Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘U kthye e dhunuar dhe shtatzënë me të dashurin’/Babai:E prita për fëmijët, por iku sërish

29 Prill, 19:20 | Përditesimi: 29 Prill, 19:20

 

Një histori e rëndë familjare vjen në “Pa Gjurmë”, ku katër fëmijë të mitur mbeten mes dhimbjes dhe pasigurisë, pas largimeve të përsëritura të nënës së tyre. I ftuar në studio, Romeo Kiptiu rrëfen përjetimet e një martese 11-vjeçare, sfidat ekonomike dhe krisjet që çuan në ndarje.Sipas tij, bashkëshortja është larguar disa herë nga shtëpia, duke i lënë fëmijët, ndërsa marrëdhënia e tyre është shoqëruar me konflikte dhe dyshime për tradhti. Ai tregon se, pavarësisht situatave të vështira, ka zgjedhur ta pranojë sërish në familje për hir të fëmijëve.Ngjarja merr një kthesë të fortë kur, pas një periudhe larg shtëpisë, gruaja rikthehet në gjendje të rënduar, ndërsa më pas largohet sërish. Sot, babai përballet i vetëm me rritjen e katër fëmijëve, ndërsa apelon për një zgjidhje në të mirë të tyre.“Pa Gjurmë” sjell këtë histori me fokus tek e vërteta dhe mirëqenia e fëmijëve, duke ngritur pyetje mbi përgjegjësinë prindërore dhe pasojat që konfliktet familjare lënë tek më të vegjlit.

I.M/Shqiptarja.com