-
VIDEO
Lufta e largët, në kufi me Shqipërinë
-
VIDEO
‘E durova për të gjitha,braktisjen nuk ia fal’/Humb të bijën,nëna i mohon atësinë
Deri 3 muaj më parë jetonin bashkënë të njëjtën banesë, por sot babai i një vajze 3-vjeçare ka humbur çdo kontakt me të. Tomor Tarushi, 47-vjeçari nga Librazhdi vjen të rrefejë në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv ngjarjen, kur nëna u largua sëbashku me të bijën nga banesa në Francë mesin e dhjetorit të një viti më parë. Çifti prej 6 muajsh jetonin në një kamp, ku qëndronin në kërkim të një azili. Bashkëjetesa ishte bërë gjithnjë e më e vështirë, pasi shpesh burri përballej me sjelljen agresive të bashkëshortes së tij. Ajo kishte shfaqur pakënaqësi ndaj tij, deri në kërkesën për t’u ndarë. Ai tentoi shpesh ta shpëtonte bashkëjetesën për hir të gjashtë viteve që jetonin bashkë. Nuk do zgjaste shumëkohë, kur në një nga ditët e kthimit të 47-vjeçarit nga puna nuk i gjen më në banesë. Ai telefonon gruan e tij Aida Satka, nga e cila mëson se kishte gjetur një tjetër shtëpi, me ndihmën e qendrës sociale për azilantët. Ai nuk mundi tëzbulojë dot adresën ku strehohet nëna dhe vajza, ndaj kthimi i tij në Shqipëri bëri që ai të mos ketëmëasnjë informacion për ta. I mbetur në udhëkryq për fatin e vogëlushes, me të cilën është kilometra larg,Tomori i drejtohet emisionit “Pa Gjurmë” me shpresën se shumë shpejt do të ribashkohet me të bijën.
-
VIDEO
Jetoi tre vite në Luhansk, ish-futbollisti Parid Xhihani hap derën për miqtë e tij në Ukrainë: Kam kontaktuar me 3 shokët e mi, janë të shokuar! Do t'i pres në Shqipëri
Parid Xhihani ish-futbollist shqiptar, i cili ka jetuar dhe luajtur me ekipin Zorya Luhansk, për 3 vite në Luhansk në Ukrainë, rajonin ku nisi konflikti me Rusinë, thotë se ka hapur dyert për miqtë e tij në Ukrainë. Xhihani tha se ka kontaktuar me 3 miqtë e tij në Ukrainë, për të cilët ka hapur dyert e shtëpisë në Shqipëri dhe tha se nëse ato do të kalojnë kufirin në Poloni do të strehohen tek ai.
-
VIDEO
Tirana dhe jeta e panjohur e kryeqytetit, gazetarja sjell dokumente autentike të Arkivit Osman
Gazatarja e njohur Rezarta Delisula, ka publikuar sëfundmi librin ““Çfarë ka qenë Tirona”, një botim ku lexuesi mund të gjej materiale të bollshme historike prej arkivave shqiptare dhe osmane mbi jetën dhe themelimin e kryeqytetit. Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” ajo u shpreh se të gjithë duhet të dimë historinë e vendit ku jetojmë dhe të ndihemi krenarë sepse përmes dokumentave tregohet një Tiranë zemërgjerë.
Ky është një libër i përgjithshëm ku mësohet historia e kryeqytetit dhe të gjithë ne duhet ta dimë historinë e krueqytetit ne jetojmë këtu dhe duhet të ndihemi krenarë sepse përmes dokumentave Tirana del si një qytet zemërgjerë, një qytet me ambicie për të ndërtuar rrugë dhe shkolla dhe ura me fonde të banorëve të tiranës.një qytet që ka dhënë shembullin në gjthë shqipërinë për marrëdhënien fetare për miqësinë mes feve dhe respektin ndaj feve te ndryshme dhe kjo duhet lexuar nga të gjithë. Pastaj të gjtiha dokumentat meqë vijnë në mënyrë të paprekur, atom und të studiohen fare mirë nga studiuesit dhe historianët dhe mund të ahpen tema diskutimi ose mund të jetë pikënisje për një studim ose libër tjetër sepse dokumenett janë unike dhe kanë shumë vlera për historinë shqiptare.
-
VIDEO
Përlotet Rezarta Delisula, supriza emocionuese nga djali i saj, plot dashuri dhe mbështetje për të
Gazatarja e njohur Rezarta Delisula, ka publikuar sëfundmi librin ““Çfarë ka qenë Tirona”, një botim ku lexuesi mund të gjej materiale të bollshme historike prej arkivave shqiptare dhe osmane mbi jetën dhe themelimin e kryeqytetit. Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” ndërsa fliste për punën e saj, një moment tepër emocionues ishte edhe supriza e këndshme nga djali I saj në studion e ‘’Rreze Diellit’’.
-
VIDEO
Tradita e vjetër e nuseve tiranse, nga paja tek zakonet
Gazatarja e njohur Rezarta Delisula, ka publikuar sëfundmi librin ““Çfarë ka qenë Tirona”, një botim ku lexuesi mund të gjej materiale të bollshme historike prej arkivave shqiptare dhe osmane mbi jetën dhe themelimin e kryeqytetit. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ajo na shëtit në pikat kryesore të Tiranës së vjetër duke treguar një pjesë të historisë së kryeqytetit të vendit.
-
VIDEO
Rizoto me bizele nga zonja Albana
Rizoto me bizele
Përbërësit:
- 2 fç oriz
1 fç bizele
1 fç karrota në kubikë
1 qepë
1/2 lgj koncentrat
1/2 lgj kripë
1 lç piper
1 lç shafran
Përgatitja:
Kaurdisim qepën e grirë imët dhe sapo qepa të bëhet transparente shtojmë bizelet dhe karrotat. Vazhdojmë kaurdisjen për rreth 5 minuta dhe më pas shtojmë orizin, koncentratin dhe shafranin. E trazojmë mirë duke shtuar ujin, kripën dhe piperin. E lemë orizin të ziejë duke e trazuar herë pas here.
-
VIDEO
Patate dhe kofsha pule me erëza në tenxhere nga zonja Albana
Patate dhe kofsha pule me erëza në tenxhere
Përbërësit:
1 kg kofsha pule
500 gr patate
hudhër pluhur
salcë e kuqe
koncentrat
xhinxhër
spec djegës
kerri, vaj ulliri
soja, kripë, piper
Përgatitja:
Në një tas të madh vendosim të gjitha erëzat. Shtojmë 1 lugë salcë koncentrat, vaj ulliri dhe soja. E trazojmë mirë dhe vendosim kofshët e pulës, i lyejmë mirë dhe i lemë mbuluar në tas të marinohen mirë.
Më pas shtrojmë në një tenxhere me bazë të gjerë një letër pjekje. Vendosim mbi letrën e pjekjes kofshat e marinuara të pulës. Presim patatet në kubikë mesatare dhe i kalojmë tek salca marinuese e pulës. I trazojmë mirë që të marinohen dhe më pas i vendosim patatet tek kofshat e pulës. I mbulojmë me një letër pjekje, vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të përgatitet në temperaturë mesatare për 35-40 minuta duke shtuar herë pas here nga pak ujë/buljon të ngrohtë.
-
VIDEO
Byrek me mëlçi, mish pule dhe qepë nga zonja Albana
Byrek me mëlçi, mish pule dhe qepë
Përbërësit:
1 pako petë të pjekura
3 petë të bëra vetë
3 qepë të mëdha
250 gr mëlçi
1/2 pulë
2 tufa ose 2 lgj nenexhik
vaj ulliri
spec djegës
kripë, piper
Përgatitja:
Petët e pjekura i thërrmojmë dhe i përziejmë me vaj ulliri dhe nenexhik. Ndërkohë përgatisim pak brumë dhe hapim 3 petë të cilat i shtrojmë në tavë. Mbi petët e hapura vendosim petët e thërrmuara me nenexhik. Mbledhim pak anët dhe e vendosim tavën në furrë në 180 gradë Celsius dhe e lemë derisa petët të marrin ngjyrë.
Ndërkohë përgatisim mbushjen. Kaurdisim me vaj ulliri qepët derisa të zbuten, më pas shtojmë mëlçitë dhe mishin e pulës të cilin e kemi zjerë më parë dhe bërë në fije. Shtojmë pak ujë, spec djegës, kripë dhe piper dhe i lemë mëlçitë të ziejnë.
Masën e mbushjes e vendosim mbi petët e pjekura dhe e vendosim përsëri në furrë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 25 shkurt 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Putini nis luftën Rusia sulmon Ukrainën te armiku tek porta e deri tek përmbarimi bllokon asamblenë e 2 marsit në FSHF.
-
VIDEO
Putin pushton Ukrainën, po tani?/Gjyqi, 17 vite burg për Becchettin
Emisioni Repolitix trajtoi në pjesën e parë agresionin rus ndaj Ukrainës. Çfarë do të bëjë Perëndimi pas pushtimit rus të Ukrainës? I ftuar në studio ish-presidenti Bamir Topi. Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi vendimin e gjykatës së Tiranës për dënimin me 17 vite burg për Francesco Becchettin. Të ftuar në studio Arsen Rusta dhe Pano Soko.
-
VIDEO
Sulmi rus ndaj Ukrainës, Çoçoli në Report Tv: Do ketë pasoja ekonomike edhe në Ballkan! Shqipëria të mbushë rezervat e saj me ushqim
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës do të sjellë goditje për ekonominë e Europës, por jo vetëm. Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli tha në Report Tv se ky sulm do të sjellë pasoja ekonomike edhe në Ballkan. Duke qenë se Serbia furnizohet me grurë nga Rusia dhe Ukraina, Çoçoli thotë se për shkak të këtij konflikti furnizimi do jetë i pamundur në ditët në vijim.