-
VIDEO
Kulluri në 'Studio Live': Basha asnjë shans që të fitojë në 6 mars! As Berisha, edhe nëse bashkohet me LSI! Në PD s'ka nevojë të legalizohet hashashi se të gjithë janë halucinantë
Në zgjedhjet e 6 marsit, Edvin Kulluri thotë se PD-ja nuk ka asnjë shans që të marrë asnjë bashki, edhe sikur të ketë një kandidat të përbashkët mes grupimit të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Nga ana tjetër, deputeti i PS-së, Lavdrim Krashi në zonën e Dibrës thotë se socialistët në këto zgjedhje futen për t'i fituar të gjitha Bashkitë.
-
VIDEO
Gruaja dhunon e dëbon burrin nga banesa,motra:Vëllai kishte humbur,nusja gënjeu
Luan Mançe, 50-vjeçari rezulton i humbur prej 6 muajsh. Babai i dy djemve doli nga shtëpia në fshatin Mazhan të Përmetit gushtin e vitit 2021 në rrethana të paqarta dhe nuk u kthye më. E ftuar në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report Tv Refide Paja, motra e 50-vjeçarit ndërsa bën apel për ndihmë rrëfen sesi vëllai me çrregullime psikologjik është keqtrajtuar nga bashkëshortja dhe dy djemtë e rritur. Sipas saj, kjo është arsyeja që për 50-vjeçarin ishte hera e disatë që largohej nga banesa. Lindita Mance bashkëshortja e Luanit e denoncoi në shtator të 2021, dy muaj pasi ai kishte humbur. Kunata hedh dyshimet se e shoqja ka gisht në zhdukjen e të vëllait, pasi e kishte mbajtur të fshehur për disa muaj largimin e tij nga banesa. ’Vëllai na ka thënë se është dhunuar shumë herë nga bashkëshortja e tij dhe dy djemtë që i ka të rritur. Kjo dhunë ka nodhur edhe para syve të nënëns, e cila jeton në familjen e Luanit. Ne nuk kishim marrëdhënie me familjen e vëllait, pasi ata nuk e trajtonin mirë. Bashkëhsortja nuk e mirëmbante sic duhej, pasi vëllai ka patur probleme psikologjike pasi është dhunuar kur ka qenë ushtar në Sarandë. Ka ndodhur nje herë kur vëllai është dëbuar një herë nga banesa prej bashkëshortes, e cila kishte nxjerrë jashtë nga shtëpia, në prani të nënës. Luani ka dy djem 20 dhe 21 vjec, unë nuk e di nëse ata e kërkojnë. Një vit më parë ishte operuar. Nuk e di sesi ka humbur në cfarë rrethanash, pasi unë e mora vesh në tetor, tre muaj pasi ai kishte humbur. Më 25 shtator bashkëhsortja e vëllait Lindita kishte shkuar në polici për të bërë denoncimin për zhdukjen e tij. Por unë për këtë kam dyshimet e mia. Ajo na kishte gënjyer gjithë atë kohë, duke na e mbajtur të fshehuar largimin e vëllait tonë. Kur e pysnim ajo shprehej se Luani punonte si coban në Delvinë, ndërkohë që ai rezultonte i humbur’ Ndërsa kishte pak ditë që 50-vjecari kishte humbur, më datë 9 gusht të 2021 në familje mbërrin një informacion. Blutë e Këlcyrës ishin njoftuar nga kryeplaku i fshatit Kopaçez për një person të panjohur që endej rrugëve të Delvinës. Pas verifikimeve të bëra kishte rezultuar se bëhej fjalë për Luan Mançen. Sipas procesverbalit të mbajtur nga policia thuhej se ky person ishte gjendur në gjendje jo të mirë ndërsa ishte dërguar në qendrën shëndetësore për të marr trajtim mjekësor. Ky person nuk ishte shpallur i humbur deri në atë moment dhe për këtë arsye ishte lënë i lirë. E sëmurë nëna e Luanit 82 vjece jeton cdo ditë me brengë në zemër dhe me shpresën që të mos mbyllë sytë pa parë edhe një herë djalin e saj.
-
VIDEO
‘Keqtrajtohej nga fëmijët iku pa adresë/Motra akuzon nipërit për zhdukjen e vëllait
Luan Mançe, 50-vjeçari rezulton i humbur prej 6 muajsh. Babai i dy djemve doli nga shtëpia në fshatin Mazhan të Përmetit gushtin e vitit 2021 në rrethana të paqarta dhe nuk u kthye më. E ftuar në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report Tv Refide Paja, motra e 50-vjeçarit ndërsa bën apel për ndihmë rrëfen sesi vëllai me çrregullime psikologjik është keqtrajtuar nga bashkëshortja dhe dy djemtë e rritur. Sipas saj, kjo është arsyeja që për 50-vjeçarin ishte hera e disatë që largohej nga banesa. Lindita Mance bashkëshortja e Luanit e denoncoi në shtator të 2021, dy muaj pasi ai kishte humbur. Kunata hedh dyshimet se e shoqja ka gisht në zhdukjen e të vëllait, pasi e kishte mbajtur të fshehur për disa muaj largimin e tij nga banesa.
-
VIDEO
‘Duka përfituesi i madh nga politika’, Shehu: Nuk mund të fitosh zgjedhjet me rregullat e federatës
Manipulimet në proceset zgjedhore të federatës nuk janë një gjë e re që bëhen nga FSHF-ja e Armand Dukës. E fundit ndodhi të hënën në shoqatën rajonale të Tiranës ku kandidati për kryetar Eduard Prodani braktisi zgjedhjet me pretendimin e shtimit të votuesve (anëtarëve që bëjnë pjesë në shoqatë). Kjo sepse FSHF nuk ishte e sigurtë që kandidati i mbështetur prej saj, Krenar Alimehmeti, do të fitonte.
-
VIDEO
Apeli: Të rrisim besimin tek produktet vendase/ Mollët ngelen stok, fermeri: Kam 8 ton të pashitura. Eksperti:Politikat bujqësore në 7 vitet e fundit të gabuara
Shqipëria cilësohet si një ndër vendet jo vetëm me klimë tepër të mirë të veçantë por edhe me prodhimet e saj bio nga fermerët vendas, të cilët përpiqen që të sjellin të gjitha llojet e frutave dhe perimeve të rritura nga ata vet. Në përpjekje për të mbijetuar në një treg vendas që gjithmonë e më shumë i kthen sytë nga produktet e importit. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ fermeri shqiptarë nga zona e Korçës u shpreh se një pjesë e madhe e mollës i ka mbetur stok.
“Kam shitur pak në sezonin kur ishte vjelja e mollës dhe shumica e mollës ka mbetur stok, mollën e kam shitur me 3 lek. Kam 8 ton të pashitura” tha ai.
Ndërsa eksperti i lartë i Bujqësisë Ilir Pilku tha se ndërkohë Shqipëria importon rreth 15 mijë tonë mollë.
Kjo është një ndër sasirat më të vogla në realitet, sepse në magazinat dhe frigoriferat e Korçës janë afërisht rreth 50 mijë tonë mollë e pashitur. 120 mijë tonë mollë prodhon Shqipëria. Ndërkohë që ne nuk kemi shitur mollën tonë kemi aafërisht rreth 15 mijë tonë import.
-
VIDEO
Skënder Thaçi: Babai im i zhdukur prej komunistëve
Imer Thaçi ishte një nacionalist i orëve të para, me një karrierë ushtarake rreth 15 vite. Ai e lidhi jetën e tij me çështjen kombëtare, duke i kushtuar atdheut gjithë energjitë dhe dashurinë e tij deri ën frymën e fundit. Përjetoi hetuesinë, torturat burgjet në Shqipërinë komuniste, po ashtu arratisjen nga Shqipëria komuniste me gjithë familjen, përjetoi vite të vështira përpjekjesh për tu organizuar në luftë kundër diktaturës komuniste që kishte marrë me dhunë pushtetin në Shqipëri dhe vdiq në rrethana misterioze, i vrarë dhe i zhdukur prej UDB-së. Fati i tij tragjik e mundon edhe sot pas 60 vitesh, djalin e tij Skënderin, i cili e ka peng të jetës, faktin që ende nuk ia ka gjetur eshtrat babait të tij të zhdukur....
-
VIDEO
6 marsi, Korreshi për ‘Report Tv’: Nëse Basha dhe Berisha do kenë kandidatë të përbashkët, fitojmë 6 bashkitë! Me dy, e vështirë por jo e pamundur! Ja çfarë kërkon baza
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, tha për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ të gazetarit Andi Kapxhiu në ‘Report Tv’, se ende nuk ka një vendim nëse Basha dhe Berisha do të kenë një kandidat të përbashkët për të garuar në bashkinë e Lushnjës për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Deputeti Korreshi theksoi se nëse Basha dhe Berisha do kenë një kandidat të përbashkët, i fitojnë 6 bashkitë të cilat janë pa kryetar.
-
VIDEO
Sfida e Erion Veliajt kundër Armand Dukës për Fshf-në
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Veliaj padit Sekretarin e FSHF Shulku dhe atë të Shoqatës Tirana, Haçi: Falsifikuan dokumente, paracaktuan rezultatin për interes të Dukës! Votuan 24 anonimë
Veliaj paditi sot për shpërdorim të detyrës, falsifikim të dokumenteve dhe rrjetit kompjuterik drejtuesit e FSHF. Në cilësinë e aksionerit te Klubit të Futbollit Tirana, Veliaj akuzon Ilir Shulkun, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Federatë Shqiptare të Futbollit dhe Ardian Haçin, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, se kanë manipuluar në bashkëpunim zgjedhjet për Kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës.
-
VIDEO
Gjakmarrja në Lezhë/ Prokurori i shkarkuar nga vetingu kërkoi dënim minimal për vrasësin e të atit të 17-vjeçarit para 13 viteve! Vrasësi ia hodhi me 7 vite burg
Rritja e tij me ‘këshillat’ se ‘gjaku nuk falet’, duket se i ka pasur rrënjët edhe tek drejtësia e munguar, ku prokuroria ka kërkuar një dënim minimal për Ndue Lekgjonaj, vrasësin e Gjon Përvathit, të atin e 17-vjeçarit. Vrasja me paramendim dënohet nga 10-20 vite burg, ndërsa prokuroria ka kërkuar 12 vite dhe përmes gjykimit të shkurtuar shkonte në 8 vite burg. Por Gjykata e ka ulur edhe më tej këtë dënim duke kërkuar 10 vite burg për të dhe përmes dënimit të shkurtuar Lekgjonaj ka kryer vetëm 7 vite burg. I mituri në gjendje të rënduar psikologjike, s’është marrë ende në pyetje.
-
VIDEO
Petulla me miell gështenje dhe kakao nga Shef Altin Prenga
Petulla me miell gështenje dhe kakao nga Shef Altin Prenga
Përbërësit:
100 gr miell gështenje
100 gr miell normal
30 gr sheqer
Pak kanellë
Pak kakao
3 vezë fshati
500 ml qumësht
Përgatitja:
Në një tas përgatisim brumin e petullave, duke vendosur 3 kokrra vezë fshati që nuk duhet të rrihen më parë pasi humbasin vlerat e tyre në përgatitjen e brumit, por në to shtohen mielli gështenjës, mielli normal, sheqeri, kanella, kakao dhe qumështi, të gjithë përbërësit përzihen sëbashku, derisa të formohet një masë jo shumë e trashë dhe më pas janë gati për t’u pjekur.
-
VIDEO
Sallatë me mollë dhe selino / Mollë të pjekura në furrë me salcë 'karamele Zana' nga Shef Altin Prenga
SALLATË ME MOLLË DHE SELINO
Përbërësit:
Disa mollë të vogla
Selino
Kackavall me trumzë
Arra
Ullinjë
Kripë, vaj ulliri, uthull molle
Përgatitja:
Marrim disa kokrra mollë, I qërojmë dhe I presi në copa të vogla, shtojmë selinon të cilën gjithashtu e presim në copa të vogla. Më pas hedhim ullinjtë dhe shtojmë kackavallin me trumzë të cilin e kemi prerë në copa, shtojmë kripë, pak vaj ulliri dhe një lugë të vogël me uthull molle. I përziejmë përbërësit sëbashku dhe është gati për tu servirur.
MOLLË TË PJEKURA NË FURRË ME SALCË ‘ KARAMELE ZANA’
Përbërësit
5-6 kokrra mollë
Pak gjalp
Sheqer pluhur
Salca ‘ karamele zana’
1 kg sheqer
Ajkë qumështi
Përgatitja
Marrim 5-6 kokrra mollë të mëdha, I heqim vetëm pjesën e brendshme, duke e lënë mollën të plotë e lyejmë me gjalp dhe I vendosim në furrë për tu pjekur përreth 30 minuta. Ndërkohë përgatisim salcën ‘ karamele zana’ ku në një tigan hedhim 1 kg sheqer, të cilin e shkrijmë në temperaturë të ngadaltë derisa masa të bëhet e lëngshme, në ëktë moment do të shtojmë ajkën e freksët të qumështit dhe do t’i përziejmë sëbashku derisa të krijohet një masë jo shumë e trashë. Pasi nxjerrim mollët nga furra, I mbushim me salcën dhe më pas I pudrosim me sheqerin pluhur dhe është gati për servirje.