Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe me djathë / Sufle me spinaq / Krem djathi me kopër dhe qepë.
Prej më shumë se 25 vitesh, historia e Dritan Frroku nis si një pasion i thjeshtë fëmijëror dhe shndërrohet në një mision jetësor. I lindur dhe i rritur në Bjeshkët e Pukës, ai i ka kushtuar jetën ruajtjes dhe mbarështimit të qenve të Sharrit, një racë e pastër që ai e quan me krenari “luani dardan”. Edhe pse me profesion arsimtar dhe aktualisht përgjegjës i Zyrës së Turizmit në Bashkinë Pukë, dashuria për këtë racë ka qenë gjithmonë pjesë e pandarë e jetës së tij. Sot, me rreth 50 qen të kësaj race, Dritani vazhdon ta ruajë dhe ta promovojë këtë trashëgimi të çmuar si një simbol krenarie kombëtare. Në një lidhje për emisionin Rreze Dielli, ai rrëfen përkushtimin dhe pasionin e tij të madh për qentë e Sharrit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kësaj race si një pasuri autentike shqiptare.
Pranvera është momenti ideal për t’i dhënë lëkurës freski dhe kujdes natyral, me zgjidhje të thjeshta që mund të përgatiten në shtëpi. Në rubrikën “Bëje vetë”, Niki dhe Stela sjellin dy receta praktike dhe efektive për kujdesin e plotë të lëkurës: një maskë qetësuese për para dhe pas depilimit, si dhe një përzierje natyrale për heqjen e qimeve. Këto përgatitje ndihmojnë në reduktimin e irritimeve, parandalimin e qimeve të futura në lëkurë dhe ofrojnë hidratim të thellë. Me përbërës të thjeshtë dhe natyralë, ato e lënë lëkurën të butë, të shëndetshme dhe të kujdesur gjatë gjithë sezonit të pranverës.




















