• VIDEO

    Kandidatët e Rithemelimit në primare për Tiranën e kapin me të ardhurit: Pse duhet të vijë ai banori nga Laçi në Tiranë?

    Pas deklaratës së Belind Këlliçit për të ardhurit, edhe kandidatja tjetër në primare Adriana Kalaja ka habitur sonte me një deklaratë raciste dhe ndasore ndaj qytetarëve që vijnë nga rrethet në Tiranë.

  • VIDEO

    Emisioni investigativ 'Pa Gjurmë' nis sot sezonin e ri në Report Tv, nga e hëna në të premte

  • VIDEO

    Vula e PD ende në gjykatë, Ristani: S’mundet që zvarritja e gjykimit të ndikojë jetën politike! Çështja po mbahet varur nga Rama

    I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, ish-deputeti i PD-së Arben Ristani u shpreh se gjykata nuk mund të zvarrisë një çështje e cila ndikon jetën politike. Sipas Ristanit çështja mbahet varur nga Edi Rama që të ndikojë tek zgjedhjet, ndërsa gjykata duhet të ishte shprehur, që në momentin kur presidenti dekretoi një datë për zgjedhjet e 14 majit. Ristani u shpreh se kjo tregon një rënie të sistemit ligjor në vend.

  • VIDEO

    PD-ja e ndarë në zgjedhje, Duka në Report Tv: 6 marsi është mësim për ta! Ka ende kohë dhe mund të arrihet në konsensus

    Kreu i Partisë Agrare Ambinetaliste Agron Duka thotë për Report Tv se zgjedhjet e 6 marsit janë një mësim për Partinë Demokratike, një arsye se pse dy grupimet opozitare duhet të dalin me kandidatë të përbashkët.

  • VIDEO

    Nis ‘Pa Gjurme’ -Zhdukja dhe vrasja e Renato Hamzës ishte larje hesapesh?!Prek nëna:Është im bir

    Emisioni investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report TV e nisi puntatën e parë të këtij sezoni të ri me detaje mbi zhdukjen e këngëtarit Renato Hamza. Pas zhvarrosjes së një skeleti në fshatin Babje të Librazhdit, pak ditë më parë, për të cilin ka dyshime se i përket ‘Renit’ të Elbasani, nëna e 29-vjeçarit pranon se i përkasin të birit. Pas zhvarrosjes së eshtrave në fshatin Babje të Librazhdit, pak ditë më parë, për të cilën ka dyshime se i përkasin këngëtarit nga Elbasani Renato Hamza, nëna e tij flet për emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV. Me lot në sy Silvana Hamza pranon se skeleti i përket të birit, zhdukur në vitin 2014. Pritja për të ka qenë e gjatë, që kur në vitin 2015, pak muaj pasi i biri rezultonte i humbur, në fshatin Babje të Librazhdit, nga banorët e zonës u gjet një kufomë e skeletizuar, ku me urdhër të Prokurosisë së Elbasanit u varros në varrezat e qytetit si varr pa emer. ’Ai trup është gjetur që në 2015 dhe unë kam dyshuar që në fillim, madje bëra dhe analizën e AND-së. Sot e kësaj dite shefi i krimeve dhe prokurorët thjeshtë e kanë varrosur pa e verifikuar. Unë nuk jam eksperte të verifikoj eshtrat, ata nuk më dhanë kurr përgjigje’ Nga burimet e ’Pa Gjurmë’ u mësua se Renato Hamza kishte bërë rolin e informatorit në ngjarjen e 25 gusht të vitit 2013, në një lokal lloto-sporti në Shijak. 10 minuta pas daljes nga lokali, u ekzekutua me breshëri plumbash 38-vjeçari Elvin Kërtalli dhe mbeti i plagosur miku i tij 32-vjeçar Dorian Zotaj. Kjo ngjarje pasoi me shumë vrasje të tjera si në Durrës, Tiranë, Hollandë, por autorët nuk u zbuluan kurrë. Nëna e Renatos Silvana Hamza tregon për ’Pa Gjurmë’ në Report TV bisedën me të birin, pas vrasjes që ndodhi në Shijak. ’’ Renato ishte në atë lokal që ndodhej në Shijak kur ndodhi vrasja, pasi kishte hyrë për të blerë një lloto. Ai më pati pohuar me gojën e vet se: Mami atë ditë bleva një lloto në lokal në Shijak dhe më pas u bë një vrasje’’.Ku i morën informacionet që Renato ishte informatori ? Pse nuk ma thërritën djalin në atë kohë në polici? Pse?’- rrëfehet mes lotëve nëna Pak para se 29-vjeçari të zhdukej për herë të fundit është parë nën shoqërinë e 45-vjeçarit Denis Xhija me pseudonimin Gucci nga Shijaku, i cili u arrestua 1 muaj më parë në Kolumbi si trafikant, dhe që dyshohet se ka gisht në zhdukjen e këngëtarit nga Elbasani, rreth 8 vite më parë. Ndërsa personi I dytë, Indrit Shaqja, është sënuar me burgim të përjetshëm për një tjetër krim të ndodhur në 2014 në Durrës. Pas zhdukjes së të riut, daja brahim Cërriku thotë se disa mesazhe koduese mbërritën në familje, ku tregonin një vendndodhje të mundshme të të riut në një zonë mes Librazhdit dhe Elbasanit. ’Pas zhdukjes së djalit ne na erdhën disa telefonata anonim të koduara. Aty thuhej se djalin e keni mes Librazhdit dhe Pogradecit. Më duket se po ndodh kështu dhe kam frikë se këto eshtra i përkasin djalit tonë Renatos. Kjo pasi skeleti është gjetur në dalje të Librazhdit, si edhe na udhëzonin mesazhet e koduara më parë’ Dyshimet janë se këngëtari mund të jetë ekzekutuar nga një grup kriminal por ende nuk ka asnjë detaj në lidhje me ketë. Me zhvarrosjen e skeletit më 2 nëntor zyrtarisht rihapen hetimet për ngjarjen në fjalë, teksa tetë vite nga zhdukja, askush nuk di për fatin e të riut. Familjarët do të mësojnë pas rezultatit të ADN-së, nësë eshtrat e zhvarrosura në Librazhd i përkasin apo jo Renato Hamzës.

  • VIDEO

    SMS-të e koduara hedhin dritë mbi zhdukjen e ’Renit’ /Pas groposjes, vrasësit telefonuan nënën

    Pak para se 29-vjeçari të zhdukej për herë të fundit është parë nën shoqërinë e 45-vjeçarit Denis Xhija me pseudonimin Gucci nga Shijaku, i cili u arrestua 1 muaj më parë në Kolumbi si trafikant, dhe që dyshohet se ka gisht në zhdukjen e këngëtarit nga Elbasani, rreth 8 vite më parë. Ndërsa personi I dytë, Indrit Shaqja, është sënuar me burgim të përjetshëm për një tjetër krim të ndodhur në 2014 në Durrës. Pas zhdukjes së të riut, daja brahim Cërriku thotë se disa mesazhe koduese mbërritën në familje, ku tregonin një vendndodhje të mundshme të të riut në një zonë mes Librazhdit dhe Elbasanit. ’Pas zhdukjes së djalit ne na erdhën disa telefonata anonim të koduara. Aty thuhej se djalin e keni mes Librazhdit dhe Pogradecit. Më duket se po ndodh kështu dhe kam frikë se këto eshtra i përkasin djalit tonë Renatos. Kjo pasi skeleti është gjetur në dalje të Librazhdit, si edhe na udhëzonin mesazhet e koduara më parë’

  • VIDEO

    Zhduket në shtëpinë e fqinjit/Vëllai:Nuk na i hapën derën,dicka ndodhi në oborr

    Arnold Shkozaj është një 31-vjeçar nga fshati Topojan i Përmetit, i cili rezulton i zhdukur për familjarët që prej datës 31 korrik të këtij viti. I riu jetonte me prindërit e tij, ndërsa atë mëngjes doli nga shtëpia rreth orës 08:00 pa i treguar askujt, për të shkuar më pas tek shtëpia e fqinjes së tij Valbona Tartarit. I dhene shume pas makinave, Arnoldi shkonte thuajse shpesh herë tek shtepia e fqinjës, djemtë e së cilës kishin një të tillë. Valbona Tartari jeton me me vjehrrën, dy femijët dhe me burrin 5 minuta larg shtëpisë së Arnoldit. Ndryshe nga herët e tjera ajo nuk i ka njoftuar familjarët e 31-vjeçarit se ky i fundit ndodhej në shtëpinë e saj. 7 ditë pas denoncimit të familjarëve policia e Përmetit ka marrë në pyetje Valbona Tartarin e cila ka dëshmuar se: 'Arnoldi ka qenë tek shtëpia ime.Ka qëndruar pak aty dhe më pas unë e kam përcjellë më pas deri tek ish-fusha e futbollit në Topojan. Ka qenë mëngjes, rreth orës 08:30. Nuk e kam parë më që nga ai moment, pasi unë u ktheva në shtëpi se kisha punë' Nga kërkimet e bëra nga uniformat blu Arnold Shkozaj rezulton të ketë qenë në shtëpinë e fqinjes së tij Valbonës, por në vendin ku kjo e fundit pohon se e ka lënë nuk kanë gjetur asnjë shenjë që e provon diçka të tillë. Dyshimi kryesor për prokurorinë është Valbona Tartari e cila është nën hetim. Një djalë i dashur me të gjithë, kjo është hera e parë për Arnoldin që largohet në këtë mënyrë. Si fizik ai është një djalë i gjatë dhe si karakteristikë dalluese e të riut është problemi në të folur.

  • VIDEO

    Ylli Merja: Si të trajtojmë hemorridet pa ilaçe e operacion brenda dy ditëve

    Hemorroidet janë një ndër problematikat shëndetësore më të shpeshta që vuajnë shumë persona sot. Në rubrikën ‘Bima dhe shëndeti’ me mjekun populllor Ylli Merja në Report TV diskutuam më tepër mbi këtë temë dhe kurimin e tyre përmes bimëve mjekësore.

  • VIDEO

    Tavë me kunguj jeshil nga zonja Albana

    Tavë me kunguj jeshil

    Përbërësit:

    • 400 gr kunguj të njomë
    • 2 lgj miell
    • 3 lgj djathë kaçkavall
    • 3 kokrra vezë
    • 3 lgj qumësht
    • 1/2 tufë majdanoz
    • Proshutë të tymosur
    • Galetë
    • Piper të zi, piper të kuq
    • Kripë, arrë moskat
    • Vaj bimor

    Përgatitja:

    Presim kungujt në rrethore, i pudrosim me pak miell dhe i skuqim lehtë në një tigan me vaj. I spërkasim me kripë dhe piper dhe i shtrojmë në një tavë. Mbi shtresën me kunguj vendosim proshutë të tymosur të prerë ne copëza. Rrahim vezët me pak qumësht, kripë, piper, arrë moskat dhe i shtojmë mbi kungujt. E spërkasim sipërfaqen me pak galetë dhe djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius.

  • VIDEO

    Tavë me sardele nga zonja Albana

    Tavë me sardele
    Përbërësit:

    • 1 kg sardele
    • 2 qepë të thata
    • 3 thelpinj hudhër
    • 1 domate mesatare
    • 1 lgj galetë
    • 2 qepë të njoma
    • 1 tufë majdanoz
    • 1 limon në feta
    • 1 limon (lëngu)
    • 2-3 gjethe dafine
    • 1 spec i kuq
    • 1 gotë verë e bardhë
    • Spec djegës ose fara speci
    • Kripë, piper, rigon 

    Përgatitja:
    Fillimisht pastrojmë sardelet duke i filetuar në formë fluture. I marinojmë me vaj ulliri, kripë dhe piper. Grijmë imët qepët dhe hudhrat. Domateve u largojmë lëkurën dhe i presim në kubikë të vegjël. 
    Lyejmë një tavë me vaj ulliri, vendosim qepën e grirë, domatet në kubikë. Bëjmë një spërkatje me vaj ulliri, kripë, piper dhe vendosim sardelet e filetuara. Në mes vendosim hudhra, bishta qepësh, spec të kuq, gjethe dafine. Tek vera e bardhë shtojmë lëngun e një limoni dhe e hedhim sipër sardeleve duke i spërkatur dhe me pak fara speci djegës. Vendosim në fund fetat e limonit dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30-40 minuta. 
     

  • VIDEO

    Parashikimi i horoskopit javor për datën 7 nëntor deri në 13 nëntor nga astrologu Jorgo Pulla

    Në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, astrologu i njohur Jorgo Pulla tregoi më tepër për parashikimin e yjeve këtë javë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 7 nëntor 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga dështojnë primaret e Foltores te ndezja e konfliktit në Ballkan e deri tek Juventusi trondit Interin.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv