• VIDEO

    Emisioni i plotë 'Repolitix' |“Pallatet, bomba me sahat!” Alarmi: Përdoren veshje karboni/ THIRRJA e ekspertëve: Siguroni banesat!

     

    Fatjon Xhelilaj nënvizoi se pallati është i pajisur me rezerva ujore, sistem pompash për zjarrfikës dhe hidrante funksionale, të cilat janë përdorur gjatë ndërhyrjes. Megjithatë, ai theksoi se një problematikë mbetet zënia e hapësirave publike, që mund të ketë ndikuar në ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse.

  • VIDEO

    Djegia e pallatit në Tiranë, eksperti në 'Repolitix': S'është normale që fasada të marrë flakë aq shpejt, duhet analizuar materiali i përdorur

    Fatjon Xhelilaj nënvizoi se pallati është i pajisur me rezerva ujore, sistem pompash për zjarrfikës dhe hidrante funksionale, të cilat janë përdorur gjatë ndërhyrjes. Megjithatë, ai theksoi se një problematikë mbetet zënia e hapësirave publike, që mund të ketë ndikuar në ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse.

  • VIDEO

    Goditja e 3 call center-ave në Tiranë, Softa: Funksionojnë si skema piramidale, joshin me investime 300 €! Si mund të ketë miliona para një 20-vjeçar?

    Gjithçka nis me joshjen me shuma të vogla dhe një sistem dixhital që krijon idenë se po fiton para, të cilat më pas grabiten dhe kthehen në kriptomonedha.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| “50 vite dhunë,në moshën 70 vjeç e dëbova’/Gruaja nga Vlora:Fëmijët kanë ardhur pa dëshirë

       

      Një histori e rëndë që vjen nga Vlora, ku një grua 70-vjeçare vendos të flasë pas dekadash heshtjeje. Pas 50 vitesh martesë, ajo rrëfen përjetimet e saj, një jetë mes dhunës, mungesës së respektit dhe sakrificave të pafundme. Në studio, ajo tregon si nisi gjithçka që në moshë të re, konfliktet familjare që e shoqëruan ndër vite dhe vendimin e vështirë për t’u ndarë në një moshë të thyer. Sot, edhe pse janë të ndarë, ajo thotë se vazhdon të ndihet e pasigurt dhe kërkon vetëm një gjë: qetësi dhe siguri për jetën e saj. Një dëshmi e fortë që sjell në vëmendje realitete që shpesh mbeten të fshehura për vite me radhë.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë 'Shtypi i ditës' | Samiti i Diasporës, qytetarët: Qeveria na la rrugëve kur...

       

      Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

    • VIDEO

      Triumfi i opozitës në Hungari përballë disfatave të Berishës, Muharremi: Një non-grata nuk e çon dot para Shqipërinë! Kuçana: Duam qeveri teknike

      Në emisionin 'Sot Live në Shqipëri' u analizuan shanset e opozitës shqiptare për të korrur një fitore si ajo e opozitës hungareze të Peter Magyar. 

    • VIDEO

      Pastiçe bolonjeze me beshamel nga zonja Albana

      Pastiçe bolonjeze me beshamel

      Përbërësit:

      • 500 gr makarona spageti
      • 600 gr mish i grirë
      • 1 qepë mesatare
      • 1 kungulleshë
      • ½ spec i kuq
      • ½ spec i gjelbër
      • ½ lugë çaji spec i thatë i bluar
      • ½ lugë çaji hudhër e thatë
      • ½ lugë borzilok i thatë
      • 500 ml salcë beshamel
      • 50 gr djathë parmixhano
      • 30–40 gr djathë kaçkavall
      • Kripë, piper i zi

      Përgatitja:

      Qepën e ndajmë në copa të imëta dhe e kaurdisim në vaj ulliri. Shtojmë perimet e tjera të prera në kubikë të vegjël. Pasi skuqen, shtojmë mishin e grirë dhe e kaurdisim mirë. Në fund shtojmë erëzat. Ndërkohë në ujë me kripë ziejmë makaronat. Pasi ziejnë, i përziejmë me salcën beshamel dhe djathin parmixhano. Gjysmën e makaronave e shtrojmë në tepsi, shtojmë salcën me mish sipër. E mbulojmë me pjesën tjetër të makaronave dhe sipër hedhim djathë kaçkavall të grirë. E vendosim tavën në furrë në 200°C derisa të shkrijë djathi dhe të marrë ngjyrë të bukur.

    • VIDEO

      Petulla me oriz dhe portokall nga zonja Albana

      Petulla me oriz dhe portokall

      Përbërësit:

      • 200 gr oriz
      • 600 ml qumësht
      • 2 vezë
      • 50 gr miell
      • Lëvorja e 2 portokalleve
      • 2 lugë lëng portokalli
      • 1 lugë çaji kanellë
      • Vaj për skuqje
      • 30 gr sheqer kaf

      Përgatitja:

      Ziejmë orizin me qumësht në temperaturë të ulët derisa të zbutet mirë. E lëmë të ftohet pak. Shtojmë vezët, lëngun e portokallit, lëvoren e portokallit, kanellën, sheqerin dhe miellin. I përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene. E lëmë brumin të pushojë rreth 30 minuta. Më pas ngrohim vajin dhe skuqim petullat deri sa të marrin ngjyrë të artë. Në fund i spërkasim me sheqer pluhur ose sheqer kaf sipër.

    • VIDEO

      Speca të pjekur me hudhër, djathë e bimë aromatike nga zonja Albana

      Speca të pjekur me hudhër, djathë e bimë aromatike

      Përbërësit:

      • 1 kg speca të kuq ose miks
      • 4–5 lugë vaj ulliri
      • 2–3 lugë uthull
      • 2–3 thelpinj hudhër
      • 100 gr djathë të bardhë
      • Ullinj pa bërthamë
      • Majdanoz i freskët
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Pjekim specat në furrë ose direkt mbi sobë derisa të zbuten dhe të nxihen lehtë nga jashtë. I vendosim në një enë të mbyllur ose i mbështjellim që të djersiten dhe heqim lëkurën dhe farat. I presim në rripa të gjatë dhe i vendosim në pjatë. Shtojmë vaj ulliri, uthull, kripë dhe hudhrën e shtypur. I përziejmë lehtë dhe në fund shtojmë majdanozin e grirë, djathin dhe ullinjtë sipas dëshirës.

    • VIDEO

      Çfarë shkruanin gazetat më 14 prill 1996/ Pedofili australian mësues në Tiranë, socialistët i nxjerrin Berishës 16 foto me ish-krerët komunistë

       

      Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

       

      Në shtypin e shkruar të datës 14 prill 1996 argumenti kryesor që pasqyrohej kishte të bënte me një konferencë të Partisë Socialiste. Komisioni i Verifikimitt ë Figurave kishte skualifikuar 35 kandidatë socialist për zgjedhjet e 26 majit dhe drejtuesit e kësaj force politike reaguan. Namik Dokle në konferencë si kundërpërgjigje publikoi 16 foto të Presidentit Berisha me ish-krerët komunistë. Gazeta Koha Jonë shkruante: “Dokle publikon “dosjen Berisha”. Në Gazetën Shqiptare një tjetër e përditshme e pavarur publikohej reagimi i socialistëve por zhvillimi kryesor kishte të bënte me një tjetër ngjarje të zbuluar. Një pedofil australian i kërkuar për abuzime me të miturit prej 3 vitesh ishte mësues në Shqipëri. Zhvillimi kryesor i Gazetës Shqiptare ishte ky : “ Përbindëshi i fëmijëve mësues në Tiranë”.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 14 prill 2026

       

      Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

    • VIDEO

      Replikat në distancë/ Ish-ambasadori shqiptar në Vatikan: Papa Leone XIV lider shpirtëror i 1.3 miliardë njerëzve, Presidenti Trump do tërhiqet nga ‘konflikti’ me të

      Ish-ambasadori shqiptar në Vatikan, Zef Bushati, ka dënuar deklaratat e Presidentit Donald Trump kundrejt Papa Leone XIV.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv