• VIDEO

    Spinaq me vezë dhe djathë nga zonja Albana

    Tavë me spinaq, vezë dhe djathë

    Përbërësit:

    • 1 kg spinaq
    • 1 qepë e thatë
    • 4 qepë të njoma
    • 1/4 filxhan vaj ulliri
    • 1/4 filxhan tërshëre
    • 300 gr djathë
    • 4 kokrra vezë
    • 1/2 tufë kopër
    • 1/2 tufë majdanoz
    • 3 lugë gjelle miell misri
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Në një tenxhere të madhe ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën e thatë për rreth 3 minuta. Shtojmë spinaqin e larë dhe kulluar mirë dhe e kaurdisim në zjarr të fortë për 4–5 minuta, derisa t’i ulet vëllimi, duke e trazuar. Hedhim tërshërën dhe i përziejmë që të përthithen lëngjet. Shtojmë kripë dhe piper. Në një tas të madh rrahim vezët me tel kuzhine dhe shtojmë: qepët e njoma, koprën dhe majdanozin. Këtë përzierje e hedhim në tenxhere duke i trazuar mirë të gjithë përbërësit. Në fund shtojmë një pjesë të djathit të thërrmuar. Lyejmë një tavë me pak vaj dhe e spërkasim me 2 lugë miell misri. Hedhim masën në tavë dhe e sheshojmë mirë. Sipër hedhim pjesën e mbetur të djathit dhe një spërkatje të lehtë me miell misri. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180–200°C për rreth 35 minuta.

  • VIDEO

    Supë magjerica nga zonja Albana

    Supë magjerica

    Përbërësit:

    • 250-300 gr të brendshme
    • 50 gr gjalpë
    • 3 lgj oriz
    • 2-3 qepë të njoma
    • 1 kokërr vezë
    • 1/2 limon
    • 1 tufë koper
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Të brendshmet e mishit pasi i kemi shpëlarë mirë i përvëlojmë në ujë të vluar i kullojmë dhe i presim në kubikë të vegjël. Në një tenxhere me gjalpë kaurdisim qepët e njoma (kryesisht pjesën e bardhë) derisa të ulin vëllimin, shtojmë më pas të brendshmet dhe vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta. Më pas shtojmë pak nga lëngu i zierjes së të brendshmeve dhe orizin. E lemë supën të ziejë për rreth 15 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe më pas e presim me vezë dhe limon. Në fund shtojmë kopër të grirë imët dhe piper të zi kokërr të bluar.

  • VIDEO

    Biskotat e Pashkës nga zonja Albana

    Biskotat e Pashkës

    Përbërësit:

    • 250 gr gjalpë i butë
    • 200 gr sheqer
    • 3 vezë (2 për brumin, 1 për lyerje)
    • 60 ml qumësht
    • 1 lugë çaji vanilje ose lëng portokalli
    • 1 lugë çaji pluhur pjekjeje
    • 1 lugë çaji sodë buke
    • 500-550 gr miell
    • Pak lëkurë portokalli për aromë

    Përgatitja:

    Rrahim gjalpin dhe sheqerin derisa të bëhet masë e lehtë dhe kremoze. Shtojmë vezët një nga një, pastaj qumështin dhe vaniljen (ose lëngun e portokallit). Përziejmë miellin, sodën dhe pluhurin pjekës dhe e shtojmë gradualisht në masën e lëngshme. Formojmë një brumë të butë, jo ngjitës dhe e lëmë të pushojë 20 minuta. Formojmë më pas biskotat në forma spirale, lakore, ose gërsheta të vogla. I vendosim në tavë me letër pjekjeje dhe lyejmë sipëfaqen me një vezë të rrahur. I pjekim biskotat në furrë në temperaturën 180°C për 15-20 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 8 prill 1992/ Ngre siparin Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 22 marsit, Ramiz Alia jep dorëheqjen si President i vendit

    Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

     

    Në Shtypin e shkruar të datës 8 prill 1992-të në RD(Rilindjen Demokratike) botimin e partisë që sapo kishte ardhur në pushtet pasqyrohet gjerësisht seanca e parë e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 22 marsit. Në RD shkruhej : “Parlamenti i ri ngriti siparin, punë të mbarë”. Më pas theksohej se Presidenti i vendit deri ato ditë Ramiz Alia kishte dorëzuar dorëheqjen e cila ishte pranuar unanimisht në Parlament.

  • VIDEO

    PJESA 2 'Repolitix'| Misteri i ‘zhdukjes’ së Salianjit/ Krisje brenda PS: Braçe dhe Spiropali kundër Ramës?

  • VIDEO

    PJESA 1 'Repolitix' | 'Kushtetuta ndryshohet në dhjetor' Debati: Pakti Rama-Berisha, senati u jep përjetësi

    Për analistin Mentor Kikia është e dukshme rënia e entuziazmit fillestar politik në Shqipëri për procesin e integrimit në BE, që sipas tij dëshmonte mbështetjen e madhe të Brukselit disa muaj më parë për vendin tonë. Enkelejd Alibeaj ishte më i prerë në analizën e tij, duke vënë 'gishtin' te çështja 'Balluku' si pengesa kyçe për integrimin.

  • VIDEO

    Spahiu: Disa shtete të BE janë kundër Shqipërisë që firmosi “Bordin e Paqes” të Donald Trump.

     

    Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë dhe të mërkurë në orën 21:00 në ekranin e Report Tv

  • VIDEO

    Procesi i integrimit në BE/ Alibeaj: Ka ngecur për shkak të çështjes ‘Balluku’! Muharremi: Kemi bërë progres në luftën kundër korrupsionit! Meçe: Gjithçka varet nga vullneti i shteteve anëtare

    Për analistin Mentor Kikia është e dukshme rënia e entuziazmit fillestar politik në Shqipëri për procesin e integrimit në BE, që sipas tij dëshmonte mbështetjen e madhe të Brukselit disa muaj më parë për vendin tonë. Enkelejd Alibeaj ishte më i prerë në analizën e tij, duke vënë 'gishtin' te çështja 'Balluku' si pengesa kyçe për integrimin.

    • VIDEO

      Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

      Spahiu deklaroi se nëse nacionalistët e djathtë marrin pushtetin në shtetet kryesore të Europës, si Francë dhe Gjermani, atëherë procesi i integrimit të Shqipërisë në BE do të ndalej.

      • VIDEO

        Emisioni i plotë 'Frontline Interview' | ‘Berisha ka ngrënë bukën e Enverit!’ Shpërthen Mit'hat Havari: Vajti i hodhi dhe molotov…

         

        Nën autorësinë dhe moderimin e gazetares Marsela Karapanço, politika dhe ngjarja më e rëndësishme e momentit, nuk do të jetë thjesht një opsion më shumë, por beteja e së vërtetës pa kompromis, e pyetjeve të drejtpërdrejta, e kërkesës se “llogarisë” ndaj atyre që janë deleguar të përfaqësojnë qytetarët, politikanëve. Por jo vetëm!Çdo të enjte ora 21:00

      • VIDEO

        “Do jap jetën…”/ Paralajmëron Maliqi! Meta kundër Berishës? Skendari për grevë urie

         

        Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.

      • VIDEO

        “O Mul Noka, shpellar i Saliut!” Idajet Beqiri shpërthen me fyerje: Pse SPAK nuk heton krimet…

         

        Një pasdite intensive informative, ku për tre orë do të ndiqni direkt lajmin e fundit, aktualitetin e thelluar të ditës për ngjarje, fakte dhe histori.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv