Kullat e Mirditës dhe kështjella Duka

13 Mars 2022, 13:27

Një udhëtim magjik në trevat e Mirditës, për të njohur nga afër kullat tipike të malësorëve, si vlera identitare të jetës dhe shpirtit të njerëzve që jetojnë në ato kulla prej qindra vjetësh. Ndalesë në kështjellën Duka, ideuar dhe ndërtuar nga avokati Alfred Duka, trashëgimtar i të parëve të tij që shërbyen si këshilltarë juridikë pranë udhëheqësit të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit. Ndiqni reportazhin “Kullat e Mirditës dhe kështjella Duka” realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.