-
VIDEO
Ëmbëlsirë e shpejtë me banane dhe biskota nga zonja Albana
Ëmbëlsirë e shpejtë me banane dhe biskota nga zonja Albana
Përbërësit:
400 gr biskota
3 banane
Pluhur kokosi
Përgatitja:
Shtypim bananet me pirun, ndërsa biskotat i kalojmë në blender duke i kthyer në pluhur. I bashkojmë përbërësit bashkë derisa të krijojmë një brumë. Realizojmë toptha të vegjël dhe i lyejmë me arrë kokosi mirë nga të gjitha anët.
-
VIDEO
Supë me kërpudha dhe arra nga zonja Albana
Supë me kërpudha dhe arra nga zonja Albana
Përbërësit:
400 gr kërpudha
1 qepë
1 thelpi hudhër
3 lgj miell
1 litër lëng perimesh
4 lgj pana
5 arra të thërrmuara
Verë e bardhë
Arrë moskat
Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tenxhere vendosim gjalp, presim kërpudhat në feta dhe i skuqim, shtojmë qepën e grirë hollë në rende ose blender dhe sëbashku me hudhrën, shtojmë miellin sat ë marrë pak ngjyrë dhe më pas e shuajmë me verë, i japim shije me erëzat, kripë, piper arrë moskat. E kalojmë në blender sipër i shtojmë pana dhe arra.
-
VIDEO
Musaka me patate dhe patëllxhanë nga zonja Albana
Musaka me patate dhe patëllxhanë nga zonja Albana
Përbërësit:
3 patate
2 kunguj
2 patëllxhanë
1 qepë
4-5 lgj vaj ulliri
Për mbushjen:
300 gr mish i grirë
1 qepë
2 lgj vaj ulliri
½ lç kanellë
½ lç arrë moskat
½ lç sheqer
2 thelpinj hudhër
½ filxhan kafeje verë të kuqe
Salcë domate
Kripë, piper
Për beshamelin:
100 gr gjalpë
100 gr miell
750 ml qumësht
100 gr djathë kaçkavall
3 të verdha vezësh
Arrë moskat
Kripë, piper
Përgatitja:
Vendosim tiganin në zjarr me pak vaj ulliri. Sapo vaji të ngrohet vendosim patatet të prera në formë rrumbullake dhe i lemë të marrin pak ngjyrë. Më pas patatet i vendosim në një tavë duke i spërkatur me kripë dhe rozmarinë.
Presim qepën në feta të holla dhe e kaurdisim në vajin e patateve. I vendosim qepët e kaurdisura mbi shtresën e patateve në tavë. I spërkasim dhe qepët me kripë, piper dhe rozmarinë. Të njejtën gjë veprojmë me patëllxhanët dhe me kungujt.
Përgatisim kimën duke kaurdisur fillimisht një qepë të grirë imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë hudhrën të prerë në feta të holla dhe mishin e grirë. Vazhdojmë kaurdisjen për disa minuta, e shuajmë me pak verë të kuqe dhe më pas shtojmë salcën e domates. Rregullojmë shijen me pak sheqer, kripë, piper, kanellë dhe arrë moskat. E trazojmë mirë salcën me lugë druri dhe e lemë të marrë valë për disa minuta.
Ndërkohë përgatisim salcën beshamel. kaurdisim miellin me gjalpë derisa mielli të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë më pas qumështin gradualisht dhe e trazojmë derisa kremi të lidhet. Në fund shtojmë kripë, piper, arrë moskat, djathë të grirë kaçkavall dhe të kuqet e vezëve.
-
VIDEO
U kapën 143 kg kokainë në kontejnerin me banane, si u lirua nga burgu pronari i kompanisë 'Masabi Fruits'! SPAK ktheu dosjen, gjyqtarja e Durrësit e la të lirë për mungesë provash
Gjyqtarja Shpëtime Pitaku e Shkallës së Parë e kishte dërguar në SPAK për moskopetencë disa kohë më parë. SPAKU e ktheu mbrapsht në Shkallën e Parë dhe më pas gjyqtarja Shpëtime Pitaku e ka liruar për mungesë provash. Klajdi Xibraku do të vazhdojë të hetohet në gjendje të lirë
-
VIDEO
Ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren në Lezhë, dënohet me 7 vite burg ish-polici Kol Kola! E mori në makinë dhe kreu veprime të turpshme
Gjykata e Lezhës ka dënuar me 7-vite burg ish-efektivit e policisë Kol Kola, i cili u arrestua në muajin maj të vitit 2021 për ngacmim seksual të një vajze të mitur 13-vjeçare.63-vjeçari u gjet fajtor për veprën penale “Ngacmim seksual” dhe gjyqtari Ilir Përdeda dha dënimin maksimal për të pandehurin, ndërsa për veprën penale “Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare” mori pafajësi, pasi gjykata doli në konkluzionin se nuk ka element të veprës penale.
-
VIDEO
Kurbin/ Dhunuan pronarin dhe i grabitën 150 mijë lekë në banesë, arrestohet një nga autorët, dy në kërkim
Një person ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e 12 janar 2022 kur ishte në shtëpinë e tij. 3 grabitës me maska kanë shkuar në banesën e A.L. duke e dhunuar atë dhe më pas i kanë vjedhur një shumë prej 150 mijë lekësh. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vinjollë të Kurbinit, ku ka qenë vetë pronari i dhunuar që ka denoncuar në polici.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 23 shkurt 2022
Titujt e gazetave për sot, nga "Big Brother" politik te Rama thotë se mezi pret të shkojë sot në komisionin e inceneratorëve e deri tek rrufjani Vuçiç.
-
VIDEO
Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Muça në ‘Repolitix’: Ëngjëll Agaçi i dha sot goditjen më të fortë retorikës së PD-së
Gazetari Flogert Muça ka komentuar dëshminë e sekretarit të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçit. Muça thotë se Agaçi i ka bërë dëmin më të madh retorikës së PD-së pasi iu është përgjigjur të gjitha pyetjeve duke cituar ligjet.
-
VIDEO
‘Heshtja kur nusja fliste me të dashurin, na dhunonte të gjithëve në familje’
Ishte shokuese shfaqja e një video ku nëna dhunon tre fëmijët e mitur. Çifti nga Burreli Valmir Barmeta Antoneta Hystuna u divorcuan dy javë më parë, pas 12 viteve martesë. Denoncimi u bë publik në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV nga 33-vjeçari, i cili kërkon të marr kujdestarinë e fëmijëve, pasi Gjykata më 8 shkurt të këtij viti ia la nënës. Ish-bashkëshorti akuzon për dhunë në familje ish-bashkëshorten duke vënë në dispozicion pamjet e rënda, ku 34-vjecarja qëllon me shkop vajzat e mitura. U divorcuam para dy javësh, sepse ajo nuk dëshironte të rrinte më me mua. 6 vitet e para shkuam mirë, pastaj filluan sherret. Dilte kur donte bënte çfarë donte. Nuk më pyeste më, më futi në burg se unë e rraha në shtëpi në prani të fëmijëve. Antoneta më denoncoi dhe bëra 8 muaj burg. Jam bërë pishman për atë veprim. Ajo i keqtrajton fëmijët, që unë të nxehem dhe të shkoj ta dhunoj prapë që të më fusi në burg. Përveç fëmijëve tanë, ajo dhunon edhe nipin e saj. Nuk ka probleme mendore, por e bën që të më provokojë. Kam dashur të ndërhyj, por kam pasur frikë se më fut në burg për një gjë të vogël që unë mund të bëja Përveç dhunës, Valmir akuzon ish-bashkëshorten edhe për tradhti. Ajo më ka tradhëtuar, sepse e kam kapur me një tjetër. Ende ka lidhje me atë person. Unë e fala tradhëtinë e saj, për shkak të njerëzve. Unë për gabimin tim burgun e bëra, por nuk mund të lejoj dot që ajo të keqtrajtojë fëmijët. Mora një shtëpi afër saj dhe vajzat vinin çdo natë te unë, pasi trembeshin nga frika se ajo i rrihte gjithnjë. Kemi folur me mesazhe më thotë merr fëmijët se nuk i mbaj asnjë sekondë. Më kërcënon se do më hapë telashe do më fusë sërish në burg. Moderatorja Odeta Dume zhvilloi një komunikim live me nënën e tri vajzave Antonetën. Ajo pranoi se fëmijët i ka dhunuar dhe këtë e ka bërë në shenjë hakmarrje, pasi burri iku me një tjetër grua. Odeta Dume: Ish-burri juaj është këtu dhe na ka sjellë video që ju dhunoni fëmijët. Çfarë ka ndodhur me ju ? Pse i dhunoni fëmijët tuaj? Antoneta Hystuna: Pyet atë që iku me një grua tjetër dhe i la fëmijët rrugëve. Ajo video është montazh nuk është reale. Pyete kur është bërë video. Unë kam kaluar depresion dhe kam problemet e mia. Kam halle kam strese. Jam nënë me 3 fëmijë të braktisur. Ai më ka dhunuar mua. Ai e ka bërë këtë video që të më fusë mua brenda. Fëmijët i dhunoj se dhe unë kam hallet e mia dhe problemet e mia. Nëse ai i do unë ja jap të treja vajzat. Gjatë transmetimit live, për situatën e çiftit nga Burreli foli edhe nëna e 33-vjeçarit, e cila tha se ish-nusja përveç fëmijëve rrihte edhe atë si dhe ish-kunatën e saj, me sende të forta. Adivie Barmeta: Ajo na ka rrahur të gjithëve ne, na ka dhunuar me sende të forta. Djali im sikur ka jetuar me helmin, jo me një grua të hajrit. Na ka rrahur të gjithëve me shkop. Edhe vajzën time e ka rrahur kur ka qenë beqare në shtëpi.
-
VIDEO
Shifra alarmante, rriten rastet e ngacmimeve seksuale online, vajzat viktimat kryesore
Raporti i fundit nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Platforma Isigurt.al, tregojnë trefishëm të ngacmimeve seksuale tek fëmijët. Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ diskutuam për problematikën e internetit të sigurtë, ndërgjëgjisimin e prindërve dhe institucioneve me Bona Mickley, prind, Altin Haziaj, Drejtori i CRCA dhe Mirgit Vataj, drejtr I ‘ Alo 11611’’.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Supë me çikore
Supë me çikore
Përbërësit:
1 dorë cikore
1 degë selino
1 qepë të vogël
2 karrota të mëdha
2 thelpinj hudhër
2 lgj qiqra
2 lgj thjerrëza të kuqe
2 lgj makarona për supë
1 domate të grirë në rende
2-3 lgj vaj ulliri
Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim qepën e grirë imët së bashku me thelpinjtë e hudhrës të prera në feta të holla. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë selinonë dhe karrotat dhe vazhdojmë kaurdisjen për 3-4 minuta. Më pas shtojmë domaten të grirë në rende, çikoren, qiqrat e ziera me parë, thjerrëzat e kuqe dhe makaronat. Shtojme ujë ose buljon dhe e lemë supën të zierje në temperaturë mesatare. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper, e lemë pak të ajkoset dhe e servirim të ngrohtë.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Kavurme e çobanit
Kavurme e çobanit
Përbërësit:
500 gr mish qingji ose viçi
2 qepë mesatare
3-4 speca me ngjyra të ndryshme
2-3 kokrra domate
1 kokë hudhër
Vaj luledielli ose misri
Spec djegës
Kumin
Piper
Kripë
Përgatitja:
Fillimisht presim mishin në kubikë, shtojmë pak vaj ose dhjamë dhe e kaurdisim mire nga të gjitha anët. Më pas shtojmë 1 gotë ujë dhe e lemë mishin të ziejë për rreth 20 minuta.
Ndërkohë të gjitha perimet i presim në kubikë dhe i shtojmë tek mishi së bashku me kokën e hudhrës. I lemë perimet të kaurdisen së bashku me mishin për rreth 15 minuta me kapak mbuluar. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike sipas dëshirës. E lemë gatimin dhe 5 minuta në zjarr pa kapak dhe më pas e kemi gati për t’a servirur.