-
VIDEO
Zv.ministri i Bujqësisë në Report Tv: BE dhe qeveria shqiptare 5.2 mln euro grante për turizmin rural dhe atë artizanal! Sektor kyç për ekonominë, zgjat gjatë gjithë vitit
5.2 milionë euro grante nga BE dhe qeveria shqiptare i janë dedikuar të gjithë fermerëve dhe kujtdo që kërkon të investojë në turizmin rural dhe atë artizanal. Civici tha se ky fond sigurohet 75 % nga BE dhe 25 % nga qeveria shqiptare, ndërsa shtoi se ky turizëm është kyç për ekonominë pasi zgjat gjatë gjithë vitit.
-
VIDEO
Lorenc Vangjeli në 'Kontrast': Amerikanët kërkuan ndihmën e Rudina Hajdarit që të merrte drejtimin e PD! Bisedat e Moore me Berishën! Ish-deputetja për Report Tv: S'kam koment
Një negociatë në vitin 2018 mes Jonathan Moore dhe Sali Berishës në zyrën e këtij të fundit, duket se është zbardhur ditët e fundit. Bëhet fjalë për takimin mes zyrtarit të lartë amerikan me Berishën teksa PD drejtohej nga Lulzim Basha. Analisti Lorenc Vangjeli zbuloi në ‘Kontrast’ se Moore ka kërkuar mbështetjen e zonjës Rudina Hajdari për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Ndërkohë që Rudina Hajdari e kontaktuar nga Report Tv ka thënë se nuk ka koment.
-
VIDEO
Ish-deputeti demokrat Romeo Gurakuqi në Report Tv: Për të fituar zgjedhjet në Shkodër, PD të dalë me një kandidat të vetëm! Partisë i duhet një lideri i ri
Ish-deputet demokrat, Romeo Gurakuqi tha për Report Tv se PD ka shanse të fitojë në zgjedhjet e pjesshme vendore në Shkodër vetëm nëse del me një kandidat të vetëm që i bashkon “dy kampet”.
-
VIDEO
‘Për Tiranën manipulimet filluan para zgjedhjeve’, delegati i shoqatës së Tiranës në futboll denoncon: Nuk zhvillohet asambleja në bodrumin e FSHF-së
Administratori i akademisë së ‘Ali Demit’, Ergys Kadiu, në studion e Report TV tregoi se si u bë manipulimi me zgjedhjet në shoqatën rajonale të futbollit në Tiranë. Kadiu u shpreh se manovrat kishin filluar para se të shkohej në procesin zgjedhor, ndërsa atje sipas tij u vulos ‘masakra’. Kadiu thotë se në sallën e zgjedhjeve pa persona që përfaqësonin futbollin e Tiranës të cilët nuk i kishte ndeshur në 20 vite, ndërsa fillimisht e nisi duke treguar se çfarë kriteri duhet për t’u bërë delegat në një shoqatë rajonale.
“Pjesa e delegatëve ka mbetur në dorë të federatës se si interpreton. Statuti thotë se kush ka 100 fëmijë është automotikisht delegatë, kur ke 200 je 2 delegatë. Ne kemi më shumë se 200 fëmijë dhe federata na vendosi dy delegatë. Shoqata e Tiranës këto 4 vite ka patur kryetar Sulejman Memën, por ka qenë inekzistente. Jo vetëm për akademinë tonë, por në të gjithë Tiranën. Tani u zgjuan se erdhën zgjedhjet. Me shoqatën e Tiranës kemi komunikuar me emaile,”-u shpreh a
-
VIDEO
Njhuni me miqësinë e veçantë 46-vjeçare midis dy këngëtarëve të mirënjohur shqiptarë
Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv ishin të ftuar dy këngëtarë të cilët me këngët e tyre gjatë festival para viteve 90’ kanë fituar zemrën e të gjithë. Kozma Dushi dhe Pëllumb Elmazi, përpos muzikës ndajnë sëbashku edhe një miqësi të veçantë mbi 46-vjeçarë, janë njohur në festival e që prej asaj kohe e kan ruajtur miqësinë e veçantë.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Bukë me banane
Bukë me banane
Përbërësit:
3-4 banane
1/2 filxhan gjalpë
1 filxhan sheqer
2 vezë
1/2 gota miell
1 lugë sodë buke
1/2 lugë vanilje
1/2 lugë kripë
1 filxhan arra
1/2 filxhan rrush të thatë
2 lgj mjaltë
Përgatitja:
Marrim 3-4 banane dhe I shypim me një pirun, ndërsa në një tigan hedhim arrat që I kemi copetuar më parë. Pasi I kemi shtypur bananet, shtojmë miellin pak nga pak, shtojmë vaniljen, sodën e bukës, vezët, gjalpin që e kemi shkrirë më parë, biskotat që i kemi thërrmuar në copza të vogla dhe mjaltin. Këtë masë e përziejmë mirë, e hedhim në një tavë katrorë që e kemi lyer më parë me gjalp ose vaj dhe e vendosim për pjekje. Pas pjekjes e lëmë të ftohet dhe është gati për servirje.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Albana, Supë me spinaq
Supë me spinaq
Përbërësit:
1 kg spinaq
1 qepë
3 qepë të njoma
1 limon
1 lugë kos
1 lugë gjalpë
100 ml vaj ulliri
1 tufë kopër
arrë moskat
kripë
Përgatitja:
Lajmë mirë spinaqin, ndajmë me duar gjethet në disa pjesë dhe I lëmë të kullojnë. Presim në kubë qepët dhe grijmë hollë koprën. Në një tenxhere vendosim vaj ulliri dhe gjalpë. Shtojmë qepën dhe e skuqim për pak minuta. Sa pa marrë ngjyrë ende, shtojmë spinaqin. E mbyllim tenxheren me kapak, derisa spinaqi të nxjerrë lëngjet.
Shtojmë një sasi mesatare të lëngut të pulës, duke qenë se një pjesë e lëngut është nxjerrë nga spinaqi.Shtojmë kosin, limonin dhe koprën. I lëmë të ziejnë për 20 minuta dhe më pas e kalojmë në makineri.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 28 janar 2022
Titujt e gazetave për sot, nga ja përse dështuan misionet e CIA-s për përmbysjen e Enver Hoxhës te SHBA tjetër shuplakë Berishës e deri tek ejvalla sulltan.
-
VIDEO
Berisha rikthehet në Kuvend, SHBA: Eshtë i pa pranueshëm
Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik me rikthimin e Sali Berishës në Parlament dhe qëndrimin e SHBA-së ndaj tij. Ndërkohë Rama shpërfill Bashën në Kuvend. A do të shkarkohet në 1 shkurt presidenti Ilir Meta ? Të ftuar në studio Gent Malko, Shkëlqim Hajdari, Myslim Murrizi dhe Azgan Haklaj.
-
VIDEO
Malko: Berisha ka dy opsione për të garuar në zgjedhjet e 6 marsit! Hajdari: Nëse Basha dhe ish-kryeministri gjejnë konsensus, do ketë garë të vërtetë! Haklaj: PD fiton 4 bashki
Ish-kryetari i shoqatës së prokurorëve, Shkëlqim Hajdari, teksa komentoi zgjedhjet e pjesshme vendore tha se nëse dy kampet e selisë blu e shtyjnë 'luftën' përtej 6 marsit, do të ketë një garë të vërtetë në zgjedhje.
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme lokale, Braçe: Koha kur partia njofton bazën për kandidatin ka marrë fund
Zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 6 mars në 6 bashkitë e vendit do të shoqërohet me mbledhjet e partive për të vendosur për të emrin e kandidatit. Por për Braçen kjo mënyrë ku drejtuesit e partive mblidhen ka marrë fund dhe se emri i kandidatit duhet të vendoset nga baza nga njerëzit dhe jo më nga disa drejtues partie. Vetëm në këtë mënyrë sipas Braçes, parti mund të energjizohet dhe të tërheqë edhe më shumë vota.
-
VIDEO
6 marsi, Spaho: S’na pengon askush të bëjmë fushatë me logot e PD! Ja tre bashkitë që do fitojmë! Eksperti: Shkodra dhe Dibra ‘fushëbetejë’
Mbështetësi i ish-kryeministrit Sali Berisha, deklaroi se lidershipi i Partisë Demokratike duhet të mbajë përgjegjësi për krizën në selinë blu ndërsa theksoi se të gjitha lëvizjet që kanë bërë pas vitin 2017 kanë rezultuar të gabuara. Sakaq, Spaho u shpreh se do të krijojnë një koalicion sa më të gjerë për të çmontuar regjimin e Edi Ramës.