-
VIDEO
Ulqinaku për Report Tv: Masat anti-COVID pothuajse s'ekzistojnë! Pa vaksinë dhe pa distancim, pandemia do zgjasë më shumë se në vendet e tjera
Nëse do të vijohet me mos respektimin e masave anti-COVID dhe refuzimin e vaksinës, atëherë COVID-19 do të largohet nga Shqipëria, shumë më vonë se në shtetet e tjera. Ky mesazh ka qenë i qartë nga epidemiologu, Dritan Ulqinaku. Aktualisht është në fuqi ora policore dhe mbajtja e maskës në ambientet, për të cilat Ulqinaku tha se nuk po zbatohen.
-
VIDEO
Ngacmimet seksuale online/ Hazizaj në Report Tv: 1 nga 10 fëmijë në Shqipëri viktima, 70% vajza, policia të ketë rol më të madh! Sociologu Dervishi: Shumë s’tregojnë nga turpi
Drejtori i CRCA, Altin Hazizaj tha në Report Tv se 1/10 e fëmijëve në Shqipëri janë viktimë e dhunës seksuale në internet, ndërsa shtoi se ky numër është trefishuar gjatë 2021. Ai tha se nga rastet e raportuara përmes platformave të posaçme, 70% prej tyre vijnë nga vajzat.
-
VIDEO
Manipulimin e zgjedhjeve, ekspertët e UEFA-s takim sot në FSHF me shoqatave rajonale! Shkon edhe kreu i shoqatës Tirana, Prodani: E mora vesh nga mediat
Delegacioni i UEFA-s do të zhvillojnë ditën e sotme, në orën 11:00, në ambientet e FSHF, një takim me të gjithë përfaqësuesit e shoqatave që kanë bërë padi për pretendimet e tyre mbi parregullsi në zgjedhjet e zhvilluara në shoqatat rajonale.
-
VIDEO
I dehur i nxori armën pronarit të një lokali dhe rrahu klientët, Report Tv siguron foton e gardistit Dashamir Kurti! U kallëzua më 1 shkurt se dhunoi një tjetër person
I dehur i nxori armën pronarit të një lokali dhe rrahu klientët, Report Tv siguron foton e gardistit Dashamir Kurti! U kallëzua më 1 shkurt se dhunoi një tjetër personReport Tv ka siguruar një foto të tij dhe ka mësuar se ky nuk është rasti i parë kur Kurti akuzohet se ka shkelur ligjin, pasi më 1 shkurt është kallëzuar pasi ka rrahur një person.
-
VIDEO
Intoleranca ndaj laktozës, ja si mund ta kuptoni nëse jeni të prekur prej saj
Intoleranca nga laktoza është paaftësia për tretur sasi të caktuar laktoze, sheqer kryesor që gjendet tek qumështi. Por ndonjëherë është tepër e vështirë ta kuptoni nëse jeni të prekur prej saj. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’’ nutricionistja Diola Dosti solli të gjitha informacionet e nevojshme për të kuptuar lehtësisht nëse jeni intolerant ndaj saj, simptomat që sjell etj.
-
VIDEO
I është sekuestruar 1 mln euro për korrupsion, pas të drejtës për të dhënë mësim, kardiologut Edvin Priftit fiton të drejtën për të ushtruar profesionin e mjekut
Pas 1 viti, kardiologu, Edvin Prifti i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, ka fituar të drejtën për të shërbyer si mjek. Lajmi konfirmohet nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. Nga sa raportohet, GJKKO ka pranuar kërkesët e Priftit, teksa SPAK ende nuk ka përfunduar hetimet.
-
VIDEO
Historia e rrallë e juristes shqiptare në Vienë, braktis karrierën e sukseshme për t'iu dedikuar fëmijëve
Censila Caka-Lasku rrëfeu historinë e saj të veçantë e plot mesazhe në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv. Ajo jeton prej më shumë se 10 vitesh në Vienë, ku përfundoi studimet e saj si jurist internacionale. Megjithë benefitet që sjell një karrierë tepër e sukseshme, Censila vendosi që t’a linte në një anë profesionin e parë për të përqafuar atë si këshilluese e nënave të reja.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Puding me çokollatë të pjekur
Puding me çokollatë të pjekur
Përbërësit:
1 lgj fara liri
1 gotë miell
2 gota sheqer kaf
1 pako pluhur pjekje
2 lgj kakao
3 lgj çokollatë e grirë
2 lgj vaj ulliri
1 lgj ekstrakt vanilje
1 majë luge kripë
175 ml qumësht
Për spërkatje:
2 lgj sheqer kaf
2 lgj kakao
1 gotë kafe e nxehtë
Përgatitja:
Në një tas të vogël me ujë vendosim farat e lirit ose kias.
Në një enë të thellë vendosim miellin, sheqerin, kakaon, çokollatën e grirë, pluhurin pjekës dhe pak kripë. Tek qumështi shtojmë ekstraktin e vaniljes, vajin dhe farat e zbutura. E shtojmë masën e qumështit tek mielli duke e trazuar mirë. Pasi masa është bërë homogjene e hedhim në një tavë qelqi. E spërkasim ëmbëlsirën me pluhur kakao dhe sheqer kaf. Në fund hedhim kafenë e zier, e lemë pak minuta dhe më pas e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 190 grasë për 25-30 minuta.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Lakror me pulë dhe oriz
LAKROR ME PULË DHE ORIZ
Përbërësit:
1 pulë
2 gota oriz
5 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë
1 kg qepë
1 lgj kripë
1 lç piper i zi
Për brumin:
750 gr miell
1 e 1/2 lç kripë
100 ml vaj ulliri
350 ml ujë të vakët
2 lgj uthull
niseshte për hapjen e petëve
Përgatitja:
Fillimisht zëmë brumin dhe e lemë pak të pushojë.
Në një tigan të madh të thellë kaurdisim pak pulën. Grijmë në blender ose rende qepët. Tek yndyra që kemi kaurdisur pulën skuqim qepën. Shtojmë kripë dhe piper të zi dhe nga pak ujë që qepa të tretet mirë.
Vendosim pulën të ziejë mirë (me 2 gota ujë) derisa të shkëputet lehtë nga kockat. Pastrojmë pulën dhe e presim në fije të holla. Tek lëngu i pulës hedhim orizin dhe e lemë të ziejë si për rizoto. Në fund e bashkojmë me mishin e copëtuar të pulës.
Lyejmë një tepsi rrumbullake me yndyrë dhe vendosim 3-4 petë. Shtojmë masën e përgatitur, e hapim mirë dhe vendosim petët e tjera. E spërkasim lakrorin me pak yndyrë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë për 40-45 minuta.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Ëmbëlsirë e shpejtë me biskota dhe krem
Ëmbëlsirë e shpejtë me biskota dhe krem
Përbërësit:
100 gr biskota
250 gr krem djathi
250 gr kos
300 gr luleshtrydhe
2 lgj sheqer
Përgatitja:
Në disa gota vendosim biskota të cilët më parë I kemi copëtuar. Ndërkohë bëjmë gati puren e luleshtrydhes, të cilën e përgatisim duke shtypur luleshtrydhet me anën e një mikseri deri sa të bëhet një masë si pure, I hedhim edhe dy lugë sheqer masës, që të marrë shije të ëmbël. Më pas bëjmë gati kremin, ku në një tas hedhim 250 gr krem djath dhe 250 gr kos të cilët i miksojmë së bashku, hedhim më pas dhe disa lugë pure luleshtrydheje dhe I përziejmë sëbashku. Ndërkohë në gotat ku kemi hedhur biskotat, vendosim copa luleshtrydheje anash, dhe masën e përftuar nga kremi I djathit dhe kosi, ndërsa sipër hedhim pak nga pureja e luleshtrydhes duke krijuar kështu disa shtresa. Kështu veprojmë për secilën gotë, dhe e lëmë masën të pushojë në frigorifer sipas dëshirës, më pas është gati për servirje.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 16 shkurt 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Rudi Vata 12 vite në dyert e institucioneve për pronat e tij te 6 marsi i Bashës e Berishës si 30 qershori 2019 e deri tek Bayerni i vë syrin Brojës e Mbappe dënon Realin.
-
VIDEO
Reforma Territoriale, anëtari i grupit të punës së PD në 'Repolitix': Harta e re ende në diskutim, nga 61 duam 90 bashki! Vendi të ndahet në 6 rajone
Përparim Çaça, pjesë e grupit të punës së PD për Reformën Territoriale, deklaroi në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv, se po projektohet që nga 61 bashki, të shkojnë në 90 të tilla. Sipas tij, duhet të kemi një përfaqësim më të madh dhe sa më të efektshëm në shërbim të qytetarëve.