5 orë midis dëbore, surprizon me recetën shefi kuzhinës...

12 Mars 2022, 22:34 | Përditesimi i fundit: 2022-03-14 06:46:51

U deshën disa orë rrugë për të mbërritur në Sari Salltik, në Malin e Krujës. Megjithëse me shumë borë, përgatitja e një zjarri për të gatuar, nuk ishte e pamundur.  I ftuar në emisionin “N’kohë”, shef Anton Zefi, u vendos përballë një sfide, për të gatuar në mës të dëborës më kushte minimale.

“Sfida është e vështirë me ty, më mirë të përgatitem. Unë kam marr dy tiganë të vegjël që përshtaten me natyrën, njërin tigan mere ti, që të vendosim disa perime dhe disa bërxolle, me këto kushte që kemi”-tha Zefi