• VIDEO

    Tahirit i vihen prangat në gjykatë, Lapardhaja: Lajm i mirë për drejtësinë në Shqipërinë, laku po i shtrëngohet edhe Sali Berishës

    Vendimin e gjykatës për të dënuar me burg Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm, është një lajm i mirë për Shqipërinë dhe drejtësinë në vendin tonë. Kështu thotë i ftuar në Report Tv, në 'Studio Live', Namir Lapardhaja, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, por shtoi se është një lajm i keq për Edi Ramën dhe për politikanë të tjerë që kanë mbajtur peng për 30 vite këtë vend

  • VIDEO

    Intervista e plotë me Astrit Patozin

    Ish-kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi tha në Report Tv se Ilir Metën dhe Sali Berishën në “Shtëpinë e Lirisë” i bashkoi mënyra sesi konceptojnë politikën dhe urrejtja që kanë të dy për kryedemokratin Basha.

  • VIDEO

    Gjesti prekës i Ylli Merjes për artistin, jo vetëm e shëron por i sponsorizon edhe këngët, na perloti

    Gjatë një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ kompozitori i mirënjohur shqiptarë Enver Shëngjergji u ndal në një moment mjaft prekës për të. I lodhur nga sëmundja e artritit, e cila e ka munduar për shumë vite aq sa tashmë është i detyruar të përdorë patericat nuk ka mundur të gjejë mbështetje as për artin e tij.

    Ai rrëfeu për Report Tv gjestin prekës së mjekut popullor Ylli Merja, i cili jo vetëm e ka ndihmuar në kurimin e sëmundjes por edhe i ka sponsorizuar këngët e tij me një shumë 5000 deri në 6000 mijë euro.

    “Përveç ndihmës shumë humane, shumë njerëzore dhe ilacet që më ka ofruar doktori që janë me përmbatje bimorë. Më ka dhënë një besim në vetvete që do të rehabilitohem. Për mua ka vlerë fjala dhe respekti që tregoi doktori ndaj personit tim dhe i jam shumë mirënjohës për humanizmin dhe dashamirësinë e tij, besoj një ditë do vij me një patericë, sepse nuk besoj me dy. Por megjithatë ato që më ka ofruar, duke më sjellë edhe në shtëpi fizioterapist, unë premtoj që njërën patericë do ta heq” u shpreh ai.

    Ndërsa jep edhe një mesazh tepër të vlefshëm:

    Dëshira për të jetuar nuk më ka munguar kurrë, megjithë vuajtet dhe sikletet shëndetësore, prap dëshira për jetën është gjëja më sublime për njeriun. Duke menduar që ke grua fëmijë, prap dëshira për jetën është sublime” shprehet ai.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Jahni me qofte dhe patate

    Jahni me qofte dhe patate

    Përbërësit:

     

    500 gr mish i grirë

    1 kokërr vezë

    1 thelpi hudhër

    1 lgj kripë

    ½ lugë kafeje piper i kuq

    ½ lugë kafeje piper i zi

    5-6 patate

    1 spec

    2 karrota

    1 qepë

    2 domate

    2 gjethe dafine

    1 spec djegës

    1 lgj salcë domate

    1 lgj miell

    1 tufë majdanoz

     

    Vendosim tek mishi i grirë një kokërr vezë, hudhrën të grirë imët, kripën, piperin e zi dhe piperin e kuq. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe më pas realizojmë qofte në madhësi mesatare sa gropëza e dorës.

    Kaurdisim në një tigan fillimisht qepën e grirë imët dhe më pas shtojmë karotën dhe specin. Vazhdojmë kaurdisjen derisa perimet të zbuten pak dhe më pas shtojmë domatet e grira në rende ose të prera në kubikë dhe një lugë salcë domate. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe pak sheqer dhe e lemë salcën të marrë valë. Presim patatet për së gjati dhe i vendosim tek salca me speca dhe karrota. Vendosim dhe qoftet e përgatitura, dy gjethe dafine dhe një spec të vogël djegës. Hedhim ujë në masë të përbërësve dhe e lemë të gatuhet në temperaturë nën mesatare. Në fund shtojmë majdanoz të grirë imët dhe nëse e duam lëngun të trashë mund të shtojmë pak miell.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Sallate me fasule

    Sallate me fasule

    Përbërësit:

    2 fç fasule

    1 qepë të thatë

    ½ tufë qepë të njoma

    1 tufë majdanoz

    1 tufë koper

    2 vezë te ziera

    5-6 domate qershi

    2 speca djegës

    2 lgj vaj ulliri

    1 lgj lëng limoni

    1 lç mustardë

    1 lç majonezë

    Kripë, piper

    Përgatitja:

    Lemë gjithë natën fasulet në ujë. Më pas i ndërrojmë ujin dhe i vendosim të ziejnë.

    Pasi fasulet kanë zjerë i lemë të ftohen. Ndërkohë në një tas vendosim qepën e thatë të prerë hollë, qepët e njoma të prera në rondele, koperën dhe majdanozin. Shtojmë fasulet dhe rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Në një enë tjetër trazojmë majonezën me mustardën, vajin e ullirit dhe lëngun e limonit. E trazojmë mirë derisa të bëhet një salcë homogjene dhe marinojmë sallatën. Në fund vendosim vezët e ziera të prera në 4 pjesë dhe specin djegës.

  • VIDEO

    Gatime nga zonja Albana, Kek me karrota

    Kek me karrota 

    Përbërësit:

    4 kokrra vezë

    150 gr sheqer

    150 ml vaj

    300 gr karrota

    1 portokall (lëngu)

    200 gr miell

    1 lç sodë buke

    50 gr biskota me çokollatë

     

    Kremi dekorues: 

    250 gr sheqer pluhur

    4-5 lgj lëng limoni

    Përgatitja:

    Fillimisht rrahim vezët së bashku me sheqerin. Pasi sheqeri të shkrijë shtojmë vajin dhe vazhdojmë trazimin. Më pas shtojmë karrotat e grira në rende dhe lëngun e portokallit. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit duke shtuar gradualisht miellin e trazuar me sodën e bukës. Në fund shtojmë biskotat me copëza çokollate. 

    E vendosim brumin e kekut në një tavë, e nivelojmë mirë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta. 

    Pasi keku të jetë pjekur e lemë të ftohet mirë dhe e servirim duke e spërkatur mirë me një salcë të përgatitur me sheqer pluhur dhe lëng limoni. 

     

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 4 shkurt 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga Meta thotë se populli e caktoi të ringjalli opozitën te PD miraton kandidatët e 6 marsit e deri tek Kukësi i vetmi që bën "tiki-taka".

  • VIDEO

    Klosi në 'Repolitix': 'Shtëpia e Lirisë' vetëm për zgjedhjet e 6 marsit! Shkodra, e vetmja bashki ku do të ketë garë! Murrizi: Berisha-Basha në betejë, Rama në provë

    Një tjetër çështje që u diskutua në emisionin ‘Repolitix’ ishin zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Për analistin Fatos Klosi, Shkodra do jetë e vetmja garë për të treja palët, Berishën, Bashën dhe Ramën.

    “Shkodra mbetet një tregues edhe për Partinë Socialiste, për të treguar nëse është afër apo jo. E vetmja garë është Shkodra për të tre palët. Duhet t’i tregojë bazës se edhe në këtë situatë, nëse nuk fitojnë Shkodrën, ka shumë kuptime.”-tha Klosi.

    Analisti Shpëtim Nazarko tha se Bashkia e Shkodrës është më e rëndësishme se pesë bashkitë e tjera.

    “Nëse fiton e djathta duke mbledhur dy palët e votave, thonë se anon nga Berisha, do të thotë se këtu ka të djathtë.”-tha Nazarko.

    Ndërsa ish-anëtari i Këshillit Kombëtar i PD, Gent Malko tha se Shkdora është i vetmi qytet ku opozita mund të marri vota. Sakaq, Malko theksoi se këto zgjedhje kanë vetëm një kontekst, betejën Berisha-Basha.

    “Në mënyrën si janë vendosur, kandidati i Bashës, nuk është i keq. Do marri disa vota. Bardhin e njoh personalisht, s’ka opinion të keq Shkodra për të. Edhe në Shkodër ku duket se ka garë, mund të diskutohet fitorja e PS. Beteja është Basha-Berisha, këto zgjedhje kanë vetëm këtë kontekst.”-tha Malko.

    Për ish-deputetin Myslim Murrizi, zgjedhjet e pjesshme janë një betejë mes dy personave, Bashës dhe Berishës ndërsa nuk përjashtoi se është një test edhe për Edi Ramën.

    “Shkodrën nuk e shoh vetëm nga qenie antikomuniste. E vetmja Bashki që ka 2 mijë punëtorë në punë nga PD-ja. Zgjedhjet e pjesshme lokale, pushteti hyn në avantazh. Nuk ndryshon raportet politike.”-tha Murrizi.

    A përbën koalicion Berisha-Meta një projekt të ri politik apo është një taktikë vetëm për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, sipas Gent Malkos, 'Shtëpia e Lirisë' është një pol i tretë.

    "Berisha do tentojë të zgjidhi ligjërisht çështjet e PD-së. Dyshoj që do bëhet me LSI dhe të bashkohet në një parti se do bënte një firo të jashtëzakonshme në pjesën e elektoratit që mendon se e merr. Pol në mënyrë të padiskutueshme. Ka filluar të ravijëzohet shumë më herët. PD misionin e saj e ka mbyllur me kohë. Sot po shohim degradimin nga mbajtja me dhunë prej lidershipit. Po ta kishin lënë të lirë, do kishim parë një ringritje të PD-së."-tha Malko.

    Analisti Shpëtim Nazarko është i mendimit se bashkëpunimi Berisha-Meta do ketë shumë të papritura rrugës. Ndërsa analisti Fatos Klosi tha se Meta dhe Berisha po bashkëpunojnë vetëm për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

    “Baza e dy partive nuk shkojnë me njëra tjetrën. Të dy në pozitë të vështirë. Po bëjnë një bashkëpunim nga kjo pozitë e vështirë. Berisha e ka me Lulin dhe jo me Ramën. Aq sa do fitojnë së bashku, do thotë kontributi është i imi. Situata po i detyron të bashkohen hapur.”-tha Klosi.

  • VIDEO

    ''Shtëpia e Lirisë” a do të kthehet në një pol të ri politik Berisha-Meta?

    Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik. A do të ketë shkarkim të presidentit Ilir Meta nga Gjykata Kushtetuese? “Shtëpia e Lirisë” a do të kthehet në një pol të ri politik të Berishës dhe Metës pas 6 marsit? Të ftuar në studio Gent Malko, Shpëtim Idrizi, Fatos Klosi dhe Myslim Murrizi.

  • VIDEO

    Klosi në ‘Repolitix’: Meta ka bërë shkelje të qarta, duhet shkarkuar! Nazarko: Kreu i shtetit ka tejkaluar rolin e tij! Malko: ‘Kushtetuesja’ me ritme të shpejta, Presidenti i përgatitur për çdo vendim

    Analisti Shpëtim Nazarko, deklaroi se Ilir Meta i ka tejkaluar pozicionet që duhet të mbajë një President, dhe në këtë rast ndëshkimi duhet t'i vijë nga Gjykata Kushtetuese. Ndërsa ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Gent Malko, është i mendimit se ‘Kushtetuesja’ me vendimin e saj do vendosë një lloj standardi dhe të vendosë kufijtë që sjellje të tilla në të ardhmen të mos ndodhin, siç flitet që Meta ka tejkaluar kompetencat e kreut të shtetit.

    • VIDEO

      Mjeku infektolog në Prishtinë për 'Studio Live': Nesër pritet lehtësimi i masave për të hyrë në Kosovë! Situata e stabilizuar, vaksinohuni

      Mjeku bëri me dije se qeveria pritet të miratojë nesër lehtësimin e masave kufizuese edhe për ata që duan të hyjnë në Kosovë. Të gjithë ata që do të hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy doza të vaksinës. Ata që kanë një dozë të vaksinës, duhet ta kenë edhe testin PCR.

    • VIDEO

      Vdekja e 3-vjeçarit në Fier, Çifliku: Nisim kontrollin për kopshtet në të gjithë vendin, masa për ata që nuk plotësojnë kushtet

      Rasti tragjik në Fier, ku një 3-vjeçar humbi jetën në kopështin privat ‘Flatrat e Dijes’, ka bërë që Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) në bashkëpunim me Zyrat Arsimore të nisë një kontroll në të gjithë territorin për të verifikuar nëse kopshtet me licence i zbatojnë të gjitha kushtet.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv