• VIDEO

    Kryemadhi: Meta, uragan politik që është mbyllur në një kafaz siç është Presidenca

    Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se për të nuk ka asnjë interes nëse Ilir Meta, bashkëshorti i saj, do të shkarkohet nga posti i Presidentit.

     
  • VIDEO

    Kryemadhi: Bashkëpunimi me Berishën është teknik, do mbështesim çdo kandidat kundër Rilindjes mavi dhe Rilindjes blu

    Bashkëpunimi i LSI me komisionin e rithemelimit është një bashkëpunim teknik. Kështu u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kreymadhi në një intervistë për Report TV. Ajo tha se në zgjedhjet e 6 marsit do të kenë përballë rilindjen mavi dhe rilindjen blu. Kryemadhi u shpreh se nuk është takuar me zotin Berisha por me pjesëtarë të tjerë të grupit të rithemelimit.

     
  • VIDEO

    ‘Të nxjerrë kandidatët’, Kryemadhi: Basha ndoshta nuk hyn në garë, këtë punë ka bërë gjithmonë, në 25 prill shiti mandatet e LSI te PS

    Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë për Report Tv është shprehur se Lulzim Basha mund të mos hyjë në zgjedhje, pasi sipas saj nuk ka shpjegim tjetër fakti që nuk ka publikuar ende kandidatët.

    -Mund të më thoni ju cili është morali që ka sot selia e bravave përballë qytetarëve të opozitës. Të gjitha kauzat e tradhëtuara. Që me kauzën e studentëve, rrugën e Kukësit, teatri kombëtar, unaza e re.  Një aleat armik e keni cilësuar Lulzim Bashën Patjetër një aleat armik, mjafton të shikoni proceverbalet e grupeve të numërimit të Partisë Demokratike në 25 prill. I hiqet mandate Elona Gurit i jepet Edi Ramës. I hiqet mandate Ardit Celës i jepet Blendi Klosit, i hiqet mandati Endrit Braimllarit i jepet Niko Peleshit. Mjafton kjo për të kuptuar sesi mandatet i hiqen LSI dhe i shiten Partisë Socialiste. LSI nuk ka ndërmend të luftojë për të shkuarën por të mësojë nga e shkuara.  

  • VIDEO

    Kryemadhi për Report Tv: Me Berishën koalicion, jo bashkëpunim! Basha bojkot zgjedhjeve nga frika e humbjes! Në 6 mars përballë rilindjes mavi dhe blu

    Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një intervistë për Report Tv, thotë se koalicioni me Sali Berishën për garën e 6 marsit, është teknik dhe jo domosdoshmërish bashkëpunim politik. Ajo thotë se veç Ramës kundërshtar sheh edhe Bashën, që sipas Kryemadhit mund t’i bojkotojë zgjedhjet nga frika e humbjes. Për Ilir Metën, presidenca – thotë ajo ishte burgosje – dhe se e ardhmja e tij është në krye të LSI-së, partisë që i la ta drejtojë për 5 vite.

    • VIDEO

      E rëndë/ Burri në kurbet, nusja akuzon vjehrrin në ‘Pa Gjurmë’: Kam një javë pa kryer marrëdhënie seksuale, të dua ty!

      Një histori tronditëse rrëfeu pasditen e kësaj të marte në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Repor TV, 31-vjeçarja Pranvera Alliu nga Pogradeci. Nëna e tre fëmijëve të mitur denoncoi skandalin në familjen Alliu, ndërsa lëshoi akuza të rënda ndaj vjehrrit Selim Alliu, të cilin e akuzon për ngacmim seksual. 

    • VIDEO

      A do regjistrohet koalicioni i Berishës me LSI? Ledio Braho në Report Tv: Ligji përcakton se asnjë parti e paregjistruar nuk mund të jetë pjesë e koalicioni

      Duket se regjistrimi i Sali Berishës në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit si pjesë e koalicionit të LSI nuk do të jetë i mundur, e aq më tepër nën emrin ‘Partia Demokratike Komisioni i Rithemelimit”. Anëtari i KAS, Ledio Braho tha në një intervistë për Report Tv tha se sipas ligjit të Kodit Zgjedhor neni 65 përcakton qartë se koalicioni duhet të formohet nga partitë që janë regjistruar në KQZ.

    • VIDEO

      Zgjedhjet e 6 marsit, Kulluri në Report Tv: PD nuk fiton as e bashkuar dhe jo më e ndarë! Basha thotë që do të mund rithemelimin, Ramën, Kinën e Rusinë, por është minorancë

      Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri tha për Report Tv se PD nuk do të kishte mundësi të fitonte zgjedhjet e pjesshme vendore as e bashkuar dhe jo më tani që është e përçarë. Ai shtoi se Grupi i Rithemelimit ka një mundësi të vogël farë të fitojë në Shkodër, ndërsa mazhoranca është më e favorizuar në të gjitha bashkitë.

    • VIDEO

      Dëborë në Dibër/ Bllokohet rruga e Arbrit por gazetari i Report TV nuk e ndal raportimin!

      Dita e parë e muajit shkurt ka nisur me reshje të dendura të dëborës në Krujë, Dibër, Bulqizë dhe zonën e Korçës, duke bllokuar rrugën e Arbrit. Në të gjitha akset e tjera rrugore kalimi me automjet mund të bëhet vetëm përmes zinxhirëve.

      • VIDEO

        Pësoi vdekje klinike, Albatros Rexhaj rrëfen si i ndryshoi jeta përgjithmonë

        Në një rrëfim për emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ në Report Tv shkrimtari Albatros Rexhaj vjen në një rrëfim pa dorashka për jetën si shkrimtar pa korniza e tepër rebel, vdekjen klinike që pësoi disa vite më parë dhe bullizmin që ka pësuar duke shkruar për dashurinë.

      • VIDEO

        Si të organizojmë garderobën dhe të përzgjedhim veshjet me stil

        Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ konsulentja e imazhit Aida Rustemaj sjell këshilla të vlefshme si të përzgjedhim veshje me stil, të organzojmë garderobën për të mos qenë asnjëherë në dilemë me veshjet tona.

      • VIDEO

        Gatime nga zonja Albana, Palaçinka- petulla të hapura

        Palaçinka

        Përbërësit:

        1 vezë mesatare

        50 ml vaj ulliri

         200 gr kos i trashë

         100 gr miell

        1 lç fryrës

        1 lç niseshte

        1 majë luge sheqer

        kripë, piper

         100 gr proshutë

         120 gr djathë kaçkavall

         Për sallatën:

        domatina

        vaj ulliri, kripë

        piper, rigon

        Përgatitja

        Në një tas vendosim kos, kripë, pak sheqer, piper, vaj ulliri, një vezë, pak fryrës dhe niseshte. Presim hollë proshutën dhe grijmë në rende djathin kaçkavall. Shtojmë miellin dhe bimë aromatike, rigon, rozmarinë. E gjithë masa duhet të jetë e trashë si masë buke.

        Lyejmë një tigan me vaj ulliri me furçë ose me letër kuzhine. Hedhim masën e brumit në tigan, e lemë pak minuta duke e sistemuar me shtypësen e patates dhe duke i dhënë formën e duhur. E pjekim mirë dhe sapo të fillojë të ndjehet era e djathit ulim nxehtësinë. E kthejmë nga ana tjetër dhe e servirim me feta domatesh, vaj ulliri të freskët,  kripë, piper, rigon.

      • VIDEO

        Gatime nga zonja Albana, Lakër me mbushje

        Lakër me mbushje
        Përbërësit:

        1 lakër
         4 gota ujë 
        4 lgj vaj ulliri 
        3 speca jeshil
        2 speca të kuq
         1/2 tufë kopër
        400 gr gjoks pule 
        2 e 1/2 gotë oriz
        1 lç kerri 
        100 gr gjalpë
        4 lgj kos 
        2 lgj salcë domate 
        kripë, piper
        Përgatitje:
        Marrim një lakër të bardhë, largojmë pjesën e koçanit dhe heqim me kujdes gjethet. Në një tenxhere me ujë të ngrohtë vendosim gjethet e lakrës të marrin një valë për 5 minuta mbuluar me kapak. Pasi gjethet të jenë zbutur i largojmë dhe i vendosim në një pjatancë.
        Në një tigan me doreza hedhim pak vaj ulliri dhe lyejmë mirë sipërfaqen me furçë. Vendosim gjethet e lakrës si një shtresë të trashë në tenxhere. 
        Pjesën tjetër të lakrës tek pjesa e koçanit e presim në copëza mesatare. Presim në kubikë të mëdhenj specat sikurse dhe gjoksin e pulës. Në një tigan tjetër vendosim copat e pulës të kaurdisen për 5 minuta me kapak mbuluar. Shtojmë më pas lakrën e prerë në copëza dhe specat dhe i kaurdisim për 10 minuta. Më pas shtojmë orizin, piper të zi dhe piper të kuq. Shtojmë 4 gota ujë dhe e lemë orizin të shkriftohet.  Të gjithë këtë masë e vendosim mbi gjethet e lakrës. E mbulojmë mbushjen me gjethe lakre. Vendosim një pjatë sipër, kapakun dhe e lemë të gatuhet për 10 minuta. Heqim kapakun dhe në një pjatë e kthejmë mbrapsht. Lakrën e mbushur e shoqërojmë me kos me hudhra dhe me një salcë të përgatitur me gjalpë, salcë domate dhe erëza sipas dëshirës.  
         

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv