Meta nuk u shkarkua, Ristani: Nëse do ndodhte institucioni i Presidencës do shkonte në kolaps! Hitaj: Presidenti nuk ishte mbi palët, e bëri për interesin e LSI-së

18 Shkurt 2022, 22:59

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Ilir Metën ishte i pritshëm për Arben Ristanin. I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Pa Protokoll’, anëtari i Komisionit të Rithemelimit thotë se nëse gjykata do ta shkarkonte metën institucioni i Presidencës do shkonte në kolaps.