• VIDEO

    Histori e pazakontë/ ‘Linda binjakët,njërin ma rrëmbeu gruaja nga Vlora

    Duket e pabesueshme historia e rrëfyer pasditen e kësaj të enjte, ajo e një nëne nga Kavaja e cila prej 27 vitesh është në kërkim të djalit të saj. Vëllezërit binjakë Altin dhe Algin erdhën në jetë më 28 nëntor të vitit 1994. Nëna e tyre Lume Spaneshi vjen të rrëfejë këtë histori të pazakontë, ndërsa ngre dyshime se një nga binjakët e saj iu dha një familjeje tjetër nga qyteti i Vlorës. 49-vjeçarja lindi në meternitetin e Tiranës aty ku mësoi se kishte sjellë në jetë dy djem, të cilët për disa ditë me radhë qëndruan në incubator. Ajo i ushqeu ditë me radhë foshnjet e sapolindura, deri kur Alginin, njërin prej tyre e pa në krahët e një çifti nga Vlora. Ky episod nuk i është shlyer nga kujtesa sot e kësaj dite, ndërsa Lume Spaneshi ka 27 vite që kërkon të mësojë për fatin e djalit të saj. ’Kam ardhur të kërkoj djalin tim Algin. Kam lindur në maternitetin e Tiranës më 28 nëntor të vitit 1994. M’u dha lajmi se kisha sjell në jetë dy djem dhe gëzonin shëndet të mirë. Fëmijët i pashë ditën e tretë pasi i linda, kur infermieria më tregoi djemtë, të cilët ndodheshin në inkubator. Fëmijët i panë edhe familjarët e mi. I kam ushyer për disa ditë me radhë, por pas një jave nga lindja kur unë shkova të shihja djemtë, infermiera me emrin Hana më genjeu duke më thënë se nuk kisha dy djem, por një vajzë dhe një djalë. M’u duk e çuditshme e gjitha kjo gjë, pasi në të vërtetë unë e pashë me sytë e mi kur në të njëjtën dhomë me mua, një zonjë nga qyteti i Vlorës që kishte lindur kishte në krahë djalin tim dhe po e vishte. Atë djalë ia solli para syve të mi infermierja dhe ishte i ngjashëm me vëllain e tij binjak Altinin. I bëra denoncim në atë kohë se ku ma kishin çuar fëmijën ? Dyshoj se ajo zonjë ka lindur një fëmijë, i cili kishte vdekur dhe ata morën djalin tim. Ajo e veshi djalin dhe u largua dhe mua nuk më dha asnjë shpjegim. Shkova deri tek zyra e drejtorit të spitalit dhei kërkova sqarime për gjithë këtë situatë, për të cilën ai mori masa duke shkarkuar nga puna doktorin. Por unë nuk munda dot ta merrja djalin tim për të cilin jam sot këtu’ Në kërkim të vëllait binjak është edhe Altin Spaneshi, ai i cili mori guximin ta denoncojë këtë histori në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv. Dëshmitarë të kësaj ngjarje janë edhe anëtarët e tjerë të familjes, gjyshja dhe tezja e binjakëve. E bindur për të vërtetën që mban peng zemrën e kësaj nëne, Lume Spaneshi e ka një mesazh të fortë për çiftin që dyshon se i rrëmbeu të birin nga materniteti. ’Atij çifti unë nuk dua tua prish jetën.Vetëm dua të di që djali që ata kanë rritur ta dijë se ka një vëlla dhe një motër. Ta di që më ka nënë mua. Nëse është keq ti gjendem pranë, e nëse është mirë të vazhdojë jetën e tij, se ata prindër e kanë rritur, pavarësisht çfarë na ndodhi ne në maternitet 27 vite më parë’

  • VIDEO

    Pa Gjurme-Nëna tregon si i morën foshnjen para syve: Drejtori më tha se do shkarkonte mjekun

    ’Kam ardhur të kërkoj djalin tim Algin. Kam lindur në maternitetin e Tiranës më 28 nëntor të vitit 1994. M’u dha lajmi se kisha sjell në jetë dy djem dhe gëzonin shëndet të mirë. Fëmijët i pashë ditën e tretë pasi i linda, kur infermieria më tregoi djemtë, të cilët ndodheshin në inkubator. Fëmijët i panë edhe familjarët e mi. I kam ushyer për disa ditë me radhë, por pas një jave nga lindja kur unë shkova të shihja djemtë, infermiera me emrin Hana më genjeu duke më thënë se nuk kisha dy djem, por një vajzë dhe një djalë. M’u duk e çuditshme e gjitha kjo gjë, pasi në të vërtetë unë e pashë me sytë e mi kur në të njëjtën dhomë me mua, një zonjë nga qyteti i Vlorës që kishte lindur kishte në krahë djalin tim dhe po e vishte. Atë djalë ia solli para syve të mi infermierja dhe ishte i ngjashëm me vëllain e tij binjak Altinin. I bëra denoncim në atë kohë se ku ma kishin çuar fëmijën ? Dyshoj se ajo zonjë ka lindur një fëmijë, i cili kishte vdekur dhe ata morën djalin tim. Ajo e veshi djalin dhe u largua dhe mua nuk më dha asnjë shpjegim. Shkova deri tek zyra e drejtorit të spitalit dhei kërkova sqarime për gjithë këtë situatë, për të cilën ai mori masa duke shkarkuar nga puna doktorin. Por unë nuk munda dot ta merrja djalin tim për të cilin jam sot këtu’

  • VIDEO

    Konsulli i Ukrainës në vendin tonë: Putin ka sulmuar bazat ushtarake! Pushtimi nuk do të zgjasë, do të gjendet një zgjidhje

    Bledi Bajraktari, konsull i Ukrainës në vendin tonë tha se Vladimir Putin po sulmon një popull të pafajshëm, ndërsa theksoi se deri tani janë sulmuar bazat ushtarake. Bajraktari beson se pushtimi nuk do të zgjasë, pasi Rusia nuk mund të mbajë të pushtuar një shtet të pavarur, ndërsa thekson se d të gjendet një zgjidhje

  • VIDEO

    Keku më i lirë dhe i shpejtë me portokall nga zonja Albana

    Keku më i lirë dhe i shpejtë me portokall

    Përbërësit:

    500 gr miell

    1 gotë vaj ulliri

    2 gota sheqer

    5 kokrra vezë

    1 gotë lëng portokalli

    Lëkurë e grirë portokalli

    Përgatitja:

    Rrahim fillimisht vezët me sheqerin. Sapo sheqeri të tretet shtojmë lëngun e portokallit dhe vajin e ullirit. E trazojmë mirë dhe më pas hedhim gradualisht miellin duke e situr. E punojmë brumin mirë dhe në fund shtojmë lëkurë portokalli të grirë. E vendosim brumin e kekut në një tavë, e nivelojmë mirë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.

  • VIDEO

    Tavë me spinaq, patate dhe qumësht, super shije nga zonja Albana

    Tavë me spinaq, patate dhe qumësht, super shije

    Përbërësit:

    3 lgj vaj ulliri

    1 qepë mesatare

    2 thelpinj hudhër

    2 patate

    1 spec i kuq

    1 tufë spinaq

    1 tufë koper

    1 tufë majdanoz

    2 lgj miell

    1 gotë qumësht

    100 gr djathë kaçkavall

    Spec i kuq pluhur

    Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Fillimisht kaurdisim qepën të prerë në rrathë të imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë patatet të prera në kubikë mesatarë dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa patatet të marrin pak faqe. Më pas shtojmë dy thelpinj hudhër të prera imët në feta, specin e kuq të prerë në unaza dhe spinaqin e grirë imët. Vazhdojmë kaurdisjen dhe sapo spinaqi të ulë vëllimin rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe piper të kuq. E trazojmë me lugë druri, e spërkasim me pak miell dhe në fund shtojmë qumështin. Masën e vendosim në një tavë, e nivelojmë mirë dhe e mbulojmë të gjithë siperfaqen me djathë kaçkavall të grirë. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.   

  • VIDEO

    13-vjeçarja fenomen, me emisionin e saj në radio dhe valltare profesionte

    Klea Rrapi është vetëm 13-vjeç por deri më tani është cilësuar një fenomen I vërtetë. Ajo moderon emisionin e saj në radio, ëhtë valltare profesionite dhe këngëtare. Me një pasion të veçantë për artin, Klea tregoi në një intervistë për emisionin ‘’Rreze Dielli” për pasionet e saj të veçanta.

  • VIDEO

    Shefja shqiptare në krye të kuzhinës Italiane, ‘çmend’ vip-at dhe këngëtarët me gatimet e veçanta

    Ajo është ndër shqiptarët e sukseshëm të cilët na bëjnë krenar me arritjet e tyre edhe në vendet e tjera. Silvana Musej është shefja e kuzhinës me origjinë nga Kavaja e cila prej 23 vitesh punon në Itali në qytetin e Piemntoes. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”, ajo tregoi më tepër për punën e saj dhe pasionin  për kulinarinë.

  • VIDEO

    Japraku i vjetër shqiptar në restorantet italiane, ja receta e veçanta

    Njhuni me shefen shqiptare prej 23 vitesh në Itali ka arritur majat e suksesit në kulinari, duke fituar zemrat e italianëve me recetat e saj të veçanta. Ajo solli në emisionin ‘Rreze Dielli’ edhe një recetë shqiptare që po bëhet fenomen në restoranet italiane.

  • VIDEO

    Supë peshku në 5 minuta nga zonja Albana

    Supë peshku në 5 minuta

    Përbërësit:

    2 peshq merluc

    2 patate

    1 kungull

    1 qepë

    1 presh

    2-3 karrota

    4-5 gjethe selino

    2-3 lgj vaj ulliri

    1 litër ujë

    1 kokërr vezë

    Lëng limoni

    Kripë, piper

    Gjalpë të tretur për servirje

    Përgatitja:

    Fillimisht kaurdisim një qepë të grirë imët së bashku me pjesën e bardhë të preshit. Ndihmojmë zbutjen me pak kripë dhe piper dhe më pas shtojmë karrotat dhe patatet të prera në kubikë të vegjël. Vazhdojmë kaurdisjen për disa minuta dhe më pas shtojmë kungullin, gjethet e selinosë dhe peshkun merluc të prerë në copëza. Shtojmë ujë të ngrohtë në masë të përbërësve, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë supën të marrë valë. Në fund e presim me një vezë të rrahur me lëng limoni dhe e servirim të ngrohtë duke e spërkatur me pak gjalpë të tretur.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 24 shkurt 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga Gjykata dënon me 17 vite burg Francesco Becchetti-n te kush e fitoi duelin me Edi Ramën në komisionin e inceneratorëve e deri tek balli nuk ishte viktimë.

  • VIDEO

    Historia e vajzës që nuk di të flasë, por që do t’ju thotë shumë

    ‘Përtej botës sime’ është një libër tronditës dhe frymëzues, ku tregohet historia e një vajzë që nuk di të flasë por përmes heshtjes së saj thotë shumë. Në një intervistë për ‘’ Rreze dielli’’ në Report Tv Aida Baro, kryeredaktore dhe përkthyese tregon më shumë detaje për këtë libër që do t’ju mbajë mbërthyer në cdo faqe të tij.

  • VIDEO

    Sa afër fëmijëve janë baballarët e sotëm?

    Përkushtimi i  babait dhe  shoqërimi me fëmijën, sjell shumë përfitime për fëmijën në të gjitha aspektet e rritjes dhe zhvillimit të tij, por edhe për vetë babain. Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ në Report Tv, pediatria Lira Gjika këshilloi baballarët e rinj se si të krijonë një marrëdhënie të shëndetshme me fëmijët e tyre. Por sa afër fëmijëve janë baballarët sot?

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv