• VIDEO

    Negociatat me Palokën për zgjedhjet, Korreshi: PD drejt bashkimit, takimi pati nota pozitive! Palët kanë vullnet për të dalë me një kandidat

    Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka komentuar takimin e sotëm mes Gazment Bardhit dhe Edi Palokës sa i takon negociatave për zgjedhjet vendore 2023. Korreshi tha në Report Tv se takimi ka qenë me nota pozitive mes dy palëve, ndërsa theksoi se të dy kampet brenda PD-së kanë vullnetin për të bashkëpunuar.

  • VIDEO

    Vrasja e dy miqve të Ervis Martinajt, Gjykata e Kurbinit dënon me burgim të përjetshëm Eduart Lamaj dhe 33 vite burg për Ilir Xhepajn

    Gjykata e Kurbinit ka dënuar me burgim te përjetshëm Eduart Lamajn dhe me 33 vite burg Ilir Likaj (Xhepaj). Ata u gjetën fajtor për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në një lokal në Gjorm të Kurbinit.

  • VIDEO

    Si të pastrojmë hekurin vetëm me një përbërës dhe të përgatisim çantë pazari në kushte shtëpie

    Në rubrikën ‘Bëje vet’ në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv Erdona Bjeshkaj ju tregoj se sit ë realizoni vet në kushte shtëpie një cantë pazari dhe  të pastroni hekurin vetëm me një përbërës.

  • VIDEO

    Nutricionistja: Lëngu i turshive kurues i shumë sëmundjeve në organizëm

    Turshitë janë ndër ushqimet më të preferuara gjatë stinës së dimrit, të cilat mund të kombinohen me shumë gatime. Por a kanë vlera ushqimore dhe a duhen konsumuar shumë shpesh? Sipas nutricionistes Diola Dosti, në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, turshitë kanë vlera të jashtëzakonshme në organizëm dhe sipas saj, janë mjaft të përshtatshme për t’u konsumuar gjatë stinës së dimrit.

  • VIDEO

    Pite me kungull dimri/ Lakuriqi i shkodrës nga zonja Albana

    Pite me kungull dimri/ Lakuriqi i shkodrës  nga zonja Albana

    Përbërësit:

    • 1 kg tul kungulli
    • 4 vezë
    • 200 gr sheqer
    • 200 ml qumësht
    • 400 gr miell
    • 1 lç pluhur pjekës
    • 150 ml yndyrë

    Përgatitja:

    Fillimisht grijmë në rende kungullin e verdhë, e vendosim në një tas dhe nëse ka lëngje e kullojmë. Rrahim vezët me sheqerin, vajin dhe qumështin dhe më pas shtojmë miellin e trazuar me pluhurin pjekës. E punojmë mirë brumin dhe e vendosim në një tavë të lyer me pak yndyrë. E nivelojmë mirë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.

  • VIDEO

    Supë e stinës për të shtuar vitaminat në organizëm sipas zonjës Albana

    Supë me patate, karrota dhe kastraveca turshi nga zonja Albana 
    Përbërësit:

    • 3 kastraveca turshi
    • 1 e ½ fç lëng i turshive
    • 2 patate
    • 2 karrota
    • 2 lgj miell gruri
    • 500 ml buljon mishi
    • 1 fç qumësht
    • 2 lgj gjalpë
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper
    • Majdanoz

    Përgatitja:

    Në një tenxhere vendosim vajin e ullirit dhe gjalpin, shtojmë karrotat dhe patatet e prera në kubikë të vegjël. I kaurdisim për 5 minuta, më pas shtojmë kastravecat turshi të prera në kubikë. Vazhdojmë kaudisjen dhe më pas shtojmë buljonin dhe lëngun e turshive dhe e lemë supën të marrë valë. 
    Ndërkohë në një tigan të vogël kaurdisim pak miell dhe më pas e shuajmë me qumësht, njësoj siç veprojmë me përgatitjen e beshamelit. E shtojmë kremin tek supa, rregullojmë shijen me pak kripë dhe piper duke e kontrollluar më parë pasi kemi përdoror lëngun e turshive i cili ka shumë kripë. Në fund e spërkasim supën me majdanoz dhe e servirim të ngrohtë.
     

  • VIDEO

    Makarona në furrë me spinaq nga zonja Albana

    Makarona në furrë me spinaq nga zonja Albana 

    Përbërësit:

    500 gr makarona

    1.5 litër qumësht

    300 gr spinaq

    125 gr miell

    125 ml vaj ulliri

    300 gr djathë miks

    300 gr salçiçe pule

    Kripë, piper

    Përgatitja:

    Në një tigan të thellë vendosim qumështin, makaronat, spinaqin e grirë imët dhe salçiçet e pulës të prera në fetëza. Trazojmë në një tas miellin me vajin e ullirit dhe e shtojmë tek makaronat. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe sapo qumështi të fillojë të fluskojë e kalojmë gatimin në një tavë. Spërkasim sipërfaqen në fund me llojet e djathrave të ndryshëm që mund të kemi në shtëpi dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 20-25 minuta.

  • VIDEO

    Diola Dosti: Turshitë, multivitamina e natyrës rrit imunitetin dhe shton vitaminën C në organizëm gjatë stinës së dimrit

    Turshitë janë ndër ushqimet më të preferuara gjatë stinës së dimrit, të cilat mund të kombinohen me shumë gatime. Por a kanë vlera ushqimore dhe a duhen konsumuar shumë shpesh? Sipas nutricionistes Diola Dosti, në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, turshitë kanë vlera të jashtëzakonshme në organizëm dhe sipas saj, janë mjaft të përshtatshme për t’u konsumuar gjatë stinës së dimrit.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 18 tetor 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga hileja e qeverisë me rritjen e pensioneve te a tutet drejtesia e re nga Saliu e deri tek Karim Benzema fiton "Topin e Artë".

  • VIDEO

    Muharrem Xhydollari: Me babanë, një jetë mes hekurave të burgut

    Muharrem Xhydollari, Hudënishti, ka marrë përsipër, në familjen e tij, barrën e rrëfimit të një historie të vështirë me shumë plagë, me stacione të ndritshme patriotizmi por edhe përjetimet, reflektimet , kujtime e tij individuale dhe analizën e një sistemi që tjetërsoi thelbin e njeriut përgjatë gjysëm shekulli diktaturë. Prej vitesh ai e ka nisur këtë përballje me historinë dhe këtë sipërmarrje për ta rrëfyer e botuar, përmes librave të tij: “Hudënishti në rrjedhat e historisë, “mbi honin e ferrit” dhe “Komunizmi, masati i zjarrit të së keqes”. Në rrëfimet e tij ka disa stacione, që nga gjyshërit dhe fiset që ata përfaqësonin deri tek kulmi i historisë së familjes së tyre, të cilët ranë pre e hakmarrjes politike të regjimit komunist, për shkak të angazhimit të tyre në forcat e Legalitetit përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Hakmarrja ndaj Nuri Hudënishtit, dhe fati i tij tragjik, do të niste ortekun e furishëm të dhunës komuniste mbi familjen e tyre.

  • VIDEO

    Këshilla e ish-zv.ministrit të Arsimit për pedagogët: S'duhet të merrni shembull Kosovën, por Maqedoninë ose Bullgarinë! Paga s'duhet të jetë e njëjtë, të ketë rankimim

    Ky vit akademik ka nisur ndryshe pasi pedagogët nuk kanë hyrë në auditore pasi kërkojnë rritje të pagave. Në thuajse çdo dalje publike, kërkojnë që të shkojnë në nivelin e Kosovës, por ish-zv.ministri i Arsimit të Lartë, Oltion Rrumbullaku shprehej se duhet të zgjedhin modelin e Maqedonisë së Veriut ose Bullgarisë.

  • VIDEO

    Rezoluta Marty/ Vangjeli në Report TV: Ne socialistët konseguentë, Berisha thellon mëkatin

    Analisti Lorenc Vangjeli është i mendimit që socialistët në iopozitë kanë mbajtur të njëjtin qëndrim si në qeveri, referuar këtu rastit mbi raportin e Dick Marty-in. Në emisionin ‘Kontrast’, Vangjeli tha se socialistët kanë qenë konseguentë në politikën e tyre, e ndërsa analizoi edhe vendimet e opozitës se sotme, ku tha se në vend që të bëjnë një hap pas, kanë vijuar me “zhurmë dëshpëruese” që i nxjerr edhe më keq.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv