-
VIDEO
Meta: S'do e pranoja kurrë një mandat të dytë si president! Sot problemi është te opozita e çoroditur
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk do të marrë kurrë një mandat të dytë në krye të shtetit. Ai tha se e pranoi këtë post atëherë kur vendi kishte nevojë, e ndërsa tani sipas tij problemi qëndron te opozita, duke lënë të nënkuptuar se do rikthehet në rolin e tij kundër qeverisë.
-
VIDEO
Meta në Report TV: Unë kam qenë presidenti më bashkëpunues me qeverinë
Ulja e toneve mes presidencës dhe mazhorancës, presidenti Ilir Meta tha se kjo ka ardhur për shkak se nuk pasur sulme nga ana e qeverisë. Ai e cilësoi veten si presidentin më bashkëpunues me qeverinë që ka pasur vendi.
-
VIDEO
‘Meta, boksier që e kanë lënë të luajë muzikë klasike’, Vangjeli: Loja fillon pas pushimeve të verës…
Përballë Presidentit, që ishte i ftuar në ‘Kontrast’ në Report TV, analisti Lorenc Vangjeli komentoi vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe pasojat e saj.
-
VIDEO
'Kushtetuesja' nuk shkarkoi Presidentin, Meta: Edhe pas këtij vendimi i qëndroj padisë ndaj Kuvendit për falsifikim, nuk zhvilloi një proces i drejtë ndaj meje
Presidenti Ilir Meta i ftuar në "Kontrast" në Report Tv tha se do i qëndrojë padisë që ka bërë ndaj Kuvendit për falsifikim të dokumenteve për procedurat e nisura për shkarkimin e tij edhe pse gjykata Kushtuese vendosi të mos e shkarkojë. meta tha se falsifikimi është vepër penal pasi ky ishte një rast skandaloz. Ai tha se edhe një qytetari të thjeshtë i sigurohet një proces i rregullt, ndërsa presidentit jo.
-
VIDEO
Meta në 'Kontrast': Nëse do shkarkohesha nga 'Kushtetuesja', do i drejtohesha Gjykatës Europiane
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nëse do të ishte shkarkuar nga Gjykata Kushtetuese, atëherë ai do t'i drejtohej Gjykatës Europiane.
"Nuk jam shprehur se ende nuk kemi një vendim të zbardhur, me vulë me numër protokolli , me argumentimet, për thelbin nuk kam nxitim për t'u shprehur se tjetër gjë jepet në media, diçka në të vërtetë. prisja që të jepet në 9 shtator në Kuvendin e kaluar, ne kemi qenë korrekt në këtë proces dhe jemi përgatitur që fundin e këtij procesi ta kishim në gjykatë Europiane. Nuk ka materie dhe as procedura të rregullta për shkarkimin e presidentit. Një Kuvend që mbron vendimin e një Kuvendi që nuk është më", tha Meta.
-
VIDEO
Si e priti Meta vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe cila do të jetë e ardhmja e tij politike?
Presidenti Ilir Meta sonte në emisionin “Kontrast”.
-
VIDEO
Reforma territoriale, eksperti në Report Tv: Ajo e 2014 ishte bashkëkohore, por jo funksionale, nuk arriti misionin! Shqipëria mos të ndahet në më shumë se 90 njësi vendore
Për ekspertin e qeverisjes vendore, Agron Haxhimali, reforma territoriale e 2014 ishte bashkëkohore, por jo përfaqësuese për interesant e qytetarëve dhe nuk përmbushi misionin.
-
VIDEO
‘Diktatura e FSHF-së mori një sinjal të pastër’, Rudi Vata për anulimin e zgjedhjeve: Do tentojnë të korruptojnë zyrtarët e UEFA-s
Vendimi i gjykatës së Tiranës për të anuluar zgjedhjet e 2 marsit për presidentin e ri të FSHF-së, si pasojë e shqyrtimeve të manipulimeve të bërë në zgjedhjet e shoqatave të futbollit nga federata, është një sinjal shprese për futbollin shqiptar sipas Rudi Vatës. Në ‘Report Tv’ ish-futbollisti dhe kapiteni i kombëtares la të kuptohet se Armand Duka ka vrarë ëndrrën e shumë të rinjve për interesa personale.
“Për herë të parë është marrë një vendim shumë i rëndësishëm, me vlera, që me të vërtetë mund të ndryshojë edhe përceptimin se si kanë funksionuar gjërat. Dërgon sinjale direkte që në Shqipëri po fillon të funskionë ligji dhe nuk ka njerëz absolut që mund të tregtojë vendin sipas epshave të tyre. Vendi jonë ka vuajtur prej këtyre njerëzve. Kanë qenë njerëz të papërgjegjshëm, kanë patur qëllime personale, nepotizma dhe për këtë arsye shumë djemve dhe vajzave të reja i është prerë një ëndërr në mes për shkak të sistemit,”-deklaroi Veta.
-
VIDEO
Një rrugëtim në “Thesaret e Fshehura” të Tiranës
Projekti “Thesaret e Fshehura” me rastin me rastin e 102 vjetorit të Tiranës kryeqytet, u konceptua si një gjueti thesari, me 6 lokacione të ndryshme.
Për secilin prej tyre, grupi i kuratoreve studioi gjatë harta dhe dorëshkrime të vjetra; udhëtoi përmes pemëve gjeneologjike të familjeve brez-pas-brezi; si dhe prezantoi e riktheu në vëmendje disa prej traditave dhe sekreteve që fshiheshin në këto hapësira. Në një intervistë për emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report TV, Romina Ruda, media Pr solli për publikun rrugëtimin përmes 6 lokacioneve nostalgjike.
-
VIDEO
Historia e vajzës nga Tirana që e ka kthyer shtëpinë në një kopësht lulesh
Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” Kristina Zyli, një vajzë e apasionuar pas luleve, solli këshilla dhe informacione të vlefshme për të gjitha vajzat dhe zonjat që dëshirojnë t’I kultivojnë ato në ballkonin apo kopshtin e shtëpisë dhe na prezantoi me shtëpinë e saj të tejmbushur me lule.
-
VIDEO
E mbani mend Pipi Çorapegjatën shqiptare? Ja si duket ajo pas kaq shumë vitesh
Personazhet e emisioneve për fëmijë në vitet ’80-‘90 i mbajnë mend të gjithë që u rritën në atë kohë. Një prej tyre ka qenë Pipi Çorapegjata. Një prej tyre ishte edhe Romina Rudi, vajza e cila do të mbahet mend gjithmonë për rolin e saj në emisionet për fëmijë, por ja si duket ajo sot.
-
VIDEO
Lulëzimi pranveror, ja lulet dhe perimet e përshtatshme për t'u mbjellë këtë periudhë në ballkon
Pranvera është periudha më e mirë për kultvimin e bimëve, erzave dhe perimeve të ndryshme. Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” Kristina Zyli, një vajzë e apasionuar pas luleve, solli këshilla dhe informacione të vlefshme për të gjitha vajzat dhe zonjat që dëshirojnë t’i kultivojnë ato në ballkonin apo kopshtin e shtëpisë dhe na prezantoi me shtëpinë e saj të tejmbushur me lule.