-
VIDEO
Ylli Merja: Tregoni nga çfarë sëmundje vuani, t’ju them kurën që ju shpëton brenda pak ditësh
Mjeku popullor, Ylli Merja në një intervistë në rubrikën ‘Bima dhe shëndeti’ në emisionin ‘Rreze Dielli’ iu përgjigj telefonatave të qytetarëve me shqetësime nga më të ndryshme shëndetësore duke sjell kura për secilin prej tyre.
-
VIDEO
Mjekët pediatër nga Kosova të interesuar për produktet bimore të mjekut popullor Ylli Merja
Ylli Merja në një takim me pediatrin nga Kosova, i cili është shprehur shumë i inetresuar për bimet medicinale që ndihmojnë fëmijët në probleme të ndryshme shëndetësore, ka ndarë këshilla të vlefshme për shëndetin e tyre.
-
VIDEO
Supë me mish të grirë dhe kos në 5 minuta nga zonja Albana
Supë me mish të grirë dhe kos në 5 minuta
Përbërësit:
500 gr mish të grirë
2 thelpinj hudhër
1 lgj salcë
2 lgj miell
1 litër ujë
1 lgj gjalpë
1 lgj vaj ulliri
1 gotë qumësht
1 gotë kos
1 spec djegës
1 lgj uthull
Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tenxhere shtojmë gjalpë dhe vaj ulliri dhe kaurdisim mishin e grirë derisa të marrë ngjyrë, më pas shtojmë salcën e domates dhe rreth 1 litër ujë. E lemë të ziejë në temperaturë mesatare, ndërkohë shtojmë pak kripë dhe piper.
Miellin e përziejmë me qumështin dhe kosin dhe e shtojmë tek supa. Në fund shtojmë hudhrat e shtypura dhe pak uthull.
-
VIDEO
Pispilia më e shpejtë me perime nga zonja Albana
Pispili më e shpejtë me perime
Përbërësit:
500 gr lakër të bardhë
2 karrota
2 patate
1 presh
2 speca të kuq
2 qepë të njoma
1 tufë majdanoz
100 gr djathë të grirë
4 vezë
2 lgj qumësht
2 lgj kos
4 lgj vaj luledielli
5 lgj miell
1 lk fryrës
2 lk kripë
Piper i zi
Piper i kuq
Përgatitja:
Fillimisht grijmë lakrën dhe karrotat në rende. Presim preshin në mes për së gjati dhe më pas në rrethore të vogla, specat i presim në kubikë të vegjël, ndërsa qepët e njoma dhe majdanozin i grijmë sa më imët. Të gjitha perimet i bashkojmë në një tas ku shtojme djathin e grirë.
Në një enë vendosim qumështin, kosin, vajin, vezët, kripën dhe piperin e zi. I trazojmë mirë dhe më pas shtojmë miellin e situr së bashku me fryrësin. E përziejmë mirë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. I bashkojmë të dyja masat bashkë dhe i vendosim në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje. E spërkasim sipërfaqen me djathë kaçkavall dhe piper të kuq dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.
-
VIDEO
Si pritet të nis Marsi për të gjitha shenjat, sipas astrologut Jorgo Pulla
Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin ‘’Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 28 shkurt deri në 6 Mars) për të gjitha shenjat. Ndërsa bëri edhe një parashikim të përgjithshëm për muajin mars.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 28 shkurt 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Putin kërcënon me armë bërthamore te Rusia dhe Perëndimi e deri tek Shakohoxha çon në prokurori Shulkun e Topçiun për zgjedhjet në FSHF.
-
VIDEO
Ferma e familjes Malaj
Bariu dhe fermeri Myfit Malaj rrëfen historinë e tij personale si pjesë e fermës së familjes. Përse ai nuk është larguar në emigrim si mijra të rinj vlonjatë. Por ai kërkon edhe mbështetjen nga shteti për fermat e fshatit.
-
VIDEO
Shërbimet veterinare në fermën Malaj
Vangjel Shehaj, veterineri I fermës së familjes Malaj, tregon ecurinë dhe mbarëvajtjen e bagëtive për gjatë gjithë vitit.
-
VIDEO
Fermerët e deleve në Llakatund
Fshati Llakatund në qarkun e Vlorës dhe fermerët e bagëtive në atë fshat është destinacioni I fundit I emisionit veri jug. Ndalesë në fermën e Qani Malajt i cili, vec bagëtive të imta, deleve dhe dhive, ka krijuar në stallat e fermës edhe kushte të mira për rritjen dhe shtimin e lopëve. Marja e tokave me qera dhe shqetësimi I banorëve të fshatit për mungesën e vaditjes së arave, nga të cilat ata sigurojnë ushqimin për bagëtitë. Myfiti, djali I fermerit Malaj, rrëfen historinë personale përse ai nuk është larguar nga vendlindja në emigrim në Gjermani, si mijra të rinj në Vlorë. Por, shton ai, për fermën e familjes dhe fermerët e tjerë, mungon mbështetja nga ana e shtetit. Ndiqni reportazhin “Fermerët e deleve në Llakatund”, realizuar nga moderatori I emisioneve veri jug, gazetari Agim Pipa
-
VIDEO
Llakatundi - fshati me mbështetje nga BERZH
Inspektori I veterinarisë në qarkun e Vlorës Demir Dervishaj flet mbi mbështetjen e qendrës rajonale të blegtorisë dhe bujqësisë nga ana e AZHBR, një organizëm europian në ndihmë të bizneseve të vogla dhe të mesme në vendin tonë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 26 shkurt 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Putin nuk ndalet ndërsa Ukraina kërkon bisedime te a rrezikon Ballkani e deri tek xhelozia e Donaldit për udhëtimin e Beatrix në Dubai solli ndarjen.
-
VIDEO
Kriza në Ukrainë, Çollaku: Europa s'do jetë më e njëjta! Hoxhaj: Putin si Hitleri! Sa herë Rusia sulmon Europën Lindore, Serbia do ‘godas’ Ballkanin
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku tha për Report Tv se Europa nuk do të jetë më e njëjta pas sulmit të Ukrainës nga Rusia.