-
VIDEO
Gazetari Adriatik Doçi zbulon vjedhjet e Armand dukes ne FSHF
Gazetari Adriatik Doçi zbulon vjedhjet e Armand dukes ne FSHF
-
VIDEO
Çoçoli per studio live në report tv : Kërpi mjeksor- Të kopjojmë Maqedoninë e Veriut ?
Kërpi mjeksor- Të kopjojmë Maqedoninë e Veriut ?
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme vendore, nënkryetarja e KQZ: Votimi dhe numërimi elektronik mund të aplikohet në Vorë! Dy sfidat me të cilat do përballet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Vora pritet të jetë bashkia ku do të aplikohet votimi dhe numërimi elektronik i zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit. Edhe përse nuk ka një vendim zyrtar, nënkryetarja e KQZ, Lealba Pelinku shpjegoi në Report Tv se partitë politike kanë shprehur vullnetin që projekti të zbatohet në Vorë. Sa i përket identifikimit elektronik do të zbatohet në të 6 bashkitë , ashtu si në zgjedhjet e 25 prillit.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 6 marsit, Pëllumbi në Report Tv: Synojmë t’i fitojmë të 6 bashkitë! Presidentin e ri do preferonim ta kishim nga radhët e PS-së
Në zgjedhjet e pjesshme lokale, Partia Socialiste synon t’i fitojë të gjashta bashkitë. Sekretari Organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi i ftuar në Report Tv tha se puna e bërë deri më tani do t’iu sigurojë fitoren më 6 mars, madje do thyejnë edhe Shkodrën, bastionin e demokratëve.
-
VIDEO
‘Heq bluzën e bardhë’ rrëfehet mjekja: Pas divorcit zbulova...
Një jetë si nëpër film për mjekjen psikiatre ishte e vështirë të rrëfente në emisionin ’Pa Gjurnë’ në Report Tv dramën e jetës ndryshe nga ajo e pacientëve të saj. Nuk do të ishin njohur kurrë më parë edhe pse jetonin në të njëjtin qytet, deri ditën kur dy të rinjtë nga juglindja e Shqipërisë vendosën të vinin në Tiranë për të nisur studimet e larta. Ai student për inxhinieri informatike në vitin e dytë dhe ajo sapo kishte nisur srudimet në mjekësi, kur edhe u njohën në vitin 1999 krejt rastësisht. Kështu do të merrte hov dashuria mes tyre një lidhje që zgjati për disa muaj me radhë, derisa të vendosën të njiheshin familjarisht në dhjetor të po atij viti. Përballja e vajzës që do të ishte nusja e ardhshme e djalit nuk u prit mirë nga nëna e tij, kur kjo marrëdhënie pësoi krisjen e parë. 5 vite më pas vajza mbetet shtatzënë dhe këtu pëson një tjetër krisje marrëdhënia mes ciftit. Vjehrra kërkon që nusja ta ndërpriste këtë shtatzani duke u bërë kështu protektorja e pathyeshme për të gjitha ngjarjet që do të pasonin. Ndërhyrjet e vazhdueshme shkaktuan konflikt dhe konflikti degjenoroi në dhunën që bashkëshorti nisi ndaj gruas shtatzënë. Edhe pse një vajzë e shkolluar, për 41-vjecaren divorci ishte tabu. E rritur vetëm nga nëna, pas divorcit të prindërve, ajo nuk donte që kjo dramë e jetës të përsëritej edhe tek fëmija i saj. Me ardhjen në jetë të djalit në vitin 2006 cifti vazhdonte të kishte konflikte të vazhdueshme për të cilat shkaktarja ishte vjehrra. E reja merr djalin e mitur dhe kthehet në Tiranë aty ku jeton për katër vite me radhë. Me qëllimin për ta rikthyer në vendlindje ai tenton edhe një herë ribashkimin, duke e kërcënuar se nëse nuk do të pranonte do ti diqte shtëpinë. Kthimi i saj në vendlindje do të ishte hap tjetër drejt humnerës. Çifti u divorcuan në vitin 2019.
-
VIDEO
Kryetari i Shoqatës së Turoperatorëve për Report Tv: Tregu shqipfolës ‘shpëtoi’ turizmin nga pandemia! Duhet të konkurrojmë me cilësi, jo me çmime të ulëta
Kryetari i Shoqatës së Turoperatorëve Kliton Gërxhani, duke folur për “goditjen” që i dha pandemia turizmit në Report Tv tha se atë e ka shpëtuar “tregu shqipfolës”. Ai sqaroi se me “tregun shqipfolës” nënkupton turistët që vijnë nga Kosova si edhe shqiptarët që për shkak të pengesave të pandemisë kanë shijuar pushimet në vendin tonë.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 6 marsit, mbështetësit e Berishës në Durrës propozojnë kandidatët e tyre! Më 30 janar përcaktojnë rivalin e socialistes Sako dhe kandidatit të Bashës
Mbështetësit e lëvizjes së Sali Berishës në Partinë Demokratike në Durrës kanë propozuar 10 emra si pretendent për të konkurruar në një garë brenda PD siç e quajnë ata.
Ata kanë përcaktuar 30 janarin tek Pallati i Kulturës, ku nga lista e emrave të konfirmuar do të votohet për një emër përfaqësues. Nga 10 emrat që do të propozohen do të pritet se cilët do të pranojnë të vazhdojnë më tej garën për datën 30, në mënyrë që të kalojnë me një emër përballës kryetares aktuale së komanduar, Emirjana Sako, e cila është konfirmuar si kandidate nga socialistët.
-
VIDEO
Skandali në FSHF/ Shakohoxha: Ekipet që dalin kundër Dukës, rrëzohen nga kategoria! Pse nuk i nxjerr emrat e delegatëve, nga çfarë ka frikë? E-mailet e shoqatave kontrollohen nga Federata
Kur Dritan Shakohoxha, komentator sportiv mori vendimin për të kandiduar për kreun e FSHF-së, ai rrëfen se e kishte menduar që do e kishte të vështirë të mposhte Armand Dukën, por kurrë që manipulimi do të shkonte deri në këtë gradë. Në "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu, Shakohoxha ka hedhur akuza të forta në drejtim të Dukës duke thënë se cili klub i ka dalë kundër e ka rrëzuar nga kategoria.
-
VIDEO
Vrasja për gjakmarrje në Lezhë, sociologu Tushi për Report Tv: Pushteti vendor të identifikojë këto familje dhe të bëjë ndërmjetësimin, mos të mendojë vetëm për tendera
Sociologu Gëzim Tushi i ftuar në studion e “Sot Live me Shqipërinë” me gazetarin Andi Kapxhiu, ku foli rreth vrasjes për gjakmarrje me autor një 17-vjeçar në Lezhë, tha se ngjarja është përgjegjësi e edukimit familjar, shkollor dhe institucionit të ndëshkimit.
Sipas sociologut organet e pushtetit vendor luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e krimeve të tilla, pasi duke i njohur familjet në gjak mund të punojnë në mënyrë të vazhdueshme për ndërmjetësimin mes tyre. Ai “thumboi” pushtetin lokal duke sqaruar se përveç “tenderave”, duhet të kenë edhe një rol edukativ.
-
VIDEO
Prindër të lodhur, fëmijë të stresuar. Si t’i shmangim sjelljet tona?
Në një intervistë në emisionin ‘Rreze dielli’ psikologia Lorela Garuli foli për stresin që kanë prindërit dhe sa lehtësisht mund të tejçohet kjo tek fëmijët. Ajo tregoi metodat se si duhet të veprojnë prindërit në këto raste.
-
VIDEO
Fëmijë nazelinj, ja si t’I bindni për të ngrënë pa u lodhur aspak
Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ trajneria e ushqimeve të fëmijëve Gerta Veliu solli disa këshilla shumë të vlefshmë që do t;ju ndihmojnë nëse fëmija juaj është nazeli dhe nuk preferon shumë ushqime.
-
VIDEO
Vrasja për gjakmarrje në Lezhë, zbardhet dëshmia e autorit: Isha pajisur me armë prej 1 viti (por s'tregon kush ia dha pistoletën me mulli)! Çoi policinë në vendngjarje
17-vjeçari Florian Përvathi e kishte thurur prej kohësh planin për vrasjen e fqinjit të tij Lek Lekgjonaj.Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me krimin për gjakmarrje që ndodhi mesditen e së hënës në fshatin Manati të Lezhës.Adoleshenti ka deklaruar në polici se ishte pajisur me armë prej të pakten 1 viti, por pa treguar se si e kishte siguruar pistoleten me mulli me të cilen kreu vrasjen.