• VIDEO

    Pite tigani të mbushura me spinaq nga zonja Albana

    Pite tigani të mbushura me spinaq

    Përbërësit:

    • 300 gr miell
    • 1 lç sodë
    • 1 lç kripë
    • 200 ml ujë
    • 2 lgj vaj ulliri
    • 300 gr spinaq
    • 100 gr djathë

    Përgatitja:

    Fillimisht zemë brumin me miell, sodë buke, pak kripë dhe ujë. E lemë brumin të pushojë për rreth 30 minuta. Ndërkohë në një tigan kaurdisim spinaqin me pak vaj ulliri. Pasi të ulet vëllimi shtojmë kripën dhe e lemë të ftohet.

    Brumin e ndajmë në 2 topa, të cilat i hapim në dy peta. Hapim petën e parë në tryezën e punës, shtojmë mbushjen dhe djathin dhe sipër vendosim petën tjetër. Shtypim pjesët anësore dhe piten e mbushur e vendosim në një tigan të madh lyer me vaj dhe e pjekim nga të dyja anët.

     

  • VIDEO

    Goditet grupi që shiste kokainë në lokalet e natës dhe në afërsi të shkollave në Tiranë, 13 të arrestuar, 2 në kërkim

    Policia ka arrestuar 13 persona, 2 janë shpallur në kërkim dhe 14 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë

  • VIDEO

    Shqeto përmeti nga zonja Albana

    Shqeto përmeti

    Përbërësit:

    • 4 racione mish
    • 2 lgj miell gruri
    • 1 gotë qumësht
    • 1 kokërr vezë
    • 1 lgj gjalpë
    • Majdanoz
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Mishin e ndajmë në racione dhe e vendosim të ziejë në zjarr të ulët. Kaurdisim miellin me pak gjalpë dhe më pas e shuajmë me qumësht të ngrohtë duke shtuar gradualisht dhe lëngun e zierjes së mishit. E trazojmë mirë që mielli të mos kokrrizohet dhe më pas vendosim copat e mishit. Në 5 minutëshin e fundit të gatimit e presim me vezë dhe limon. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e servirim të ngrohtë spërkatur me gjalpë të tretur dhe majdanoz të freskët.

  • VIDEO

    Protesta e Berishës/ Gjikondi: Zero ndikim! Klosi: S'rrihen njerëzit të bëhet ai kryeministër! Baçi: E duam edhe pse 'Non Grata', Alibeaj bashkëpunon me Ramën

     Deklaratat e Ramës u panë si teatër nga deputeti i Rithemelimit Luan Baçi i cili e sheh si një bashkëpunim të dukshëm mazhorancën dhe opozitën e Alibeajt.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 10 nëntor 2022

      Titujt e gazetave për sot, nga alarmi i Bankës se varfëria në Shqipëri do rritet me 8.4 për qind te "fshehja" e çuditshme e gjeneralit që drejton Republikën e deri tek Kambiaso kandidat për stolin e Kombëtares.

    • VIDEO

      Dorëheqja e Grida Dumës, Gjikondi: S’bëri dot karrierë e gjeti vetën në televizion! Më shumë vlerësoj Vokshin

      Për aktivisten Brizida Gijkondi, dorëheqja e Grida Dumës erdhi si pasojë e ambicies së kësaj të fundit, gjë që nuk e arrinte dot në Partinë Demokratike. Sipas saj, nuk pati asnjë lidhje me raportin e PD-së me SHBA-të dorëheqja e saj por thjesht për protagonizëm vetjak.

       
    • VIDEO

      Rama e quajti ‘gjel i Peqinit’, Dashnor Sula për Report Tv: Më bëri kompliment! Largimi i Dumës? Pati ofertë të parezistueshme

      Deputeti demokrat, Dashnor Sula foli sot jashtë dyerve të kryesisë së Kuvendit në  Repolitix me gazetarin Denis Minga, për debatet e shumta në seancën plenare paraditen e kësaj të mërkure

    • VIDEO

      E shpallën të zhdukur,zbulohet krimi ndaj kenianes/Dëshmia:Rënkoi tre herë (9.11.22)

      Dëshmitarja okulare e dhunës ndaj 22-vjeçares keniane e cila u gjet pa ndjenja në Tiranë, ka folur për emisionin “Pa Gjurmë”, moderuar nga Odeta Dume në Report TV. Ajo tha se besonte se shtetasja keniane ishte dhunuar nga shoqet e saj bashkëkombase me të cilat ndante të njëjtën dhomë të hotelit në Tiranë. Sipas dëshmitares okulare, gjithçka kishte ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në datën 14 gusht, kur 20 vjeçarja Keniane, kishte mbërritur në dhomën e hotelit dhe menjëherë ishoin dëgjuar zënka mes personave që ishin bashkë me të. Ajo ka qenë e shoqëruar, mendoj se janë vetë rrethi shoqëror i saj që e kanë bërë këtë gjë. Ato kishin të paktën tre apo katër ditë që rrinin në atë hotel dhe bënin zhurma cdo natë. Më ka dalë gjumi në orën 4 pa njëzetë sepse dëgjova zhurma dhe më pas një “bum”-tha dëshmitarja gjatë bisedës me moderatoren Odeta Dume. Ajo shtoi se trupi i kenianes kishte rënë në oborrin e banesës së saj dhe kishte qëndruar aty gjithë natën, derisa në mëngjes, vetë dëshmitarja, kishte njoftuar ambulancën. “Vajza ka ndenjur gjithë natën aty, e shtrirë. Drita e dhomës në hotel ndenji e ndezur dhe sikur nuk kishte ndodhur asgjë u ngritën në mëngjes. Unë kam ndenjur në heshtje dhe të nesërmen kam dalë dhe kam lajmëruar ambulancën. Trupin e asaj vazjës e kanë nxjerrë nga oborri i banesës sime. Unë mendova se ajo e shkreta mund të kishte ndërruar jetë, por kur e pashë në televizor u trondita. Erdhi ambulanca, e morën pastaj kanë ardhur dy policë. Po të them një gjë sinqerisht, kjo zënkë ka ndodhur mes tyre dhe kam frikë se duhet mbrojtur prandaj mora iniciativën dhe iu shkruajta”-u shpreh dëshmitarja e cila preferoi të mbetej anonime. 22 vjeçarja keniane që prej 14 gushtit të këtij viti ndodhet e shtruar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë. Mjekët thanë se kishte tre brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtime në tru. Nëna e saj Ruth.A, një muaj pas ngjarjes u njoftua nga kompania ku ishte e punësuar e bija dhe që nga momenti që mbërriti nga Kenia spitali është kthyer në shtëpinë e saj. E reja punonte në një kazino të Tiranës ku jetonte prej kohësh së bashku me disa shoqe të saj gjithashtu nga Kenia. Ngjarja e rëndë ku dyshohet se 22 vjeçarja ishte hedhur nga ballkoni i dhomës së saj të hotelit, është raportuar vetëm së fundmi nga ana e policisë nëpërmjet një deklarate ku thuhet se denoncimi ishte bërë nga një prej shoqeve të të plagosurës. E ëma deklaroi më herët për Report TV se vajza e saj e cila kishte ardhur në Shqipëri për një jetë më të mirë, përndiqej nga një shofer i cili vazhdimisht i kërkonte të krijonin raporte intime.

    • VIDEO

      26 vjeçari i humbur në Bjeshkë/Flet babai:I lutem banorëve, ma kanë rrëmbyer

      Meledin Adili është një 26-vjeçar nga fshati Borje i Kukësit, i cili u raportua i zhdukur nga familjarët e tij më datë 4 shtator 2022. Ai u nis për të mbledhur boronica si çdo ditë tjetër për të siguruar jetesën në Bjeshkët e Sharrit të Kosovës, por humbi gjurmët në mënyrë të mistershme dhe ende sot e kësaj dite nuk është kthyer në shtëpi. Meledini doli së bashku me disa shokë dhe në bjeshkë u nda prej tyre. Këta të fundit u kthyen në shtëpi për shkak të kohës së keqe, ndërsa 26-vjeçari dyshohet se ka humbur rrugën për shkak të mjegullës së dendur. Ai ka patur me vete edhe një aparat celular, por pas zhdukjes ai telefon rezultoi I fikdur, duke e bërë të pamundur lokalizimin me GPS. Personi i fundit që e pa Meledinin është kushëriri i tij Dëfrim Alija, i cili e ka këshilluar të mos e kalojë kodrën që të nxjerr në tokën e Maqedonisë së Veriut. Kërkimet u shtrinë në fshatin Brod të Komunës së Dragashit, por asnjë gjurmë. Pak ditë pas humbjes autoritetet gjetën edhe disa rroba në bjeshkët e Maqedonisë së Veriut ku gjithashtu janë shtrirë kërkimet, por u zbulua se ato nuk i përkisnin Meledinit. Për zhdukjen e tij familjarët kanë bërë denoncim në policinë shqiptare dhe kosovare, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për të. Mjegulla dhe terreni i vështirë me shkëmbinj e humnera e kanë bërë shumë të vështirë operacionin e kërkimit, por nuk kanë munguar qentë nuhatës dhe dronët për të mundësuar pamje nga ajëri. Ndërkohë shoku i Meledinit, që vazhdimisht shkonin bashkë për të mbledhur boronica, ka treguar detaje nga zhdukja e tij dhe nga kërkimet që janë bërë nga fshatarët e zonës që nga dita kur u raportua i zhdukur.

    • VIDEO

      Rozana Gjergji, gjeniu që mahniste kampionët e shahut dhe frymezoi Kapexhiun për “Dy herë mat”

      Historia e veçante e Rozana Gjergjit vjen e rrëfyer në “Esence”. dikur një vajzë e vogël me aftësi të rralla që ne moshën 5 vjeçare u evidentua për talentin e saj në lojën e shahut. Një investim i bërë që herët nga babai i saj. Rozana rrëfen mes të tjerash se si i duhej të mësohej me idenë se nuk mund të luante me ekipet elitare të kohës sepse nuk ja lejonte biografia. ndër të tjera tregon mes emocionesh se si i ati u arrestua në ditën e dasmes dhe akuzat absurde që e dënuan me 13 vite burg politik, publicistin Kolec Gjergji. Videomesazhe surprizë nga njerëzit e saj të dashur i bashkohen emocioneve në studio.

    • VIDEO

      Filmi “Dy herë mat” qe u frymëzua nga Rozana

      Një ngjarje e tille në ato vite nuk mund të kalonte pa u vënë re. Regjisori Bujar Kapexhiu realizon një ndër filmat më të bukur shqiptar “Dy herë mat”. “Rudina” në rol ishte “Rozana” gjë të cilën Rozana e ka treguar shumë vonë.

    • VIDEO

      Rozana: E çoja ushqimin në shtëpi për të ndihmuar famljen time me 5 motra

      Si një fëmije me aftësi dhe suksese të padiskutueshme në shah, Rozana rrëfen që ju caktua nje trajtim i veçantë ushqimor. Por duke ditur që në familje kishte lënë edhe 5 motrat e saj shpesh zgjidhte që racionin e saj ta çonte në shtëpi e ta ndante me to.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv