• VIDEO

    'Do mungojnë ushqimet', paralajmërimi i fortë i ekspertit Sefa! Ja 27 taksat e çmimit të naftës

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 6 prill 2026

    Titujt e gazetave për sot, nga Braçe kundërshton zhvendosjen e deputetëve të PS-së nga zonat te superfuqia nën presion e deri tek pse Berisha "dogji" Binajn për Alimehmetin?

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 6 prill 1996/ Shehu mund Xhaferrin dhe zgjidhet kryetar i PD-së, Berisha edhe pse President do drejtojë fushatën e partisë

    Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

     

    Në shtypin e shkruar të datës 6 prill të vitit 1996-të pasqyrohej gjerësisht mbledhja e Kuvendit të Partisë Demokratike. Në këtë Kuvend u votua për kryetarin e ri ku fitues doli Tritan Shehu ndaj Ferdinant Xhaferrit megjithëse kryetari në hije ishte Sali Berisha. Gazeta Shqiptare shkruan në faqen e parë : “ Votimi mban Shehun në majën e PD”. Vendi ishte edhe në prag të zgjedhjeve të 26 majit dhe në RD i bëhej jehonë zhvillimeve në PD dhe kjo forcë politike quhet e ripërtërirë. Fakt interesant ishte se Sali Berisha Presidenti i Republikës ishte edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së apo edhe ai që realisht do të drejtonte fushatën elektorale.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Veri Jug' | Pranvera në Polis: Nga vreshtat te bagëtia, nis sezoni i punëve në fshat

    Në një ditë të fillim prillit, shkojmë në fshatin Polis të Librazhdit, miq. Vazhdon krasitja e pemëve dhe punimi i tokave për mbjelljet e pranverës. Personazh i reportazhit është Arben Çura, punonjës në njësinë administrative të Polisit, me të cilin takojmë një fermer në parcelën e mollëve, një traktorist që po bën gati tokën për mbjelljen e misrit dhe një blegtor që pret lindjen e kecave dhe qengjave. Ndiqni reportazhin “Polis 2026”, të dielën, premierë, ora 13:30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Dosja K'| Halit Allamani: Katër burra të pafajshëm u dënuan para syve të mi

     

    Procesi i montuar i vitit 1970, ku u arresuan dhe dënuan Petrit Allamani, Sherif Allamani, Man Allamani dhe Isuf Tufa. Rrëfimi emocionues i Halitit atëkohë 16 vjeçar kur e pa të atin bashkë me tre burrat e tjerë në sallën e gjyqit. Si shkatërrua njëherë e përgjithmonë jeta e katër të pafajshmve në burgjet e komunizmit dhe e familjeve të tyre në kalvarin e e vështirë të mbijetesës....

  • VIDEO

    The Best Of Report Tv | Momentet më të spikatura të javës në Report Tv, 4 Prill 2026

     

    Zbuloni më të mirën e javës në The Best Of Report TV! Intervista ekskluzive, debate që ndezën studion dhe kronika nga redaksia, të gjitha në një program të vetëm.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Klinika 24'|Shëndeti në familje/ Demenca, kujdesi për bebet dhe vlerat e hithrës

    Këtë të shtunë në 'Klinika 24', një emision i plotë me këshilla të vlefshme për shëndetin e familjes. Në studio, mjekja neurologe dhe njëkohësisht shkrimtare e njohur sjell një analizë të thelluar mbi demencën, duke u ndalur te ndryshimet në sjellje dhe gjendjen psikologjike, roli i familjes dhe kujdestarisë, si dhe trajtimet dhe mënyrat për ta përballuar këtë sëmundje. Në rubrikën kushtuar më të vegjëlve, fokusi është te kolikat e barkut tek bebet, një shqetësim i zakonshëm për prindërit. Mamia ndan këshilla praktike dhe demonstron teknika masazhi që ndihmojnë në qetësimin e të vegjëlve. Në fund, farmacisti sjell në vëmendje hithrën, një pasuri natyrore me vlera të shumta, duke treguar si mund të përdoret dhe si të përgatisni receta të thjeshta në shtëpi.

  • VIDEO

    Një nga ne/ Bujqësia në fshatin Gjegjan/ Shyqyri Hysa sjell hurmën dhe feijoan: Hobi më dha para

     

    Që prej vitit 1992 e deri më sot merret me kultivimin e fidanëve frutorë si fejxhoa apo hurmat spanjolle. Cilat janë sfidat, vështirësitë dhe përfitimet e bujqësisë? Ndiqni emisionin Një nga ne për më shumë.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Një nga Në' |Historia e Shyqyriut, fermeri që guxoi në Gjergjan/ Shpopullimi i fshatrave të Kukësit

     

    Gazetarja Xhensila Nako sjell historinë e fermerit Shyqyri Hysa nga fshati Gjergjan i Elbasanit. Që prej vitit 1992 e deri më sot merret me kultivimin e fidanëve frutorë si fejxhoa apo hurmat spanjolle. Cilat janë sfidat, vështirësitë dhe përfitimet e bujqësisë? Ndiqni emisionin Një nga ne për më shumë.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 4 prill 1997/ Me krijimin e qeverisë së Pajtimit Kombëtar PS vendos të hyjë në Parlament, PD e mirëpret

    Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

     

    Pas dorëheqjes së qeverisë Meksi dhe ngjarjeve të rënda mbi të gjitha në marsin e vitit 1997-të për të dalë vendi nga kriza u krijua qeveria e pajtimit Kombëtar me kryeministër Bashkim Finon. Në shtypin e shkruar të datës 4 prill 1997-të pasqyrohej vendimi i socialistëve për t’u rikthyer në Kuvend i cili mirëpritet edhe nga demokratët. Në RD botimi e Partisë Demokratike shkruhej : “ Ardhja e socialistëve në parlament hap në drejtimin e duhur”. Ndërsa në ZP botimin e Partisë Socialiste kryeartikulli ishte: “PSSH- misionare e paqes dhe stabilitetit”.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 4 prill 2026

     

    Titujt e gazetave për sot, nga çmimi i naftës del jashtë kontrollit te nëse Dado do ishte propozuar sot si prokuror s'do miratohej e deri tek 9 vende të BE-së ngrijnë negociatat me Shqipërinë.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Esencë'|Kur Shqipëria komuniste bënte tregti rrobash me Italinë, Superfosfati i Laçit dhe Vila e Zogut

    Sonte në Esencë do të ndiqni: Teuta Doçi rrëfen për herë të parë në ekran jetën e saj dhe të ndërmarrjes që në komunizëm prodhonte çudira për Italinë! Rubrika Amarcord ndalet në Durrës te Vila Zogut, ose sekretet e një pallati mbretëror që ende e adhurojnë të gjithë. Esencë arkiv, flet Bujar Lybesha: Ju tregoj ringritjen në demokraci të Superfosfatit të Laçit dhe shkatërrimin e tij! Ditar nga e kaluara, roli i datës 3 prill në historinë e Shqipërisë. Esencë, sonte, ora 21:00 me Eljan Taninin në Report Tv.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv