’Unë si nënë e pyeta për djalin me të cilin kishte shkuar në Angli, mos merrej me punë të pista, por ai ma mohonte dhe emrin e atij djalit nuk ma tha kurrë. Me mua rrallë fliste se jetonte ilegalisht dhe kishte frikë mos e kapte policia. Ai shoku i kishte dhënë 12 mijë paund dhe djali na pohonte se punonte në një kompani gomash.Ne i kërkuam të kthehej, por nuk pranonte se ishte i zhgënjyer nga jeta këtu. Por dyshoj se mund të jetë arrestuar, e kam këtë dyshim dhe frikë se mos punonte në ndonjë  shtëpi bari.

      Edhe për babain e Andit, Ilirjan Kllomollari dyshimet për fatin e djalit janë të shumta, ndërkohë që e ka marrë një përgjigje edhe nga Policia e Pogradecit, ku ka bërë denoncimin për zhdukjen e 32-vjeçarit.

      Andi fliste rrallë me ne, por prapë nuk do i shkëpuste kurrë kontaktet. Dyshoj se mund të jetë arrestuar ose është kthyer në Turqi. Kur pyetëm te Policia e Pogradecit më thanë që nuk është as në burg dhe as në morg në Angli, kishin marrë informacion nga Interpoli. As nga Policia Kufitare nuk morëm ndonjë informacion. Shpresojmë të jetë gjallë.

      Personi i fundit me të cilin Andi pati kontakt është shoku i tij Nertil Liçkollari, ai i cili hedh dritë mbi takimin me një djalin ’misterioz’ e deri tek mesazhi I fundit që ai dergoi sapo mbërriti në destinacion.

       

      Unë kam punuar në Stamboll për 7 vite në një pastiçeri dhe në 2017 kishim nevojë për punëtorë. Unë doja të merrja një shok të mirë dhe ai ishte Andi. Këtu erdhi me autobus dhe qëndroi disa muaj. Ia kaluam shumë mirë, rrinim githnjë bashkë dhe nuk ishte person problematik. Një ditë të dielë kur dolëm shëtitje, nga lokali i një universiteti Andi u takua me një person, i cili ka mbetur enigmë si për mua edhe për familjen. Të dy u takuan, ndërsa unë qëndrova pak metra më tutje. Më pohoi vetëm se “ishte një shok nga universiteti”. Nuk qëndroi më shumë se 2-3 minuta me të dhe nuk më tregoi se çfarë biseduan. Pas 3-4 ditësh nga ky takim, Andi më tha se donte të ikte në Angli, por unë mendova se po bënte shaka. Të nesërmen u nis, në orën 2 të mëngjesit. E pyeta mos ishte i pakënaqur dhe më tha “jo”. Kështu iku. Me të mbërritur në Britani më dërgoi një mesazh dhe që nga ai moment nuk patëm më kontakte.

      Pak minuta para përfundimit të emisionit në Report TV mbërriti një informacion nga i cili dyshohet se 32-vjeçari mund të ketë përfunduar pas hekurave në një burg të Anglisë.

       

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv