-
VIDEO
Vrasja në Vlorë/Prindërit e viktimës:Prisnim ta bënim dhëndër, e vranë pabesisht
Familja Petanaj jeton ende mes dhembjes dhe lotëve, që pas mbrëmjes së 20 qershorit 2020, kur goditja me thikë në zemër do t’i merrte jetën në moshën 25-vjeçare djalit të tyre Aleksandrit, i cili mbeti viktimë i një sherri mes të rinjve në lagjen "24 Maji" në Vlorë. E e ka të vështirë të rrëfejë atë natë të kobshme, kur do të mësonte mbi ngjarjen e rëndë. Babai, Kristo Petanaj i rikthehet kujtimeve të dikurshme, me të cilat mban në zemër të birin që ka lënë pas një zbrazëti të madhe. Një djalë si Aleksandri i rritur plot sakrifica që nuk e njohu në katër vitet e para të jetës të atin pasi ai ishte në emigrim. A do mund ta mendonte ky baba se 20 vite pas djalin do ta humbte përgjithnjë...Pak para se ngjarja të ndodhte, autori i krimit 15-vjeçar Gabriel Tartaraj teksa ishin të ulur në një lokal kishte ngacmuar me thikë në këmbë Kristianin, vëllain e viktimës. Për katër ditë më radhë adoleshenti me disa shokë të tij, prisnin natën qosheve të rrugicave, për ta sulmuar sërish 17-vjeçarin. Sulm i cili kulmoi me përledhje mes grupit të të rinjve, kur me të njëjtën thikë, që i shantazhonte vëllanë adoleshenti i mori jetën 25-vjeçarit që kishte ardhur për ndihmë. Kristiani rrëfen zanafillën e këtij sherri, duke treguar me hollësi çfarë ndodhi atë natë kur Aleksandrin e dërgoi vetë në spital me shenja jete, por nuk ia doli dot. Ndërsa sot një vit më pas, kur autori i ngjarjes Gabriel Tartaraj vuan dënimin, familja kërkon ende drejtësi, pasi natën e krimit ai nuk ishte i vetëm. Babai i 25-vjeçarit apelon për dënimin që meritojnë edhe persona të tjerë të përfshirë në ngjarjen që pnaifikohej prej katër ditësh.Nënës lotët i janë tharë. Anila Petanaj flet për kujtimet e fundit me të birin duke u dhënë forcë edhe dy fëmijëve të tjerë.
-
VIDEO
Kumbaro në Report Tv: Nesër hapen aplikimet për zonat e plazhit, në 1 maj nis sezoni! Po studiojmë ‘Lumin Vjosa’ për ta shpallur Park Kombëtar
Nga dita e nesërme do të hapen aplikimet për të gjitha ato subjekte që duan të menaxhojnë stacionet e plazheve për sezonin e ri turistik 2022. Lajmi u bë me dije nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro për Report Tv, ku theksoi se aplikimi do të zgjasë një muaj.
-
VIDEO
Erion Braçe për sudio live në repot tv: Partia socialiste , në zjedhjet e pjesshme të 6 marsit
Partia socialiste , në zjedhjet e pjesshme të 6 marsit
-
VIDEO
Tare në Report Tv: Të konkurrojmë fqinjët me produktin shqiptar! Ministrat e turizmit ‘krenohen’ me sasinë e turistëve, por duhet të fokusohen tek cilësia, nuk kanë njohuri
Kryetrari i Këshillit Shkencor në UNESCO, Auron Tare në një komunikim me Skype nga Boston për Report Tv, tha se Shqipëria për të konkurruar fqinjët duhet të “tërheq” një turist tjetër nga ai që shkon në Greqi apo Turqi, duke kombinuar malin dhe detin, si dhe duke krijuar produktin shqiptar.
-
VIDEO
Znj.Beti: Çakrat, çfarë janë dhe përse ndodhen në trupin e njeriut
Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’’ në Report Tv zn.Beti foli për energjinë e vendosur në trup dhe ndihmën e funksionin që ajo ka për çdo njeri.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Lefteri, Trahana me qumësht dhe cigaridhe
Trahana me qumësht dhe cigaridhe
Përbërësit:
10 lugë supe trahana (plot)
500 ml qumësht
1 lugë çaji gjalpë
cigaridhe deleje ose gici
Përgatitja:
Në një tenxhere vendosim ujë të ngrohtë, e lëmë të ziejë ujin dhe më pas shtojmë 10 lugë të plota trahana dhe e përziejmë gjithë kohën, derisa masa të fillojë të trashet dhe më pas e ulim gradën e sobës, dhe I hedhim një lugë çaji gjalp dhe e përziejmë. Më pas shkuqim cigaridhet në një tigan me pak vaj ulliri dhe ia hedhim sipër trahanas dhe më pas e servirim.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Lefteri, Petanik me fasule, tradita korçare
Petanik me fasule
Përbërësit:
10 petë të pjekura
1 petë e njomë
500 gr fasule të bardha
250 ml vaj ulliri
kripë, piper i zi
arrë moskat
1 vezë
Përgatitja:
Fillimisht marrim një tenxhere dhe ziejmë fasulen, pasi fasulja është zier, I hedhim kripë dhe pak vaj ulliri që mos të ngjiten me njëra-tjetrën. Më pas I lëmë që të ftohen. Marrim një tepsi dhe fillojmë përgatitjen e petanikut, hedhim petë nga pak, më pas shtojmë fasule dhe në fund vaj ulliri, duke krijuar disa shtresa. Sërish petë, spërkasim me vaj ulliri dhe më pas shtojmë fasule por jo në sasi të mëdha. Kështu vazhdojmë derisa tepsia të mbushet plot. Në fund vendosim një petë të butë dhe e vendosim për tu pjekur në furrë. Pas pjekjes e lëmë të ftohet dhe e servirim.
-
VIDEO
Gatime nga zonja Lefteri, Embëlsirë me mjaltë dhe shërbet
Embëlsirë me mjaltë
Përbërësit:
500 gr miell
200 gr sheqer
3 lugë gjelle mjaltë
3 kokrra vezë
1 pako fryrës
150 gr arra të shtypura,
150 gr gjalpë,
1 paketë vanilje
250 ml qumësht
Shurupi
500 gr sheqer
600 ml ujë
cipa limoni
Përgatitja:
Në një tas hedhim 3 kokrra vezë dhe 200 gr shqer dhe i përziejmë me mikser derisa të bëhet nje masë e holllë dhe shqeri të jetë tretur plotësisht. Më pas hedhim pak mjalt, qumësht I pako fryrës dhe gjalpin dhe I përziejmë sërish, shtojmë miellin nga pak, i përziejmë derisa masa e përftuar të jetë në trashësi mesatare. Në fund shtojmë arrat që i kemi coptuar më parë, I përziejmë sërish dhe në një tavë, të cilën e kemi lyer me gjalp hedhim masën e përftur dhe e fusim në furrë për tu pjekur. Ndërkohë përgatisim shurupin, ku në një tenxhere hedhim 100 ml ujë dhe 500 gr sheqer si dhe disa cipa limoni që shurupi të mos na mbetet me grimca sheqeri. Pasi të kemi përftuar masën e shurupit, presim që ëmbëlsira të jetë ftohur dhe shërbeti të mos jet shumë I ngrohtë dhe ia hedhim sipër. Më pas presim disa orë që ëmëbslira të bëhet e butë dhe më pas është gati për tu servirur.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 27 janar 2022
Titujt e gazetave për sot, nga puthja e parë lesbike në teatrin shqiptar në '58 te Sali Berisha sulmon Yuri Kim e deri tek "diktatorët" e federatave Duka i dyti në Europë.
-
VIDEO
Shokon mjekja: Vjehrra kreu vepra te turpshme para tim bir
Një jetë si nëpër film për mjekjen psikiatre ishte e vështirë të rrëfente në emisionin ’Pa Gjurnë’ në Report Tv dramën e jetës ndryshe nga ajo e pacientëve të saj. Nuk do të ishin njohur kurrë më parë edhe pse jetonin në të njëjtin qytet, deri ditën kur dy të rinjtë nga juglindja e Shqipërisë vendosën të vinin në Tiranë për të nisur studimet e larta. Ai student për inxhinieri informatike në vitin e dytë dhe ajo sapo kishte nisur srudimet në mjekësi, kur edhe u njohën në vitin 1999 krejt rastësisht. Kështu do të merrte hov dashuria mes tyre një lidhje që zgjati për disa muaj me radhë, derisa të vendosën të njiheshin familjarisht në dhjetor të po atij viti. Përballja e vajzës që do të ishte nusja e ardhshme e djalit nuk u prit mirë nga nëna e tij, kur kjo marrëdhënie pësoi krisjen e parë. 5 vite më pas vajza mbetet shtatzënë dhe këtu pëson një tjetër krisje marrëdhënia mes ciftit. Vjehrra kërkon që nusja ta ndërpriste këtë shtatzani duke u bërë kështu protektorja e pathyeshme për të gjitha ngjarjet që do të pasonin. Ndërhyrjet e vazhdueshme shkaktuan konflikt dhe konflikti degjenoroi në dhunën që bashkëshorti nisi ndaj gruas shtatzënë. Edhe pse një vajzë e shkolluar, për 41-vjecaren divorci ishte tabu. E rritur vetëm nga nëna, pas divorcit të prindërve, ajo nuk donte që kjo dramë e jetës të përsëritej edhe tek fëmija i saj. Me ardhjen në jetë të djalit në vitin 2006 cifti vazhdonte të kishte konflikte të vazhdueshme për të cilat shkaktarja ishte vjehrra. E reja merr djalin e mitur dhe kthehet në Tiranë aty ku jeton për katër vite me radhë. Me qëllimin për ta rikthyer në vendlindje ai tenton edhe një herë ribashkimin, duke e kërcënuar se nëse nuk do të pranonte do ti diqte shtëpinë. Kthimi i saj në vendlindje do të ishte hap tjetër drejt humnerës. Çifti u divorcuan në vitin 2019.
-
VIDEO
Basha-Berisha, a do të kenë kandidatë të përbashkët në 6 mars ?
Emisioni Repolitix trajtoi regjistrimin e partive politike për zgjedhjet e 6 marsit. Pas rregjistrimit të PS ka ardhur dhe regjistrimi i PD me kryetar Lulzim Bashën. Por a do të ketë kandidatë të përbashkët të të dy grupeve të PD-së përballë kandidatëve të PS? Të ftuar Gent Malko, Përparim Çaça, Fabian Topollaj dhe Plator Nesturi. Në lidhje skype nga Fieri deputeti Luan Baçi, përfaqësues i Grupit të Rithemelimit në PD.
-
VIDEO
Bejko: S'ka kandidat konsensual me Berishën më 6 mars, sulmet ndaj Kim për negociata me SHBA!
Mes Bashës dhe Berishës nuk do të ketë asnjë bashkëpunim për kandidatë konsensual në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Lidhur me sulmet që Berisha u bën ambasadores Yuri Kim, për Bejkon është thjeshtë një mënyrë e tij për të tërhequr vëmendjen e Washingtonit dhe negociuar për statusin 'non grata'.