Zhduket nga Anglia infermieri shqiptar, Andi Kllomollari humbi kontaktet më 25 tetor të vitit 2018. 32-vjeçari nga Pogradeci pasi emigroi fillimisht drejt Turqisë ku qëndroi për afro disa muaj tek miku i tij Nertil Liçkollari vendosi të zhvendosej drejt Britanisë së Madhe ilegalisht. Prindërit në Shqipëri nuk mësuan kurrë emrin e personit që e priti atje, i cili i kishte dhënë madje borxh edhe 12 mijë pound. Në vendilindje nuk gjeti punë në profesionin e tij si infermier, ndaj kjo ishte arsyeja pse i riu vendosi të emigrojë jashtë vendit. ’Unë si nënë e pyeta për djalin me të cilin kishte shkuar në Angli, mos merrej me punë të pista, por ai ma mohonte dhe emrin e atij djalit nuk ma tha kurrë. Me mua rrallë fliste se jetonte ilegalisht dhe kishte frikë mos e kapte policia. Ai shoku i kishte dhënë 12 mijë paund dhe djali na pohonte se punonte në një kompani gomash.Ne i kërkuam të kthehej, por nuk pranonte se ishte i zhgënjyer nga jeta këtu. Por dyshoj se mund të jetë arrestuar, e kam këtë dyshim dhe frikë se mos punonte në ndonjë shtëpi bari. Edhe për babain e Andit, Ilirjan Kllomollari dyshimet për fatin e djalit janë të shumta, ndërkohë që e ka marrë një përgjigje edhe nga Policia e Pogradecit, ku ka bërë denoncimin për zhdukjen e 32-vjeçarit. Andi fliste rrallë me ne, por prapë nuk do i shkëpuste kurrë kontaktet. Dyshoj se mund të jetë arrestuar ose është kthyer në Turqi. Kur pyetëm te Policia e Pogradecit më thanë që nuk është as në burg dhe as në morg në Angli, kishin marrë informacion nga Interpoli. As nga Policia Kufitare nuk morëm ndonjë informacion. Shpresojmë të jetë gjallë. Personi i fundit me të cilin Andi pati kontakt është shoku i tij Nertil Liçkollari, ai i cili hedh dritë mbi takimin me një djalin ’misterioz’ e deri tek mesazhi I fundit që ai dergoi sapo mbërriti në destinacion. Unë kam punuar në Stamboll për 7 vite në një pastiçeri dhe në 2017 kishim nevojë për punëtorë. Unë doja të merrja një shok të mirë dhe ai ishte Andi. Këtu erdhi me autobus dhe qëndroi disa muaj. Ia kaluam shumë mirë, rrinim githnjë bashkë dhe nuk ishte person problematik. Një ditë të dielë kur dolëm shëtitje, nga lokali i një universiteti Andi u takua me një person, i cili ka mbetur enigmë si për mua edhe për familjen. Të dy u takuan, ndërsa unë qëndrova pak metra më tutje. Më pohoi vetëm se “ishte një shok nga universiteti”. Nuk qëndroi më shumë se 2-3 minuta me të dhe nuk më tregoi se çfarë biseduan. Pas 3-4 ditësh nga ky takim, Andi më tha se donte të ikte në Angli, por unë mendova se po bënte shaka. Të nesërmen u nis, në orën 2 të mëngjesit. E pyeta mos ishte i pakënaqur dhe më tha “jo”. Kështu iku. Me të mbërritur në Britani më dërgoi një mesazh dhe që nga ai moment nuk patëm më kontakte. Pak minuta para përfundimit të emisionit në Report TV mbërriti një informacion nga i cili dyshohet se 32-vjeçari mund të ketë përfunduar pas hekurave në një burg të Anglisë.
Pa Gjurme-Shkoi si infermier në Angli,përfundoi në ‘shtëpi bari’/Zhduket i riu,’peng’ 12 mijë paund
-
TAG:
- Pa Gjurme
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Më la në jetimore me emrin Serxhio’/Burri: Pas vdekjes së prindërve përjetova tradhtinë
26 Maj, 19:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Pa Gjurme-‘Kam lypur për bukë, dua vetëm të gjej babain’/19-vjeçari:Nëna humbi jetën, u rrita jetim!
25 Maj, 18:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza më kërkoi ndihmë, mbrojta burrin nga frika’/Nëna:Vajzat m’i mori shteti, prindërit më dëbuan
22 Maj, 21:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘M’i morën vajzat padrejtësisht’/ Nëna: Burri meritonte burgun, por mua askush s’më mbrojti!
21 Maj, 19:17 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E pamë në TV të shfrytëzuar në rrugë’/Motra: Mos ki frikë të kthehesh në shtëpi!
19 Maj, 18:08 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza kërkon të më gjejë burrë, unë mezi eci’/E moshuara: Duan të më marrin shtëpinë
18 Maj, 19:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Gjendet 13-vjeçari nga Kavaja, trondit me dëshminë: Më dhanë të pija dhe të vidhja
15 Maj, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Pas 29 vitesh zbulon vendodhjen e vajzës/Nëna:Eshtë në burg, ish-gruaja e burrit e ka parë
14 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Braktisi fëmijët, iku me të dashurin/Burri: Vajza më shokoi, e ka marrë nëna në çdo hotel
13 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Ditën që djali iku u dëgjuan krisma’/Babai: S’besoj se e vranë, ishte sinjal që më dhanë
12 Maj, 18:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Kunati ma shkatërroi vajzën që fëmijë’/Nëna: E martova ta shpëtoja, por dhëndri…
11 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘E lashë të dashurën, mësova se ishte shtatzënë’/ I riu: Dua të di a jam bërë baba?
8 Maj, 17:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vëllain e dëboi nëna, 15 vite i humbur’/Përplasja nënë-bijë:Ti ke gisht në zhdukjen e tij
7 Maj, 18:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Djalin ma morën në ’97, por e kam ende gjallë’/Nëna: Më gënjyen për vdekjen e tij
6 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘U zhduk duke lënë telefonin dhe portofolin në makinë’/Nëna:E shkatërroi ndarja nga vajzat
5 Maj, 18:16 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Më ka humbur djali,u fut në rrugën e vjedhjes’/Ish-gruaja-burrit:E shkatërrove që fëmijë!
4 Maj, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' | ‘E rraha në rrugë të moshuarin, i shkonte mbesës pas’/Gjyshja:E rrita unë,babai e braktisi
1 Maj, 18:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' |“U zhduk në agim dhe s’u pa më”/ 3 vite pa Toli Shqaun, flet vëllai: Nuk ka ikur vetë!
30 Prill, 18:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘U kthye e dhunuar dhe shtatzënë me të dashurin’/Babai:E prita për fëmijët, por iku sërish
29 Prill, 19:20 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Ia morën foshnjën se e quajtën nënë pa burrë’/Babai i fëmijës: Jam gjallë, dua djalin tim
28 Prill, 18:38
