• VIDEO

    Zbulohet ngjarja misterioze e vajzës nga Kenia/Flet nëna: Punonte në kazino, e hodhën nga ballkoni

    Ra aksidentalisht apo e hodhën? Është kjo pyetja që mban të veshur me mister ngjarjen e rëndë që ndodhi më 13 gusht të këtij viti dhe që u mbajt e fshehur për tri muaj me radhë.

    Një krim makabër ndaj një punonjëse kazinoje ?! 

    22-vjeçarja me origjinë nga Kenia J.A po lufton për jetën në një spital të Tiranës, pasi u gjet pa ndjenja në trotuarin e pallatin ku banonte. E reja ishte e punësuar në një Kazino në qendër në Tiranës, kur më 13 gusht të këtij viti ajo u zhduk papritur rreth orës 03:25 deri në orën 07:00 të mëngjesit. Më pas ajo u gjet në gjendje të rëndë në rrethana të paqarta, të një pallati ku jetonte në një apartament në katin e dytë. 22-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital nga banorët e zonës, ndërsa mjekët thanë se ajo erdhi me tre brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtime në tru. Nëna e saj, R.A, u njoftua nga kompania ku ishte e punësuar e bija dhe që nga momenti që mbërriti nga Kenia spitali është kthyer në shtëpinë e saj. E bija ndodhet ende në gjendje të rëndë, ndërsa mbahet në jetë përmes aparaturave. Ende e shokuar, ajo flet për herë të parë në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, ndërsa shprehet e bindur se dikush tjetër fshihet pas kësaj ngjarje.

    ’Kam ardhur me urgjencë nga Kenia në Tiranë, në shtator një muaj pasi vajzës i kishte ndodhur gjë.U njoftova nga kompania e cila më preu edhe biletën për të ardhur këtu. Nuk dyshoj tek një aksident apo në një rast vetvrasje, por jam e bindur që dikush ka dashur ta vrasë kjo pasi ka disa shenja për këtë, si psh karikusi i telefonit është tërhequr me forcë nga priza. Ajo ka shenja dhune në trup që tregon se është konfrontuar me dikë, dhe ngjarja ka ndodhur brenda në banesën e saj. Mjekët më kanë thënë se vajza ka patur për disa minuta mungesë oksigjeni, dhe se ka ardhur e asfiskuar gjë që ngre dyshimet se dikush mund ti ketë mbyllur gojën me forcë’. 

    Nëna e J.A tregon dy episode për të cilat e bija i kishte shprehur shqetësimin, ndërsa një person e përndiqte pasi i kërkonte lidhje intime.

    ’Vajza ime është një vajzë e dashur dhe solare. Ajo më ka treguar disa probleme që ka patur më parë. I pari ka qenë një konfrontim që ka patur me një vajzë me të cilët punonte në të njëjtën kompani dhe ndanin bashkë të njëjtën banesë dhe unë i kam kërkuar kompanisë që t’i ndante të dyja për të mos jetuar në të njëjtën banesë dhe kompania e ka bërë. Kjo ngjarje ka ndodhur në fillim të gushtit. Ndërsa incidenti i dytë ka lidhje me një shofer që e transportonte për në shtëpi, i cili e përndiqte nga pas dhe i kërkonte të kishin një raport sëbashku’.

    Kjo ngjarje ndaj të resë keniane u mbajt e fshehur për afro tre muaj më radhë, ndërsa për avokatin Idajet Beqiri kjo fshehje hermetike ka një prapavijë kriminale dhe se kjo ngjarje është raportuar fillimisht në një media gjermane.

    ’Kjo ngjarje më 13 gush nuk u bë publike. U gjetën të gjitha mekanizmin që ta bllokonin nxjerrjes e së vërtetës. Fshehja ishte hermetike dhe kjo gjë më habit shumë. Unë kam rënë në kontakt me një media gjermane, e cila e ka raportuar këtë rast, ndërsa në Shqipëri nuk u shkruar asgjë. E mora këtë shkrim dhe e përktheva dhe aty mësova se çfarë kishte ndodhur’.

    Nëna e 22-vjeçares kërkon ndihmë për të shpëtuar vajzën e saj dhe për këtë ka hapur dhe një llogari në GoFundMe.

    ’Kërkoj ndihmë për vajzën pasi ka nevojë për një ndërhyrje urgjentë në Itali, pasi është e pamundur që kjo të bëhej’-përlotet nëna

     

     

  • VIDEO

    Deputetja e LVV-së: Kurti ka integritetin moral dhe politik ta shtyjë para çështjen e moskrijimit të Asocacionit! Nurellari: Të veprohet me mençuri, jo populizëm

    Duke u ndalur tek plani franko-gjerman, Kryeziu u shpreh se ato ende nuk kanë një plan zyrtar konkret në Kuvendin e Kosovës të prezantuar, ndërsa shtoi se është pranuar që të dialogohet në vazhdimësi. Megjithatë shtoi ajo, Serbia e ka refuzuar një plan të tillë

  • VIDEO

    Mimoza Keta: Sekrecionet hemoragjike pas lindjes, çfarë duhet të dini për to

    Një sërë pyetjesh  dhe problematikash shoqërojnë nënat e reja pas lindjes.

    Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, gjinekologia Mimoza Keta dha disa këshilla tepër të vlefshme se si nënat e reja mund ta kalojnë sa më lehtësisht këtë periudhë ndryshimi në jetën e tyre.

  • VIDEO

    Mimoza Keta: Sekretet e ushqimit me gji që duhet të dijë çdo nënë e re

    Një sërë pyetjesh  dhe problematikash shoqërojnë nënat e reja pas lindjes.

    Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, gjinekologia Mimoza Keta dha disa këshilla tepër të vlefshme se si nënat e reja mund ta kalojnë sa më lehtësisht këtë periudhë ndryshimi në jetën e tyre.

  • VIDEO

    Mimoza Keta: Depresioni pas lindjes dhe rifillimi i marrëdhënieve seksuale për nënat e reja

    Depresioni pas lindjes është një ndër problematikat më të shpeshta që shoqëron nënat e reja pas lindjes. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, gjinekologia Mimoza Keta dha disa këshilla tepër të vlefshme se si nënat e reja mund ta kalojnë sa më lehtësisht këtë periudhë ndryshimi në jetën e tyre.

  • VIDEO

    Supë me lakër turshi nga zonja Albana

    Supë me lakër turshi

    Përbërësit:

    • 300 gr lakër turshi
    • 2 patate
    • 2 karrota
    • 1 domate ose 2 lgj salcë
    • 2 lgj vaj ulliri
    • 1 lgj gjalpë
    • 1 gjethe dafine
    • 1 tufë majdanoz
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Presim karrotat dhe patatet në copëza mesatare dhe i vendosim të kaurdisen me pak vaj ulliri dhe gjalpë. Më pas shtojmë lakrën turshi, të cilën e kemi shpëlarë më parë për të larguar kripën e tepërt. Vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar salcën e domates, gjethen e dafinës dhe buljonin. E lemë supën të ziejë, rregullojmë në fund shijen me kripë dhe piper. E kalojmë më pas supën në blender duke e kthyer në një supë kremoze. E servirim spërkatur me majdanoz të grirë imët.

     

  • VIDEO

    Hashure nga zonja Albana

    Hashure

    Përbërësit:

    • 250 gr grurë
    • 2 litra ujë
    • 100 gr sheqer
    • 1 majë luge kripë
    • 2 lgj arra
    • 2 lgj rrush të thatë
    • 1 lç karafil
    • 2 lç kanellë
    • ½ shegë
    • Pak niseshte

    Përgatitja:

    Pasi kemi lenë grurin në ujë të bollshëm për 8 orë, largojmë masën e tepër të ujit dhe shtojmë tek gruri sheqerin, arrat e thërrmuara, rrushin e thatë, karafilin, kanellën dhe një majë luge kripë. E vendosim grurin së bashku me përbërësit e tjerë të ziejë për rreth 15 minuta. Tresim pak niseshte në ujë dhe e shtojmë në minutat e fundit. E ndajmë hashuren në tasa, shtojmë disa kokrra shege dhe e pudrosim me pak kanellë pluhur.

  • VIDEO

    Musaka me patëllxhanë nga zonja Albana

    Musaka me patëllxhanë

    Përbërësit:

    • 1 kg patëllxhanë
    • 500 gr mish i grirë
    • 1 qepë e thatë
    • 1 thelpi hudhër
    • 1 spec i kuq
    • 3 lgj salcë domate
    • ½ fç verë e kuqe
    • ½ lç kanellë
    • Kripë, piper
    •  
    • Për beshamelin:
    • Qumësht
    • Niseshte
    • Gjalpë
    • Vezë
    • Arrë moskat

    Përgatitja:

    Fillimisht vendosim në ujë me kripë patëllxhanët për 1 orë. Më pas largojmë ujin dhe i marinojmë, i vendosim në një tavë me letër pjekje në furrë për 20 minuta.

    Ndërkohë kaurdisim qepën e grirë imët së bashku me mishin e grirë. Shtojmë hudhrën e shtypur dhe pak kripë. Pasi mishi i grirë është kaurdisur mirë dhe ka përthithur të gjitha lëngjet e shuajmë me pak verë të kuqe. Sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën e domates, kanellën, specin e kuq të grirë imët, kripën dhe piperin. E lemë kimën të marrë valë dhe të lidhet.

    Ndërkohë që kima përgatitet bëjmë beshamelin. Vendosim në një tenxhere qumësht, niseshte dhe pak gjalpë. E trazojmë mirë derisa niseshteja të tretet dhe e lemë në zjarr të ulët derisa kremi të lidhet. Në fund shtojmë dy kokrra vezë, pak kripë dhe arrë moskat.

    Lyejmë një tavë me pak vaj ulliri dhe vendosim një shtresë patëllxhanë, një shtresë kimë, përsëri një shtresë patëllxhanë, një shtresë kimë dhe në fund hedhim beshamelin e përgatitur. E vendosim musakanë të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40-45 minuta.

  • VIDEO

    Zyhdi Mema: Tregtarët me anije, që jetuan në bodrume

    Në Shkodër, në vitet '20-'30, binte në sy, mes shumë ndërtimeve të bukura edhe një banesë, ku ndërthureshin bukur stili italian dhe elementët tradicional të banesës shkodrane. Ajo shtëpi e madhe ishte e lidhur natyrshëm me një varg dyqanesh në katin e saj të parë, por edhe me dyqane të shumta në anën tjetër të rrugës. Ishin ata që shkodranët i quajnë edhe sot "dugajt". Aty ishte bërthama e tregtisë së qytetit dhe rrjedhën e historisë së kësja pjese të qytetit, e gjejmë ndërsa ndjekim historinë e familjes Mema, e cila në vitet '20, i bëri pronë të saj si banesën ashtu dhe dyqanet e shumta përreth saj. Zyhdi Mema, me një akrrirë të gjatë si mësues, është një prje pinjollëve të familjes Mema. Ai do të na tregojë se si kjo fmailje me tradita në fushën e tregtisë e me pasuri të mëdha në fund të luftës, do të pësonte një dramë të madhe, shkaktuar nga regjimi komunist, pasi fati i tyre do të kthehej përmbys, me nisjen e persekutimit në familjen e tyre

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 8 nëntor 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga pse PD e ka të vështirë të nxjerrë një kandidat për kryebashkiak te përse dështuan pedagogët e deri tek Kombëtarja FSHF tenton ish-trajnerin e Milanit.

  • VIDEO

    Primaret, Këlliçi në ‘5 pyetjet nga Babaramo’: Ja plani im për Tiranën! Konflikti i Kosovës

    Të gatshëm për të “mposhtur” kryetarin e Bashkisë së Tiranës edhe pse në garë në partinë e tyre, ballë për ballë dy kandidatët e primarëve Belind Këlliçi dhe Adriana Kalaja nisën sot sezonin e ri të emisionit '5 pyetjet' nga gazetari Ilir Babaramo. 

  • VIDEO

    Primaret, Këlliçi në ‘5 pyetjet nga Babaramo’: Ja plani im për Tiranën! Kalaja: Unë do mposht Veliajn

    Të gatshëm për të “mposhtur” kryetarin e Bashkisë së Tiranës edhe pse në garë në partinë e tyre, ballë për ballë dy kandidatët e primarëve Belind Këlliçi dhe Adriana Kalaja nisën sot sezonin e ri të emisionit '5 pyetjet' nga gazetari Ilir Babaramo. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv