-
VIDEO
Larg zhurmës urbane, një arratisje në natyrën dhe kulinarinë e "Mrizit të Zanave"
Emisioni “ Rreze Dielli’’ vizitoi agroturizmin ‘Mrizi I Zanave’’, një sipërmarrje e cila përpiqet të inkurajojë fermerët shqiptarë dhe i bën apel që shqiptarët të ndryshojnë plotësisht mentalitet në bizneset e tyre, qofshin bare, ristorante, agriturizëm dhe të vendosin në menu prodhimin vendas.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 25 janar 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Duka rrëfen tritolin në shtëpinë e tij reagon Veliaj te shushunja e FSHF e deri tek skandal me zgjedhjet ,Duka në hetim nga prokuroria.
-
VIDEO
Veliaj: Kandidoj për mandatin e 3 në Bashkinë Tiranë, kam bekimin e Ramës!Kullat në selinë blu? Ka projekt nga pronarët e tokës, por kanë konflikt me PD
Erion Veliaj do të kandidojë sërish për një mandat të tretë në Bashkinë Tiranë në zgjedhjet lokale të 2023 dhe për këtë ka edhe bekimin e kryesocialistit Edi Rama. Lidhur me projektin e ndërtimit të kullave në territorin ku ndodhet Partia Demokratike duket se një kërkesë e tillë i ka shkuar edhe Bashkisë së Tiranës nga pronarët e tokës që është familja Toptani.
-
VIDEO
A e mbështet Rama, Veliajn kundër Dukës? Kryebashkiaku: Kjo është beteja ime
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pyetur nëe 'Repolitix' nëse ka mbështetjen e kryeministrit Edi Rama në 'betejë' e tij kundër kreut të FSHF, Armand Dukës, u shpreh se kjo nuk është një 'betejë' kombëtare. Veliaj theksoi se kjo është beteja e tij dhe se as nuk i ka kërkuar ndihmë Ramës.
"Kjo nuk është betejë kombëtare. Edi Rama ka qenë njeriu më i interesuar që të ketë fair play në të gjitha, lufta për të dobëtin dhe dhënia e shansit kujtdo për të patur suksese në jetë, janë parime të pamohueshme të Edi Ramës . Kjo është beteja ime, as nuk i kam kërkuar ndihmë Edi Ramës. Është një rraqe në futbollin shqiptar", tha ai.
-
VIDEO
Pse shoqatat nuk protestojnë kundër Dukës? Veliaj: Turp që heshtin, disa i ka mikluar me pasuri, disa i shtyp me varfëri
Teksa Armand Dukës po i dalin skandalet një e nga një dhe manipulimet që ai bën në zgjedhjet e shoqatave rajonale të futbollit e deri tek fondet e federatës, ende asnjë shoqatë e futbollit nuk ka protestua qoftë edhe simbolikisht ndaj tij, por e kanë mbajtur atë për 20 vite në krye të FSHF. Për këtë Veliaj ia vë fajin vetë Dukës i cili përmes rrogave shumë të larta i ka blerë një pjesë të stafit të FSHS ndërsa një pjesë tjetër e shtyp me varfërinë.
"Po të shikoje rrogat e FSHF nga 3 mln e 5 mln sikur të kishin klubet këto lloj rrogash ne do kishim bërë mrekulli. Një pjesë e madhe janë të blerë dhe tu vijë turp që heshtin para padrejtësisë. Disa heshtin se fusin miliona në xhep, disa që kanë mbetur në skamie me pagesa të vogla thonë të paktën të kemi atë. Disa i shtypin me varfëri dhe disa i miklojnë me pasuri të tejskajshme", tha Veliaj.
-
VIDEO
Veliaj: Kemi çuar informacione në institucione ndërkombëtare për Dukën dhe mafian e FSHF për trafik droge dhe si përdoren ato para për të blerë e shitur ndeshje
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha sot në 'Repolitix' në Report Tv se i kanë dërguar informacione institucioneve ndërkombëtare mbi Armand Dukën dhe FSHF , për të hetuar për trafik droge dhe pastrimin e këtyre parave duke ia dhënë një ekipi.
"Po hetohet ky personazh pas 20 vitesh, ku ka abuzuar pa fund. Do bëjmë padi 15 shoqata, këta janë të regjistruar në Gjykatë jo këta delegatët që ky i gjen një natë para. Kjo do denoncohet dhe këta njerëz do shkojnë në burg. Sot kanë bërë një gabim trashanik, falsifikimi i listave që nuk i pa asnjeri dhe që u prodhuan në atë moment, dënohet me burg sepse ke marrë një përfaqësim që nuk të takon ty dhe ke falsifikuar. Kanë ndodhur hetime ndërkombëtare këtu edhe për trafikantë droge që mendohej se ishin të paprekshëm. Kemi pafund raste ku institucionet ndërkombëtare ku Shqipëria është në radar, jemi në kontakt, kemi çuar informacione për Armand Dukën dhe mafian e FSHF, i kemi çuar informacione institucioneve ndërkombëtare qoftë ato që merren me pastrimin e parave, me trafikun e drogës dhe si paratë e drogës futen në futboll për të shitur e blerë ndeshje, si pastrohen paratë që ti ja jep një ekipi, ai t'i kthen mbrapsht dhe institucioneve të ligjzbaitimit ku ndeshjet gatuhen në Tiranë dhe shiten në një vend të Kinës", tha Veliaj.
-
VIDEO
Skandali në FSHF, Veliaj në Repolitix: Federata një klan ku është përfshirë edhe politika e llumit, mbështetet nga Berisha dhe Meta
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për emisionin "Repolitix" në Report Tv teksa e ka cilësuar si një klan të Dukës, tha se po mbështetet nga Lulzim Basha dhe Ilir Meta.
-
VIDEO
Kandidoi për kreun e Shoqatës së Futbollit Tiranë, Prodani për Report Tv: FSHF si 'Far West', duhet të kesh revole në xhep! I braktisa zgjedhjet se u manipuluan, i drejtohem gjykatës
Prodani tha se në zgjedhjet e sotme pati manipulime të shumta më listat e delegatëve dhe kjo për shkak të rrezikut që Duka po ndjen nga Shoqatat Rajonale të Futbollit që mund t'i rrezikojnë atij mandatin e 6-të në krye të federatës. Për paligjshmërinë dhe manipulimin e bërë në këto zgjedhje, Prodani tha se do i drejtohet gjykatës.
-
VIDEO
6 marsi, edhe zgjedhje edhe test! I ftuar Arben Ristani
Për ish-deputetin demokrat Arben Ristani, deklaratat e presidentit kundër Lulzim Bashës nuk janë të reja dhe në funksion të Grupimit të Berishës. Ai tha se kjo ‘luftë’ mes Ilir Metës dhe kryetarit të PD është e hershme. Edhe vetë shpallja e 6 Marsit si datë për zgjedhjet e pjesshme, sipas Ristanit vjen nga afatet ligjore.
-
VIDEO
Ristani në ‘Kontrast’: Lufta e Metës me Bashën e hershme, s’ka lidhje me Berishën!
Për ish-deputetin demokrat Arben Ristani, deklaratat e presidentit kundër Lulzim Bashës nuk janë të reja dhe në funksion të Grupimit të Berishës. Ai tha se kjo ‘luftë’ mes Ilir Metës dhe kryetarit të PD është e hershme. Edhe vetë shpallja e 6 Marsit si datë për zgjedhjet e pjesshme, sipas Ristanit vjen nga afatet ligjore.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 6 Marsit, Logu: Në logon e PD-së nuk kandidojnë mbështetësit e Berishës! Përçarja që i bëri demokratëve do reflektohet në votime! Ja bashkitë që synojmë
Në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, PD-ja zyrtare vijon të theksojë se nën logon e saj nuk do të kandidojnë mbështetësit e Berishës, ndryshe nga çfarë pretendon i ashtuquajturi Komision i Rithemelimit se do të kandidojnë nën siglën e PD-së. Përfaqësuesi Ligjor i PD-së, Marash Logu tha se po punohet për përzgjedhjen e kandidaturave.
-
VIDEO
FSHF manipuloi zgjedhjet në Shoqatën e Futbollit Tirana, Myftaraj për Report Tv: Duka futi njerëz që nuk kishin lidhje me sportin, nuk kishte transparencë
Kreu i Shoqatës së Futbollit Albnet, Alban Myftaraj ka folur në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj pas manipulimit të zgjedhjeve që FSHF bëri për zgjedhjen e kryetarit të ri të Shoqatës së Futbollit Tirana. Ai thotë se procesi i zgjedhjeve ishte tërësisht i manipuluar dhe jo i drejtë. Myftaraj tregoi se kur u futën në sallën ku do të mbaheshin zgjedhjet u përballën me fytyra që nuk ishin fare pjesë e sportit, madje skandali shkon edhe më tej kur ata kanë hedhur votën për kreun e ri Krenar Alimhemeti.
“U njoftuam për mbledhjen që do bënim për zgjedhjen e shoqatës Tirana, deri në hyrjen brenda në sallë shkoi mirë pastaj këtu filloi kleçka. Në sallë ishin mbi 67 vetë dhe disa veta nga ata nuk i njihnim nga pjesa e sportit. Nuk na u duk korrekte që të bësh një zgjedhje dhe gjërat të arrijnë në këtë sens. Secili nga ne ka ekipe futbolli, nuk e shohim të arsyeshme që një zgjedhje të filloi më gënjeshtër.
U futëm në një proces zgjedhor, nuk u njohëm me personat që do të votojmë, i kemi kërkuar listat, nëse e kishin kuorumin i jepnim dorën, në momentin që ti nuk i ke numrat, po në këtë lloj forme dhe vetë krenari nuk e pranon të jetë një i tillë. Pse ishte kaq e ngurtë transparenca”, tha Myftaraj për Report Tv.