• VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Pastiçe me beshamel

    Pastiçe me beshamel

    Përbërësit:

    1 pako makarona spageti

    400 ml qumësht

    3-4 vezë

    150 gr djathë të bardhë

    Kripë, piper

     

    Për beshamelin:

    2 lgj gjalpë

    2 lgj miell

    350 ml qumësht

    Kripë, arrë moskat

    200 gr djathë kaçkavall

    Përgatitja:

    Në një enë rrahim vezët me qumështin. Shtojmë pak kripë dhe djathin e bardhë të thërrmuar. Ndërkohë kemi vendosur makaronat të ziejnë për 5 minuta në ujë të vluar me pak kripë.

    Sa makaronat ziejnë përgatisim salcën beshamel. Kaurdisim miellin me gjalpë derisa mielli të marrë pak ngjyrë. Më pas shtojmë qumështin dhe e trazojmë derisa të marrë valë dhe salca të lidhet. Në fund rregullojmë shijen me pak kripë dhe arrë moskat.

    Kullojmë makaronat gjysëm të ziera dhe i vendosim tek ena ku kemi trazuar vezët me qumështin.

    Lyejmë një tavë me gjalpë dhe vendosim makaronat me qumësht dhe vezë. Sipër makaronave vendosim salcën beshamel duke e niveluar mirë dhe në fund e spërkasim me djathë kaçkavall të grirë në rende. E vendosim pastiçen të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30-35 minuta.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Polenta me mëllenjë ose pulë

    Polenta me mëllenjë ose pulë

    Përbërësit:

    1 mëllenjë ose pulë e vogël

    1 lgj gjalpë

    2 gjethe dafine

    Piper i zi kokërr

    Piper i kuq pluhur

    Lëngu i 1 limoni

     

    Për polentën:

    1 filxhan polentë

    3 filxhanë lëng mishi

    1 filxhan qumësht

    100 gr djathë parmixhano

    2 lgj gjalpë

    Përgatitja:

    Vendosim një tenxhere me ujë në zjarr. Shtojmë kripë, piper të zi, piper të kuq, gjethet e dafinës dhe 1 lugë gjalpë. E lemë ujin të ziejë dhe sapo të nisë të vlojë fikim sobën dhe shtojmë aty mëllenjën e pastruar, të cilën e lemë të marinohet në ujin e vluar për 3-4 orë.

    Më pas, parangrohim furrën e sobës në temperaturë maksimale. Ndërkohë që furra ngrohet, lyejmë mëllenjën me gjalpë dhe e vendosim në një tavë duke e spërkatur mire me lëngun e saj. E vendosim të piqet në furrë për rreth 18-20 minuta.

    Ndërkohë përgatisim polentën. Në një tenxhere hedhim polentën dhe lëngun e mishit të nxehtë. E trazojmë vazhdimisht dhe sapo lëngu të marrë valë shtojmë qumështin e nxehtë, kripë dhe djathë të grirë. E lemë 5 minuta në zjarr mesatar dhe në fund shtojmë gjalpin e tretur. E servirim polentën menjëherë të ngrohtë bashkë me mëllenjën spërkatur me pak lëng limoni.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Supë me brokoli, patate dhe lulelakër

    Supë me brokoli, patate dhe lulelakër                           

    Përbërësit:

    1 kokë brokoli

    1 kokë lulelakër

    1-2 patate mesatare

    1-2 karrota

    1 qepë të vogël

    200 gr mish pule

    1 litër ujë

    1 tufë kopër

    Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht vendosim pulën të ziejë në ujë me kripë. Pasi kanë kaluar 35-40 minuta nga zierja e pulës vendosim tek pula pataten të prerë në kubikë të vegjël dhe e lemë të ziejë bashkë me pulën për rreth 15 minuta.

    Ndërkohë kaurdisim një qepë të grirë imët së bashku me karrotat. E shtojmë qepën dhe karrotën në tenxheren e supës ku kemi zjerë mishin e pulës dhe pataten. Shtojmë brokolin dhe lulelakrën të ndarë në lule. Rregullojmë shijen e supës me kripë, piper, kopër dhe e lemë të ziejë për 10-15 minuta. Supën mund t’a servirim siç është ose mund t’a kthejmë në pure.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 3 shkurt 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga Basha thotë se Berisha kërkon t'ia dorëzojë demokratët Ilir Metës te SPAK nis hetimet e pritet shkarkimi i Dritan Agollit e deri tek "zbor" te Partizani.

  • VIDEO

    A do ta rregjistrojë KQZ koalicionin e Berishës me LSI?

    A do ta rregjistrojë KQZ Koalicionin “Shtëpia e Lirisë” që ka në përbërje të saj dhe komisionin e rithemelimit të PD? Pse Basha iu rikthye konfliktit të ashpër me Ilir Metën? Të ftuar Kristaq Kume, Përparim Çaça, Leonard Karaj dhe Idajet Beqiri.

  • VIDEO

    Juristët në Repolitix: Komisioni i Rithemelimit në kërkesën e LSI për 'Shtëpinë e lirisë', KQZ nuk e regjistron! Berisha humb vota nga bashkëpunimi me Metën

    Kristaq Kume tha se koalicioni LSI-Berisha nuk mund të regjistrohet pasi Komisioni i Rithemelimit nuk njihet nga KQZ. Edhe për anëtarin e këshillit kombëtar të PD, Përparim Çaça, ky koalicion është një provokim që më pas të nisin retorikën politike, pasi dihet që KQZ e ka të pamundur ligjërisht të pranojë një koalicion të tillë. Avokati Idajet Beqiri hodhi një tjetër hipotezë, ku sipas tij kjo kërkesë për koalicion është bërë në mënyrë të qëllimshme nga LSI e Berisha për të krijuar ngërç në KQZ.

  • VIDEO

    Zhduket kampioni i peshëngritjes, dyshohet se strehohet në kishën ortodokse greke

    Zhdukja e papritur e Almir Kalemajt nga banesa në fshatin Buzëmadh i Cakranit në Fier ka ngritur pikëpyetje të mëdha për familjarët. Kampioni i pëshëngritjes në ekipin e Panathinajkos në Greqi, humbi gjurmët në 14 maj të vitit 2009, një muaj pasi ishte kthyer në Shqipëri. E motra tregon për të gjitha kërkimet që ka bërë, ndërsa ka zbuluar nxjerrjen e një pasaporte me nënshkrimin Vasil Kalemaj, emër me të cilin njihej në tokën helene Almiri. ’Kam bërë një verifikim që nga sistemi TIMS ka dalë më 25 prill, që është bërë regjistrim me pasaportë greke me emrin Vasil Kalemaj. Para 6 viteve ka dalë një pasaportë, ndërsa numri është regjistruar në Athinë me emrin Kalemaj Vasili. Më 25 prill ka ardhur për në Shqipëri. Asgjë nuk është mësuar nëse vëllai im ka vdekur’. Rasti i zhdukjes së Almir Kalemaj 12 vite më parë, është bërë publik edhe në emisionin analog në Greqi ’Fosto Tunel’. Shkatërrimi i një marrëdhënie me vajzën që ai dashuronte, por dhe ardhja në jetë e një fëmije pas ndarjes, që 43-vjeçari ka besuar se është djali i tij, rëndoi gjendjen e tij psikologjike. ’Kur ai ishte ndarë nga e dashura, mëson se ajo ishte shtatzanë. Me instiktin e një babai ai ishte i sigurt se djali që u lind ishte fëmija që ai ka kërkuar gjithmonë. Almir na bëj një telefonatë, se na mingon shumë. Ai kërkonte një djalë të vogël, kush ishte ai djalë? Ai dyshonte se nga kjo histori dashurie ai ishte bërë baba. E ruaja gjithmonë mos të largohej. E kam ruajtur atë ditë kur iku nga shtëpia.Biseda e Almirit ishte vetëm djali.Ia kam kërkuar vajzës që ai dashuroi, nëse Almiri do bëhet i gjallë është e gatshme të rilidhet me të? Ajo ka treguar gadishmëri për këtë gjë, pasi ajo vajzë e don akoma vëllain tim. Vëlla vër dorën në zenër dhe kthehu. Motra të don shumë. Ta përqafoj një herë e t'i puth syrin, pastaj le të vazhdojë jetën e tij, nëse ka krijuar familje’, përlotet e motra në studion e emisionit Pa Gjurmë.

  • VIDEO

    Fatos Çoçoli flet për studio live në report tv: Rritja e çmimit të naftës, benzinës dhe gazit

    Rritja e çmimit të naftës, benzinës dhe gazit

  • VIDEO

    Drejtori i ARRSH në Report Tv: Rrugët janë të gjitha të kalueshme, kemi hedhur 5 mijë ton kripë! Bypass-i i Vlorës pjesë e gjerdanit që do t'i jap zonës vlera

    Drejtori i ARRSH, Evis Berberi i ftuar në Report Tv tha se pavarësisht reshjeve të dëborës dhe ngricave të ditëve të fundit, të gjitha akset rrugore që menaxhohen nga ARRSH-ja nuk janë të bllokuara.  

  • VIDEO

    6 marsi, Blendi Klosi: Fitojmë të gjitha bashkitë, demokratët luftë mes veti për vendin e dytë! Koalicioni Berisha-Meta, ‘shtëpi’ që fut ujë nga të gjitha anët

    Partia Socialiste në zgjedhjet e pjesshme vendore është e qartë që do t’i fitojë të gjashta Bashkitë, ndërsa nuk i trembet aspak kundërshtarëve opozitarë. Sekretari Organizativ i PS-së, Blendi Klosi tha në Report Tv se kundërshtarët e djathtë luftojnë mes tyre për vendin e dytë.

  • VIDEO

    Aksidenti me 3 viktima në Librazhd, eksperti për Report Tv: Po të kishte barriera mjeti s’do kishte përfunduar në Shkumbin! Duhet të zgjatet koha e kursit të patentës

    Eksperti i sigurisë Rrugore, Islam Qibini ka ndërtuar skemën e aksidentit të djeshëm në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku përfundoi me një bilanc tragjik me 3 viktima dhe 2 të plagosur mes të cilëve 1 fëmijë në intubim.

  • VIDEO

    Ja rastet kur fëmija duhet të marr vitamina dhe suplemente për të forcuar imunitetin

    Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv farmacistja Teuta Maçi dha disa këshilla të vlefshme për prindërit. Sipas saj suplementet nuk zëvendësojnë ushqimin në formen e tij reale por mund të jenë ndihmuese. Ndërsa tregoi edhe rastet kur sygjerohet që fëmija të konsumojë vitamina.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv