Pllaqi me suxhuk në vorbë nga zonja Albana

9 Nëntor 2022, 10:00

Pllaqi me suxhuk në vorbë

Përbërësit:

  • 500 gr fasule pllaqi
  • 1 qepë
  • 1 lgj spec i kuq
  • 2 lgj gjalpë
  • 1 lgj vaj ulliri
  • Suxhuk pikant
  • Kripë, piper, rigon

Përgatitja:

I lemë fasulet të qëndrojnë në ujë gjithë natën. I ziejmë derisa të fillojë të zbërthehet kokrra. Kaurdisim qepën me yndyrë, shtojmë suxhukun, kripën dhe specin e kuq. I shtojmë përbërësit në vorbën ku kemi zjerë fasulet. Rregullojmë shijen me kripë, piper, rigon dhe më pas i vendosim fasulet në furrë në 200 gradë Celsius për 30 minuta.