• VIDEO

    Bota Report | 'Amerikantët të kërcënuar nga armët bërthamore të Iranit!' Zbulohet si nisi përplasja Trump-Papa

    Duke analizuar sulmet e Presidentit Donald Trump ndaj Papa Leone XIV, ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA tha se Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka bërë aq shumë deklarata kontradiktore, saqë të jep përshtypjen se në krye të shtetit Amerikan nuk është ai, por dikush tjetër që e komandon.

  • VIDEO

    'Sali kufoma!' Degradon sherri/ Islami-Merkoçi: Mos ma përmend… Moderatori ndërpret emisionin

  • VIDEO

    Vendoret/ Qori: Do të jem kandidati i 'Lëvizjes Bashkë' për Tiranën! Jam i gatshëm të marrë çdo lloj detyre

     

    Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ishte i ftuar këtë të hënë në ‘Studio Live’ ku foli rreth takimit që pati me Ambasadorin e Bashkimit Europian Silvio Gonzato dhe vendoret e 2027-ës. Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' | I zhdukur prej 5 vitesh, dyshohet se është rimartuar/I biri: Dua vetëm të jesh gjallë!

    Një tjetër histori që kërkon përgjigje vjen në “Pa Gjurmë”. Prej afro 5 vitesh, familja e 68-vjeçarit nga Vlora jeton mes pasigurisë dhe shpresës, pa asnjë informacion të qartë për fatin e tij. Djali, në lidhje direkte nga Italia, rrëfen momentet e fundit të kontaktit dhe dyshimet që kanë lindur ndër vite. Një dëshmi e re hedh dritë mbi një pistë të mundshme, ndërsa familja kërkon vetëm një përgjigje: të dijë nëse ai është gjallë. “Pa Gjurmë”, çdo ditë ora 16:00 me gazetaren Odeta Dume në Report TV.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 13 Prill 2026 – Receta/ Horoskopi javor/ ‘Mijëra zemra në duart e tij’, rrëfimi i një kardiokirurgu

    Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Musaka me patëllxhanë dhe patate & Sallatë fshati pranverore.

    Si do të jetë kjo javë? Cilat janë ndikimet planetare më të rëndësishme dhe si do të reflektohen ato në aspektin ekonomik dhe shpirtëror? Cilat shenja do të jenë më me fat dhe cilat duhet të tregojnë më shumë kujdes? Sipas astrologes Denisa Shyle, prilli paraqitet si një muaj i lodhshëm dhe kjo javë është ndër më sfidueset për shumë shenja. Ndryshimet planetare janë të theksuara, me Mërkurin që kalon në shenjën e Dashit. Të mërkurën kjo lëvizje përmbyllet, por deri në orët e vona të ditës pritet një rritje e tensionit, që mund të sjellë vështirësi në komunikim dhe keqkuptime. Shenja e Peshqve është ndër më të ndikuarat, ndaj këshillohet kujdes në mënyrën e të shprehurit dhe në vendimet që merren. Nga dita e enjte, situata nis të përmirësohet, duke sjellë më shumë kthjelltësi mendore dhe qartësi në gjykim. Ndërkohë, fundjava shoqërohet me Hënën e re në shenjën e Dashit, një moment që nxit fillime të reja, por kërkon kujdes në hapat që hidhen. Për të balancuar energjinë e lartë, rekomandohet aktivitet fizik dhe menaxhim i tensionit.

    Kardiokirurgu shqiptar Enkel Kallushi, i cili prej vitesh ushtron profesionin në Itali, është vlerësuar së fundmi nga mediat italiane si një ndër kirurgët më të spikatur të zemrës. Ai punon në spitalin prestigjioz Ospedale del Cuore “G. Pasquinucci” në Itali, ku ka realizuar mbi një mijë ndërhyrje të suksesshme kardiokirurgjikale. I lindur në Tiranë dhe i diplomuar për Mjekësi në Shqipëri, Kallushi vendosi të vijojë karrierën në Itali që prej vitit 2000, duke u shndërruar sot në një emër të respektuar në fushën e kirurgjisë së zemrës. Mediat italiane e përshkruajnë si mjekun në duart e të cilit kanë kaluar mijëra zemra, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të tij të jashtëzakonshëm. Një tjetër histori suksesi që dëshmon se profesionistët shqiptarë po lënë gjurmë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Për “Rreze Dielli”, në një lidhje direkte nga Italia, kardiokirurgu rrëfen si është të “mbash” mijëra zemra në duar, si dhe shpjegon pse sot po shtohen rastet e atakeve kardiake, çfarë duhet të kenë më shumë në kontroll njerëzit dhe lidhjen mes ushqimit dhe stresit të përditshëm.

  • VIDEO

    'S’flas shqipen standarde'/ Debat për gegërishten në Kuvend/ Daci ironizon: Ti themi Saliçkë Saliut

     

    Formati që sjell te ju në kohë reale, informacionet e minutës së fundit. Analiza, intervista dhe lidhje direkte nga çdo skaj i Shqipërisë.

  • VIDEO

    ‘Kam mbajtur 1000 zemra në duar’, rrëfimi i fortë i kardiokirurgut shqiptar: Pse po rriten rastet e infarktit sot?

    Kardiokirurgu shqiptar Enkel Kallushi, i cili prej vitesh ushtron profesionin në Itali, është vlerësuar së fundmi nga mediat italiane si një ndër kirurgët më të spikatur të zemrës. Ai punon në spitalin prestigjioz Ospedale del Cuore “G. Pasquinucci” në Itali, ku ka realizuar mbi një mijë ndërhyrje të suksesshme kardiokirurgjikale. I lindur në Tiranë dhe i diplomuar për Mjekësi në Shqipëri, Kallushi vendosi të vijojë karrierën në Itali që prej vitit 2000, duke u shndërruar sot në një emër të respektuar në fushën e kirurgjisë së zemrës. Mediat italiane e përshkruajnë si mjekun në duart e të cilit kanë kaluar mijëra zemra, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të tij të jashtëzakonshëm. Një tjetër histori suksesi që dëshmon se profesionistët shqiptarë po lënë gjurmë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Për “Rreze Dielli”, në një lidhje direkte nga Italia, kardiokirurgu rrëfen si është të “mbash” mijëra zemra në duar, si dhe shpjegon pse sot po shtohen rastet e atakeve kardiake, çfarë duhet të kenë më shumë në kontroll njerëzit dhe lidhjen mes ushqimit dhe stresit të përditshëm.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Shtypi i ditës' | A po përfundon konflikti në Lindjen e Mesme? Eksperti jep lajmin

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    Java më e vështirë e Prillit, KUJDES! Të mërkurën ndodh… / Horoskopi javor nga Denisa Shyle

    Si do të jetë kjo javë? Cilat janë ndikimet planetare më të rëndësishme dhe si do të reflektohen ato në aspektin ekonomik dhe shpirtëror? Cilat shenja do të jenë më me fat dhe cilat duhet të tregojnë më shumë kujdes? Sipas astrologes Denisa Shyle, prilli paraqitet si një muaj i lodhshëm dhe kjo javë është ndër më sfidueset për shumë shenja. Ndryshimet planetare janë të theksuara, me Mërkurin që kalon në shenjën e Dashit. Të mërkurën kjo lëvizje përmbyllet, por deri në orët e vona të ditës pritet një rritje e tensionit, që mund të sjellë vështirësi në komunikim dhe keqkuptime. Shenja e Peshqve është ndër më të ndikuarat, ndaj këshillohet kujdes në mënyrën e të shprehurit dhe në vendimet që merren. Nga dita e enjte, situata nis të përmirësohet, duke sjellë më shumë kthjelltësi mendore dhe qartësi në gjykim. Ndërkohë, fundjava shoqërohet me Hënën e re në shenjën e Dashit, një moment që nxit fillime të reja, por kërkon kujdes në hapat që hidhen. Për të balancuar energjinë e lartë, rekomandohet aktivitet fizik dhe menaxhim i tensionit.

  • VIDEO

    Musaka, tavë greke me patëllxhan nga zonja Albana

    Musaka me patëllxhanë dhe patate

    Përbërësit:

    • 2 patëllxhanë të mëdhenj
    • 3-4 patate të mëdha
    • 5 lgj vaj ulliri
    • 1 qepë e madhe
    • 3-4 thelpinj hudhër
    • 500-800 gr mish i grirë
    • 1⁄2 filxhan verë e kuqe e thatë
    • 2 lugë gjelle salcë domatesh
    • 800 gr domate të shtypura
    • 240 ml ujë ose lëng mishi
    • 1 gjethe dafine
    • 1 shkop kanelle
    • 1 lugë çaji piper i kuq
    • 1⁄4 lugë çaji karafil të bluar
    • 1 lugë çaji rigon i thatë
    • 1 lugë çaji sheqer
    • Kripë dhe piper i zi
    • Majdanoz i freskët

    Për beshamelin:

    • 100 gr gjalpë i pakripur
    • 100 gr miell
    • 4 gota qumësht
    • 2-3 vezë
    • 200 gr djathë i grirë
    • Kripë, piper i bardhë, arrë moskat

    Përgatitja:

    Pritini patëllxhanët në feta, spërkatini me kripë dhe lërini të nxjerrin hidhësinë. Më pas shpëlajini dhe thajini. Ngrohni vajin në një tigan dhe skuqni fetat e patëllxhanit për 2-3 minuta derisa të marrin ngjyrë kafe të artë. Transferojini në leter guzhine për të kulluar vajin e tepërt. Kaloni më pas fetat e patateve të skuqen lehtë. Ose mund t'i vendosni dhe në furrë për disa minuta. Ndërkohë kaurdisni me pak vaj ulliri qepën e grirë imët, shtoni hudhrën dhe gatuajeni për një minutë, shtoni më pas mishin e grirë duke e përzier me lugë druri. Gatuajeni për 8-10 minuta derisa të marrë ngjyrë kafe mirë. Shuajeni me pak verë të kuqe, dhe sapo të avullojë alkooli shtoni domatet dhe erëzat. Vijoni me kaurdisjen duke shtuar dhe salcën koncentrat, pak sheqer, kripë e piper. Shtoni pak ujë, erëzat me rradhë sipas dëshirës dhe lëreni të lidhen shijet. Ndërkohë në një tigan mesatar, shkrini gjalpin mbi nxehtësi mesatare. Shtoni miellin dhe kaurdiseni për 2-3 minuta, më pas shtoni gradualisht qumështin e ngrohtë. Trazojeni derisa beshameli të lidhet, shtoni arre myshk, kripë dhe piper të bardhë. Në një tas të vogël, rrihni lehtë vezët dhe trazojini me beshamelin. Në fund shtoni djathin e grirë. Montoni musakanë në tavë, vendosni fillimisht fetat e patateve dhe të patëllxhanëve duke i spërkatur me pak kripë, piper, galetë dhe djathë të grirë. Përhapeni kimën në mënyrë të barabartë mbi perimet dhe kështu vazhdoni duke bërë 2-3 shtresa. Sipër hidhni salcën beshamel duke e përhapur në mënyrë të barabartë me një spatul për të mbuluar të gjithë sipërfaqen dhe për të arritur skajet. Spërkateni pjesën e sipërme me djathin e mbetur të grirë dhe vendoseni tavën në furrën e nxehur paraprakisht dhe piqeni për 45-60 minuta. Lëreni të pushojë mirë dhe më pas e keni gati për t'a servirur.

  • VIDEO

    Lajm i mirë nga lufta/ 'Armëpushimi do shtyhet', Eksperti Gjinali: SHBA-Iran do negociojnë sërish

     

    Ardit Gjinali, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, i ftuar në emisionin 'Shtypi i Ditës dhe Ju' me gazetarin Andi Kapxhiu, analizoi disa nga zhvillimet më të rëndësishme politike në arenën ndërkombëtare. Nga zgjedhjet në Hungari dhe humbja e Viktor Orban pas 16 vitesh në pushtet, deri te tensionet mes Iranit, SHBA-ve dhe Izraelit, Gjinali ndau këndvështrimin e tij mbi dinamikat aktuale dhe skenarët e mundshëm në vijim.

  • VIDEO

    Sallatë fshati pranverore nga zonja Albana

    Sallatë fshati

    Përbërësit:

    • 3 domate
    • 2 kastravecë
    • 1 qepë e kuqe ose e bardhë
    • 1 spec jeshil
    • 150-200 gr djathë i bardhë
    • Ullinj
    • Vaj ulliri
    • Kripë, rgon
    • Pak uthull ose limon sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Lajini mirë perimet. Pritini domatet në copa, kastravecat në rrathë ose kubikë, qepën hollë dhe specin në feta. Vendosini të gjitha në një tas sallate. Shtoni sipër djathin e bardhë të thërrmuar dhe ullinjtë. Rregulloni shijen me kripë, vaj ulliri, rigon dhe pak uthull ose lëng limoni.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv