-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Sëmundja më la në karrige me rrota,nusja më dëboi’/Prek i riu:Betejën do ta vazhdoj vetëm
Një histori e fortë njerëzore vjen sot në “Pa Gjurmë” në Report TV. Nexhmi Hazamllari, 38 vjeç, rrëfen betejën e tij me sëmundjen që e detyroi të jetojë në karrige me rrota prej dy vitesh. Nga një jetë familjare e lumtur, gjithçka ndryshoi pas shfaqjes së sëmundjes, duke çuar edhe në ndarjen nga bashkëshortja.Mes dhimbjes dhe sfidave, ai tregon për trajtimet e vështira, shpresën që i kanë dhënë ndërhyrjet me qeliza staminale dhe luftën për t’u rikthyer në këmbë. Sot jeton pranë prindërve, ndërsa nëna kujdeset për të 24 orë në ditë. Një apel për ndihmë dhe solidaritet, por edhe një histori që prek dhe jep forcë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 7 Prill 2026 – Receta / Sofra Lezhiane triumfon në Panairin Ndërkombëtar
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Cheesecake me luleshtrydhe / Bukë me perime, ullinj dhe erëza / Supë me thjerrëza të kuqe.
Sofra Lezhiane mori vendin e parë në Panairin Ndërkombëtar të Gatimit dhe Kohës së Lirë që u mbajt në Poloni. Një nga panairet më të mëdha ndërkombëtare, mes 260 sofrave dhe ekspozimeve nga vende të ndryshme të botës, sofra lezhjane tërhoqi vëmendjen e vizitorëve si një triumf i shijes, traditës, kostumit popullor dhe shpirtit shqiptar. Por çfarë e bën kaq të veçantë këtë sofër? Çfarë fshihet pas gatimeve, këngëve dhe veshjeve të Lezhës që mahnitën një publik ndërkombëtar? Sot në studion e “Rreze Dielli” me skuadrën përfaqësuese do të zbulojmë historinë, sekretet dhe identitetin e një prej zonave më të pasura në traditë në Shqipëri.
-
VIDEO
'Alarmante, do kemi rritje të frikshme të çmimeve!’ Thirrja e ekspertëve: Duhen marrë masa urgjente
Ekspertët paralajmërojnë rënie të prodhimit vendas dhe rritje të çmimeve në muajt e ardhshëm. Ata kërkojnë masa urgjente dhe politika afatgjata për të mbështetur bujqësinë dhe fermerët.
-
VIDEO
MAZA tradicionale e veriut, lezhjani tregon sekretin e përgatitjes së recetës që 'mahnit' të huajt
Sekreti i përgatitjes së mazës tradicionale të veriut merr jetë në duart e shef Fridjon Ndoj, i cili sjell me përkushtim shijet autentike të kuzhinës shqiptare. Përmes teknikave të trashëguara dhe përbërësve të zgjedhur me kujdes, ai zbulon një recetë që ruan thelbin e traditës dhe pasionin për gatimin.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Shtypi i ditës' 7 Prill| 'Lufta po na mbyt!' Qytetarët: Duhet të arrihet marrëveshja
-
VIDEO
Sofra lezhjane 'mahnit' të huajt / Lahutë e çifteli, gatime tradite, raki e konjak...
Sofra Lezhiane mori vendin e parë në Panairin Ndërkomëtar të Gatimit dhe Kohës së Lirë që u mbajt në Poloni. Një nga panairet më të mëdha ndërkombëtare, mes 260 sofrave dhe ekspozimeve nga vende të ndryshme të botës, sofra lezhjane tërhoqi vëmendjen e vizitorëve si një triumf i shijes, traditës, kostumit popullor dhe shpirtit shqiptar. Por çfarë e bën kaq të veçantë këtë sofër? Çfarë fshihet pas gatimeve, këngëve dhe veshjeve të Lezhës që mahnitën një publik ndërkombëtar? Sot në studion e “Rreze Dielli” me skuadrën përfaqësuese do të zbulojmë historinë, sekretet dhe identitetin e një prej zonave më të pasura në traditë në Shqipëri.
-
VIDEO
Bota në ankth, a do kemi Hiroshima të dytë? Ish-diplomati Bilalli analizon ultimatumin e Trump
Zhvillime të rëndësishme në botë, ku tensionet po rriten dhe flitet për mundësi marrëveshjeje. Ish-diplomati shpjegon rolin e Putinit dhe paralajmërimet e fundit nga Donald Trump.
-
VIDEO
Cheesecake me luleshtrydhe nga zonja Albana
Cheesecake me luleshtrydhe
Përbërësit:
Baza:
- 150 g biskota integrale të shtypura
- 75 g gjalpë
Mbushja:
- 4 fletë xhelatine
- 300 gr krem djathi natyral
- 500 gr luleshtrydhe
- 120 - 130 gr sheqer
- 450 gr ajkë (pana për rrahje)
- Lëngu i 1 limoni
- 100 gr luleshtrydhe (për dekorim)
Përgatitja:
Thërrmoni biskotat derisa të bëhen si pluhur i imët. Shkrini gjalpin dhe përziejeni mirë me biskotat e shtypura. Shtroni fundin e një forme për tortë (24 cm diametër) me letër pjekjeje dhe vendosni përzierjen e biskotave duke i shtypur në formë derisa baza të jetë e njëtrajtshme dhe e lëmuar. Vendoseni në frigorifer që të forcohet. Ndërkohë vendosni xhelatinën në ujë të ftohtë për rreth 10 minuta që të zbutet. Prisni luleshtrydhet në copa të vogla dhe spërkatini me sheqer. Përziejeni lehtë kremin e djathit me pak ajkë. Rrihni pjesën tjetër të ajkës derisa të bëhet shkumë e lehtë. Përziejini butësisht kremin e djathit me ajkën e rrahur dhe shtoni luleshtrydhet me sheqer. Hiqeni xhelatinën nga uji dhe shkrijeni në temperaturë shumë të ulët (në tenxhere ose mikrovalë), duke e përzier derisa të shkrihet plotësisht. Shtoni lëngun e limonit dhe lëreni të ftohet pak. Kur përzierja e xhelatinës të jetë e vakët, përziejeni me kujdes me mbushjen. Hidheni mbushjen mbi bazën e biskotës dhe vendoseni në frigorifer për të paktën 4 orë që të mpikset. Pasi ëmbëlsira të jetë mpiksur hiqni anët e formës dhe dekorojeni me luleshtrydhe të prera në copëza.
-
VIDEO
Supë me thjerrëza të kuqe me një shije speciale nga zonja Albana
Supë me thjerrëza të kuqe
Përbërësit:
- 200 gr thjerrëza të kuqe
- 1 qepë e vogël
- 1 karrotë
- 1 patate mesatare
- 2 lugë gjelle vaj
- 2 thelpinj hudhër
- 1 lugë gjelle salcë domatesh
- 1 lugë çaji piper i kuq
- 1 litër lëng perimesh
- Kripë, piper i zi
- Pak majdanoz të freskët
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim vajin dhe skuqim qepën dhe hudhrën derisa të zbuten. Shtojmë karrotën dhe pataten dhe i kaurdisim për 2-3 minuta. Më pas shtojmë salcën e domates, piperin e kuq dhe thjerrëzat e kuqe të shpëlara. Hedhim lëngun e perimeve dhe e lëmë supën të ziejë në zjarr të ulët për 20-25 minuta, derisa thjerrëzat dhe perimet të jenë gatuar plotësisht. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Nëse dëshirojmë një teksturë më të lëmuar, e kalojmë supën në blender dore derisa të arrijmë konsistencën e dëshiruar.
-
VIDEO
Bukë me perime, ullinj dhe erëza nga zonja Albana
Bukë me perime, ullinj dhe erëza
Përbërësit:
- 1½ filxhan vaj ulliri
- 3 filxhanë lëng portokalli të freskët
- 1½ lugë çaji sodë buke
- 1½ lugë gjelle nenexhik i thatë
- 2 lugë gjelle nenexhik i freskët
- 1½ filxhan ullinj të grirë
- 4½ filxhanë miell integral
- 4 lugë çaji pluhur pjekës
- 1 qepë e thatë
- 4 qepë të njoma
- 10 domate të thata
- 1 filxhan arra të grira trashë
- 2 lugë gjelle susam
- 2 lugë gjelle fara kungulli
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tas hedhim vajin e ullirit, 2 filxhanë lëng portokalli, nenexhikun e freskët dhe atë të thatë. Shkrijmë sodën e bukës në filxhanin e mbetur të lëngut të portokallit dhe e shtojmë te masa. Shtojmë qepën e thatë dhe qepët e njoma, pastaj i përziejmë. Në një enë tjetër përziejmë miellin me pluhurin pjekës. Shtojmë ullinjtë dhe domatet e thara, duke i përzier lehtë që të mbulohen mirë me miell. Shtojmë përbërësit e thatë te përzierja e lëngshme dhe i trazojmë butë me lugë. Në fund shtojmë arrat dhe i përziejmë lehtë. Lyejmë shumë mirë me vaj një tavë të cekët, shtrijmë masën në tavë në mënyrë të njëtrajtshme dhe e nivelojmë sipërfaqen. Sipër i hedhim susamin dhe farat e kungullit. E pjekim në furrë të parangrohur mirë në 170°C për rreth 40 minuta. Pasi piqet, e lëmë të pushojë për 10 minuta në tavë dhe më pas e presim në copa.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 7 prill 2026
https://youtu.be/zQbQCal3LAQ
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Bota Report' - Tronditëse/ Irani do të eliminohet nesër? Eksperti: Lufta do të përshkallëzohet, SHBA po lodhet...
'Bota Report' është emisioni më i ri informativ që vjen çdo të hënë dhe të enjte, nga ora 15:30 deri në 16:00. Nën moderimin e gazetarit Denis Minga 'Bota Report' synon të sjellë tek publiku lajmin më të rëndësishëm të ditës. Gjithashtu një ekspert i zhvillimeve ndërkombëtare do të jetë i pranishëm çdo emision për të analizuar temat dhe sfidat globale. A rrezikon bota një luftë të tretë botërore? Cili do të jetë fati i luftës Rusi-Ukrainë dhe pasojat për Europën? Cfarë do të ndodhë me konfliktin në Lindjen e Mesme?