• VIDEO

    Emisioni i plotë 'Shtypi i ditës' 9 Prill | 'Biznesmen apo president?' Qytetarët: Trump do të shtojë pasurinë

  • VIDEO

    Buka e ëmbël e Pashkës nga zonja Albana

    Buka e ëmbël e Pashkës

    Përbërësit:

    • 100 gr maja e butë
    • 40 gr sheqer
    • 80 ml ujë i vakët
    • 250 gr gjalpë
    • 300 gr sheqer
    • 3 vezë
    • 2 të kuqe të vezëve
    • 350 ml qumësht
    • 1 kg e 100 gr miell
    • 1 lk kripë
    • 3 gr mastika
    • 1 lk mahlepi
    • 50 gr gjalpë

    Për lyerjen e bukës:

    • 1 vezë
    • 1 ls sheqer
    • 2 ls ujë

    Përgatitja:

    Majanë e butë e aktivizojmë me sheqer dhe ujë të vakët.  Në një tenxhere shtojmë gjalpin të tretet bashkë me sheqerin. Në një tas shtojmë të verdhat e vezëve dhe 3 vezë të plota. I rrahim me tel dore, shtojmë gjalpin e rrahur me sheqerin dhe qumështin. Në mikser vendosim miellin, mahlepin dhe mastikën që e kemi rrahur në havan. Hapim në qendër të miellit një gropë ku shtojmë përbërësit e lëngësht si dhe majanë. E rrahim në nivel të ulët shpejtësie dhe pas 10 minutave rrisim shpejtësinë. Për ta shkëputur brumin lyejmë duart me gjalpë. E punojmë pak me duar dhe e lemë në tas të mbuluar me membranë që të vijë për 1 orë.  I japim formë, vendosim vezë të lyera pashkësh, e lemë sërish të vijë dhe më pas e lyejmë sipërfaqen e bukës me të bardhë veze që e kemi përzierë me sheqer dhe ujë. E vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.

  • VIDEO

    Kupona pensionistëve për rritjen e çmimeve! Eksperti Hoxha bën thirrje: Duhet ndihmë urgjente

    Eksperti Hoxha analizon problematikat kryesore të pensioneve, nga indeksimi dhe inflacioni te mangësitë në sigurimet shoqërore dhe përfitimet e ulëta. Ai thekson nevojën për ndërhyrje urgjente dhe masa konkrete për të mbështetur pensionistët përballë rritjes së çmimeve.

  • VIDEO

    Mish qengji në tavë me perime dhe bimë aromatike nga zonja Albana

    Mish qengji në tavë me perime dhe bimë aromatike

    Përbërësit:

    • 2 kg mish qengji
    • 2 qepë mesatare
    • 4 thelpinj hudhër
    • 3 speca të vegjël
    • 4 patate
    • 50 g gjalpë pa kripë
    • 1/4 filxhani verë e bardhë
    • 1/3 filxhani vaj ulliri
    • 2 lugë gjelle mustardë
    • 150 gr djathë sipas dëshirës
    • Kripë, piper i zi, rigon
    • Trumzë, rozmarinë e freskët

    Përgatitja:

    Shtrojeni një tavë të madhe me letër pjekjeje, në mënyrë që të gjitha përbërësit të vendosen në një shtresë. Vendoseni mishin e qengjit në një enë, spërkateni me pak nga vera dhe masazhojeni lehtë që ta përthithë. Shtoni kripë dhe piper. Në një enë të madhe përzieni vajin e ullirit, pjesën tjetër të verës, mustardën, bimët aromatike, kripën dhe piperin. Shtoni patatet dhe perimet në këtë përzierje dhe trazojini mirë që të lyhen nga të gjitha anët. Shtroni perimet në tavë dhe sipër vendosni copat e mishit. Shpërndani në sipërfaqe copëzat e gjalpit. Mbulojeni tavën me letër pjekjeje të lagur dhe mbylleni mirë anash, që avulli të mbetet brenda gjatë pjekjes. Ngrohni furrën paraprakisht në 200°C me nxehtësi sipër-poshtë. Vendoseni tavën në shinën e poshtme të furrës dhe ulni temperaturën në 170°C. Piqeni për rreth 2 orë pa e hapur furrën. Më pas hiqni letrën, shtoni copat e djathit dhe rrisni temperaturën në 200°C. Vazhdoni pjekjen edhe për rreth 25 minuta, derisa mishi të marrë ngjyrë të bukur dhe lëngjet të jenë përthithur pothuajse plotësisht.

  • VIDEO

    Sekreti si të ngjyrosni VEZËT E PASHKËVE shpejt dhe bukur nga zonja Albana

    Vezë Pashke me ngjyra të ndryshme

    Për vezë ngjyrë blu:

    • 5 vezë
    • 1 lakër e kuqe
    • 1 lgj kripë
    • 3 lgj uthull

    Për vezë ngjyrë jeshile:

    • 5 vezë
    • 1 lgj kurkuma
    • 5 lugë çaj ibiskus

    Për vezë ngjyrë të verdhë:

    • 5 vezë
    • 1 lgj kurkuma
    • 1 lgj kripë
    • 3 lgj uthull

    Përgatitja:

    Për realizimin e vezëve me ngjyrë blu mbushim një tenxhere me ujë dhe brenda vendosim një lakër të kuqe. Shtojmë vezët, 1 lugë kripë dhe 3 lugë uthull. I lëmë vezët të ziejnë për 15 minuta. Ndërsa për vezët ngjyrë jeshile në një tenxhere me ujë vendosim vezët, 1 lugë kurkuma dhe 5 bustina ose lugë çaj ibiskus. I lëmë të ziejnë për 20 minuta. Për vezët e verdha veprojmë njësoj vetëm nuk përdorim çajin, por hedhim kripë dhe uthull. Pasi vezët të kenë marrë ngjyrë i lëmë të thahen dhe i lyejmë me pak vaj.

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 9 prill 1997/ Presidenti Berisha nismë për të bërë vendin me Kushtetutë, qeveria e Pajtimit Kombëtar mbështetet nga SHBA-të

    Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

     

    Në shtypin e shkruar të datës 9 prill 1997-të në botimet politike pasqyroheshin gjerësisht dy ngjarje. Nisma e Presidentit Berisha për të bërë vendin me Kushtetutë dhe mbështetja që mori nga amerikanët qeveria e Pajtimit Kombëtar. Në RD( Rilindjen Demokratike) pasqyrohej intervista me kreun e PD-së Tritan Shehu dhe shkruhej : “ Nisma për kushtetutën shkon paralelisht me proçesin e Pajtimit Kombëtar” .Ndërsa në ZP(Zërin e POpullit) kryeartikulli ishte : “ SHBA e angazhuar të punojë me Qeverinë e Pajtimit Kombët

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 9 prill 2026

    Titujt e gazetave për sot, nga paradoksi i një lufte te llastimi i Dodikut dhe harresa e Berishës për Non Grata-n e deri tek Rraklli kërkon që Sylvinho të qëndrojë.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Repolitix' |Tronditet bota nga lufta/ SHBA-Iran: Përplasje për naftë! Alarmi: Në Shqipëri do rriten çmimet

    I ftuar në “Repolitix”, me Denis Mingën, në Report Tv, Ergos Sefa tha se të ardhurat e shtuara në buxhetin e shtetit nga shtrenjtimi i naftës arrijnë deri në 70 milionë euro.

  • VIDEO

    Tabela/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

     

    Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë dhe të mërkurë në orën 21:00 në ekranin e Report Tv

  • VIDEO

    Lufta në Lindjen e Mesme, eksperti i ekonomisë: Çmimi i naftës në Shqipëri mund të mos bjerë më nën 200 lekë/litër! Bujqësia do të vuajë pasojat për shumë gjatë

    I ftuar në “Repolitix”, me Denis Mingën, në Report Tv, Sefa tha se deri më tani të ardhurat në buxhetin e shtetit nga shtrenjtimi i naftës arrojnë deri në 70 milionë euro.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë 'Frontline Interview' |SHBA i dorëzohet Iranit, xhindosen izraelitët! Plas mes Trump dhe Netanjahut? 'Jemi të poshtëruar'

     

    Eksperti për çështjet e sigurisë, Xhavit Shala, thotë se kërcënimet e presidentit Donald Trump ndaj Iranit për sulme “apokaliptike” nuk janë asgjë tjetër veçse metoda që përdor kreu i Shtëpisë së Bardhë për të ulur në bisedime palën kundërshtare.

  • VIDEO

    Aleati kundër Saliut, mbështët Braçen: E duan edhe demokratët/ Emri i PD për Tiranën?

    Agron Duka tha se Erion Braçe është një figurë që ka pëlqyeshmëri të lartë te të majtët në Shqipëri dhe se ka ndërmarrë nisma në interes të qytetarëve. Ndërsa Alimehmeti nuk e mohoi një kandidim të tij në emër të PD-së për Bashkinë Tiranë, por shtoi se këtë vendim duhet ta marrë Kryesia e PD.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv