-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘Prej muajsh s’flasim, motra kërkon mur në mes të shtëpisë’/E reja:Nëna kërkon të largohem
Konflikti për një banesë ka ndarë dy motra, të cilat prej 6 muajsh nuk flasin më me njëra-tjetrën. Në studio, 38-vjeçarja rrëfen mes lotësh se si një pronë familjare, e rindërtuar pas tërmetit të vitit 2019, është kthyer në shkak për përçarje të thellë brenda familjes. Ajo pretendon se motra kërkon ndarje të shtëpisë, ndërsa ndjen se edhe nëna është në krahun tjetër, duke e lënë të vetme në këtë përballje të dhimbshme. Mes akuzave, pretendimeve për pasuri dhe konflikteve që përfshijnë edhe familjarë të tjerë, ajo bën një apel të fortë: kërkon drejtësi dhe rikthimin e lidhjeve familjare që po shuhen. “Pa Gjurmë”, çdo ditë ora 16:00 me gazetaren Odeta Dume në Report TV.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 15 Prill 2026 – Receta/ Shëndeti nis nga ZORRA, e vërteta që duhet të dish
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pite me zarzavate jeshile pa petë / Patëllxhanë me hudhra / Karrota të tiganisura në gjalpë.
Shumë njerëz besojnë se sëmundjet e kanë origjinën në gjak, në organe apo edhe në gjenet tona. Por e vërteta shpesh është ndryshe: shumë prej tyre nisin në zorrë, në heshtje dhe pa u vënë re. Sot, në “Rreze Dielli”, së bashku me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, do të ndalemi te shëndeti i zorrëve dhe te një shtresë pak e njohur, por shumë e rëndësishme: mucina. Po ashtu, do të flasim edhe për disa baktere kyçe që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin apo sëmundjen tonë. Çfarë është mucina dhe cili është roli i saj në mbrojtjen e zorrës? Çfarë ndodh kur kjo shtresë dëmtohet ose dobësohet? Si mund ta rrisim mucinën në mënyrë natyrale dhe cilat janë përfitimet kur ajo është në nivele optimale? Cili konsiderohet “bakteri i artë” në zorrë dhe si ndikon ai në proceset kryesore të organizmit? Në cilat gjendje e shohim më qartë ndikimin e tij? Cili është bakteri kryesor anti-inflamator që mbështet sistemin imunitar dhe mirëqenien e përgjithshme? Gjithashtu, cilët janë disa nga bakteret e dobishme që duhet të jenë të pranishme në zorrë, por që sot shpesh mungojnë, duke sjellë probleme si fryrje, gazra, kapsllëk, dhimbje barku dhe shqetësime të tjera? Si dëmtohet zorra në jetën e përditshme? Cilat janë ushqimet dhe faktorët kryesorë që e ndikojnë negativisht atë? Dhe më e rëndësishmja: si mund ta rikthejmë balancën në mënyrë natyrale përmes ushqimit, bimëve dhe stilit të jetesës?
-
VIDEO
'Fasada shpërndau zjarrin, mund të parandalohej',Kush është fajtori për flakët tek pallati 'Arlis''?
Në një lidhje direkte me 'Sot Live në Shqipëri' në Report Tv, drejtori i Zjarrfikëses Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, tha se materiali i fasadës bëri të mundur përhapjen e flakëve që përfshinë pallatin e ‘Arlis’ në Tiranë. Ai theksoi se këto materiale nuk duhet të përdoren.
-
VIDEO
Inxhinieri analizon në studio copën e fasadës së pallatit të djegur te ‘Arlis’: Material plastik, i ndaluar! Arkitekti: Ndërtimi vertikal po i kthen lagjet në oxhak
Veshja e fasadës së pallatit të kompleksit ‘Arlis’ te Farmacia 10 në kryeqytet që u dogj pasditen e së martës, është me material plastik e të ndaluar. Që në themel të ndërtimit, nuk janë plotësuar kushtet e sigurisë, konstatojnë ekspertët.
-
VIDEO
Ja pse nuk SHËROHENI! 90% e njerëzve kanë zorrë të dëmtuar, mungon ky element
Shumë njerëz besojnë se sëmundjet e kanë origjinën në gjak, në organe apo edhe në gjenet tona. Por e vërteta shpesh është ndryshe: shumë prej tyre nisin në zorrë, në heshtje dhe pa u vënë re. Sot, në “Rreze Dielli”, së bashku me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, do të ndalemi te shëndeti i zorrëve dhe te një shtresë pak e njohur, por shumë e rëndësishme: mucina. Po ashtu, do të flasim edhe për disa baktere kyçe që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin apo sëmundjen tonë. Çfarë është mucina dhe cili është roli i saj në mbrojtjen e zorrës? Çfarë ndodh kur kjo shtresë dëmtohet ose dobësohet? Si mund ta rrisim mucinën në mënyrë natyrale dhe cilat janë përfitimet kur ajo është në nivele optimale? Cili konsiderohet “bakteri i artë” në zorrë dhe si ndikon ai në proceset kryesore të organizmit? Në cilat gjendje e shohim më qartë ndikimin e tij? Cili është bakteri kryesor anti-inflamator që mbështet sistemin imunitar dhe mirëqenien e përgjithshme? Gjithashtu, cilët janë disa nga bakteret e dobishme që duhet të jenë të pranishme në zorrë, por që sot shpesh mungojnë, duke sjellë probleme si fryrje, gazra, kapsllëk, dhimbje barku dhe shqetësime të tjera?
Si dëmtohet zorra në jetën e përditshme? Cilat janë ushqimet dhe faktorët kryesorë që e ndikojnë negativisht atë? Dhe më e rëndësishmja: si mund ta rikthejmë balancën në mënyrë natyrale përmes ushqimit, bimëve dhe stilit të jetesës?
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i ditës' | Pensionistët të irrituar me bonusin: Këta s’janë tamam nga trutë
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Pispili me jeshillëqe dhe djathë/ Ja një mënyrë ndryshe plot shije nga zonja Albana
Pispili me jeshillëqe dhe djathë
Përbërësit:
- 2 filxhanë miell gruri
- 1 filxhan miell misri
- 1 filxhan bollgur i imët
- 1 lugë çaji kripë
- 1/2 filxhan vaj ulliri
- 1 gotë kos
- 2½ filxhanë ujë
Për mbushjen:
- 500 gr zarzavate (spinaq, lëpjetë etj.)
- 4–5 qepë të njoma
- 1 presh
- 1/2 tufë kopër
- 1/2 tufë majdanoz
- 1/2 tufë nenexhik
- 250 gr djathë i bardhë
- 2 kokrra vezë
- 1/3 filxhan vaj ulliri
- 2 lugë gjelle trahana ose bollgur
- Pak vaj ulliri për sipër
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Lajmë, kullojmë dhe presim trashë zarzavatet, i vendosim në një tas të madh, i kriposim dhe i lëmë për 5–10 minuta që të nxjerrin lëng. I shtrydhim me duar që të zbuten dhe të ulet vëllimi i tyre. Presim imët erëzat, preshin dhe qepët e njoma. Shtojmë vajin e ullirit, djathin e thërrmuar, erëzat, vezët e rrahura, trahananë, piperin dhe i përziejmë mirë të gjitha bashkë. Ndërkohë përgatisim brumin: në një tas të thellë hedhim miellin e grurit, miellin e misrit, bollgurin dhe kripën. I përziejmë që të bashkohen mirë. Hapim një gropë në mes dhe shtojmë kosin, vajin e ullirit dhe 2 filxhanë ujë. Mbajmë mënjanë gjysmë filxhani ujë për në fund. I përziejmë të gjitha me lugë derisa të krijohet një brumë i trashë si krem. Lyejmë me vaj një tavë të madhe dhe të sheshtë. Hedhim në tavë 2/3 e brumit të trashë duke e shtrirë që të mbulojë gjithë bazën. Shtojmë të gjithë mbushjen në një shtresë, e shtypim lehtë që të futet në brumë. Në pjesën e mbetur të brumit shtojmë ujin që kemi ruajtur dhe e bëjmë më të hollë. E hedhim sipër duke mbuluar gjithë sipërfaqen. E spërkasim me pak vaj ulliri dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 200°C, me rezistencë sipër-poshtë, për rreth 1 orë e 10 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë. E lëmë të pushojë 10 minuta dhe më pas e presim në copa.
-
VIDEO
Patëllxhanë me hudhra nga zonja Albana
Patëllxhanë me hudhra
Përbërësit:
- 8 patëllxhanë mesatarë
- 2 kokrra hudhër
- 2 filxhanë kafeje vaj ulliri
- Copëza dhjamë derri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pastrojmë patëllxhanët dhe bëjmë 2–3 prerje për së gjati në secilin. Vendosim në prerje copa të vogla dhjami, pak kripë, piper dhe hudhra të shtypura. I vendosim në tenxhere ose tigan. Shtojmë pak vaj sipër, i mbulojmë me kapak dhe i lemë të ziejnë në zjarr të ngadaltë. I kthejmë herë pas here nga të gjitha anët që të piqen njëtrajtshëm. Në fund i presim përgjysmë për së gjati dhe i shërbejmë spërkatur me yndyrën e tyre dhe pak vaj ulliri.
Këshillat e Albanës: Patëllxhanët mund të lihen në ujë me kripë për 10 minuta para gatimit për të hequr hidhërimin.
-
VIDEO
Acarimi i pensionistëve/ ‘Kur do hiqet tavani?’ Eksperti Hoxha-qytetarëve: Ja pse s’keni marrë bonus
Gjatë intervistës në ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ me ekspertin Kujtim Hoxha, qytetarët reaguan ashpër për pakënaqësitë lidhur me bonusin e pensionit. Ata deklaruan se e kanë përfituar atë vetëm në muajin janar, ndërsa gjatë muajve të tjerë nuk e kanë marrë.
-
VIDEO
Karrota të tiganisura në gjalpë nga zonja Albana
Karrota të tiganisura në gjalpë
Përbërësit:
- 1 kg karrota
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 2 lugë kafeje sheqer
- Kripë sipas shijes
- Majdanoz i freskët
Përgatitja:
Karrotat pastrohen dhe lahen mirë. Zihen në ujë pa kripë derisa të zbuten. Pasi ziejnë, priten në rrathë (5–7 mm), ose pjerrtas nëse janë të holla. Në një tigan shkrihet gjalpi, shtohen karrotat dhe kavërdisen lehtë. Hidhet kripë dhe pak sheqer, në fund shtohet majdanozi i grirë hollë.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 15 prill 1997/ Kryeministri italian Prodi vizitë historike në Vlorë, Zani Caushi me kallash në dorë ishte truproja e tij
Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Më 15 prill të vitit 1997-të në shtypin e ditës pasqyrohej vizita e Kryeministrit italian Romano Prodi në Vlorë. Në një situatë të tensionuar dhe kaotike Prodi vendos të vijë në Vlorë ku pritet nga mijëra njerëz që i shprehin mesazhe paqeje dhe mirëkuptimi edhe për ndihmën e Italisë për të kaluar ngjarjet e tmerrshme të marsit të 97-tës. Fakt interesant ishte se siguria e tij fizike iu besua Zani Caushit drejtuesit të bandës së Çoles. Zëri i Popullit shkruante : “ Vlora nderon Shqipërinë”.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 15 prill 2026
Titujt e gazetave për sot, nga kritikat për emigrimin se kur të rinjtë ikin shteti ka rënë te fasada që vrasin e deri tek zjarri "përpin" pallatin dhe lëndohen 11 persona.