• VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Kulaç me kos

    Kulaç me kos

    Përbërësit:

    500 gr miell

    200 ml kos

    5 lgj vaj

    2 kokrra vezë

    100 ml qumësht

    ½ lgj kripë

    ½ lgj sodë buke

    100 gr djathë të bardhë

    Përgatitja:

    Marrim miellin e sitim, hapim një gropë në mes ku shtojmë të gjitha produktet, përveç djathit.

    Pasi e zemë brumin, sipër shtojmë copat e djathit të cilat i zhysim në brendësi të brumit. E lyejmë sipërfaqen e kulaçit me vezë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 22 shkurt 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga bomba e ish-ministrit Cani që tregon pse refuzoi inceneratorin te Yuri Kim tërbon koalicionin e "non grata"-ve e deri tek gjykata i jep tjëtër shuplakë Dukës.

  • VIDEO

    Çfarë do të djegin Inceneratorët dhe konflikti Ruso-ukrainas

    Teksa u pyet kush është arsyeja që ka dhënë dorëheqjen nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Spaho tha se ishte reagim ndaj refuzimit për të marrë dëshminë e dy gazetarëve të cilët kohë më parë kanë investiguar hollësisht për inceneratorin e Elbasanit. Ndërsa për deklaratën e Ramës, i cili thotë se kush shkel ligjin mban përgjegjësi individuale, për Spahon është ndryshe. Përgjegjësitë sipas Spahos janë institucionale, individuale dhe morale.

  • VIDEO

    Tirona e zotnive t'papërkulun (Pjesa e dytë)

    Një dokumentar mbi vitet plot shkëlqim të kryeqytetit, që u pasuan me dhunë dhe terror prej diktaturës komuniste. Si rrodhën fatet e qindra viktimave dhe heronjve tiranas që dëshmuan qëndresë shembullore duke iu kundërvënë regjimit me një disidencë të gjatë, 45-vjeçare.Kjo është pjesa e dytë e dokumentarit.

     

  • VIDEO

    Lorenc Vangjeli zbulon: Sherr në korridoret e PD-së mes Grida Dumës dhe Jorida Tabakut

    Basha më tepër se përzgjedhjes së kandidatëve për 6 bashkitë, më tepër ka menduar dhe po mendon argumentin që do të thotë pas rezultatit të 6 marsit. Kështu tha analisti Lorenc Vangjeli për ‘Kontrast’ në Report TV teksa shtoi se shpesh harrohet një komponent i rëndësishëm i Partisë Demokratikem siç është grupi parlamentar.

  • VIDEO

    Spaho: Do protestojmë fuqishëm kundër regjimit dhe aferave korruptive! Basha-Rama shtojca të njëri-tjetrit

    Mbështetësi i ish-kryeministrit Sali Berisha, Edmond Spaho, tha se kanë objektiv çinstalimin e regjimit të Edi Ramës. Spaho deklaroi në emisionin ‘5 pyetjet nga babaramo’ se do të organizojnë protesta kundër qeverisë dhe kundër aferave korruptive. Sakaq, Spaho tha se Basha dhe Rama janë shtojcva të njëri-tjetrit.

     
  • VIDEO

    Spaho komenton deklaratën e Kim: Ka bërë disa shkelje, s'është hera e parë! Fut hundët në punët e brendshme! Shembull për të mos u ndjekur! Më 6 mars do fitojmë

    Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Edmond Spaho, komentoi deklaratën e ambasadores së SHBA, Yuri Kim, e cila pyeti kandidatët e Berishës se çfarë u ofrojnë votuesve në një kohë kur sponsori i tyre është non grata. Spaho e cilësoi të papranueshme dhe ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë. Sakaq, Spaho tha se Kim tregoi sot një shembull që s'duhet ndjekur ndërsa theksoi se ka shkelur Konventën e Vjenës për statusin e diplomatit.

     
  • VIDEO

    Spaho në '5 pyetjet': PS refuzon të bashkëpunojë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët! Nuk jepen 430 mln euro pa dijeninë e Edi Ramës! Ja pse dhashë dorëheqjen

    Teksa u pyet kush është arsyeja që ka dhënë dorëheqjen nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Spaho tha se ishte reagim ndaj refuzimit për të marrë dëshminë e dy gazetarëve të cilët kohë më parë kanë investiguar hollësisht për inceneratorin e Elbasanit. Ndërsa për deklaratën e Ramës, i cili thotë se kush shkel ligjin mban përgjegjësi individuale, për Spahon është ndryshe. Përgjegjësitë sipas Spahos janë institucionale, individuale dhe morale.

  • VIDEO

    'Mbetjet' në politikë, kush e pëson?

  • VIDEO

    E rëndë në ’Pa Gjurmë’! Babai shfaq videon ku nëna dhunon tre vajzat e mitura flet dhunuesja: I rraha vajzat se burri më tradhtoi me tjetër

    Ishte shokuese shfaqja e një video ku nëna dhunon tre fëmijët e mitur. Valmir Barmeta dhe Antoneta Hystuna u divorcuan dy javë më parë, ndërsa pasditen e kësaj të hëne në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV 33-vjeçari e denoncon për dhunë. Babai kërkon të marr kujdesatrinë e fëmijëve, pasi Gjykata më 8 shkurt të këtij viti ia la nënës. Pas akuzave në studio erdhi edhe reagimi i nënës së tri vajzave. Antoneta pranoi se fëmijët i ka dhunuar dhe këtë e ka bërë në shenjë hakmarrje, pasi burri iku me një tjetër grua.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Petulla të fshira

    PETULLA TË FSHIRA  

    Përbërësit:

    300 gr miell

    600 ml qumësht ose ujë

    2 kokrra vezë

    1 majë luge kripë

    300 gr djathë

    4-5 thelpinj hudhër

    Për salcën e petullave :

    40-50 gr gjalpë

    2 lgj vaj ulliri

    250 ml ujë

    2 thelpinj hudhër

    Përgatitja:

    Tek mielli shtojmë qumështin ose ujin dhe e trazojmë mirë që mos ketë kokrriza. Shtojmë më pas vezët dhe pak kripë. 

    Vendosim një tigan në nxehtësi mesatare, dhe e fshijmë tiganin me një letër kuzhine të spërkatur me vaj ulliri. Hedhim një garuzhde nga brumi i petullave, e lemë pak minuta derisa anët të fillojnë të mpiksen. E kthejmë petullën nga ana tjetër dhe kështu vazhdojmë me petullat e tjera derisa të mbarojmë të gjithë masën e brumit.

    Në një tavë vendosim një petull, e spërkasim me djathë të grirë dhe hudhër të grirë imët. Vendosim përsëri petull spërkatur me djathë dhe hudhër. Kështu vazhdojmë derisa të përfundojnë të gjitha petullat. Në fund i spërkasim petullat me pak vaj ulliri dhe i presim.

    Në një tenxhere vendosim pak gjalpë të shkrijë, shtojmë 2 lugë vaj ulliri , 2 thelpinj hudhër dhe 250 ml ujë. E trazojmë mirë për pak minuta. Më pas largojmë hudhrat dhe lëngun e hedhim në tavë sipër petullave. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 7-8 minuta.

  • VIDEO

    Fermerët në protestë, kreu i shoqatës: Ministrja na 'preu në besë', në VKM s'u paraqiten kërkesat tona! Skemat e reja përjashtuan 60 % të bujqve nga subvencionet

    Prej kohësh fermerët në të gjithë vendin kanë protestuar kundër skemave të reja të subvencionimit ku shteti ka ndryshuar dyshemenë për përfitimin e tyre duke rritur numrin e krerëve për lopë dhe dele.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv