-
VIDEO
Tomini: 7 ditët më të rëndësishme për tu përgatitur për variantat e rinj
-
VIDEO
Prej muajsh në arrati, këngëtarja Fjolla Morina arrestohet në lokalin e saj në Kosovë! Është dënuar për armëmbajtje pa leje
Pas 10 muajsh në arrati, këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar në Kosovë, teksa ishte në lokalin e saj. Referuar mediave Kosovare, këngëtares i janë vënë pranga mëngjesin e sotëm, pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.
-
VIDEO
Rama heq orën policore në zonat turistike dhe zgjat deri në 23:00 orarin për muzikën në lokale: Kush do të kërcejë gjatë natës të organizohet në natyrë ku nuk shqetëson njeri
Nga nesër hiqet ora policore në zonat turistike dhe muzika në lokale do të ndalet në 23:00 jo 22:00! Këto dy masa të reja janë njoftuar nga kryeministri Edi Rama, që vjen pas pezullimit të shërbimit për 24 orë nga lokalet në Lungomare. Për ata që duan që të kërcejnë përtej orës 23:00, Rama u thotë që të organizohen në natyrë, aty ku nuk shqetësojnë askënd.
-
VIDEO
Muzikë deri në orën 23:00, kreu i operatorëve turistik në Vlorë për Report Tv: Falënderojmë Ramën, anulojmë protestën që kishim organizuar për sot në mbrëmje
Zgjatja e orarit të muzikës deri në orën 23:00, njoftim që u bë me dije sot nga kryeministri Edi Rama, duke se ka kënaqur edhe kërkesat e pronarëve të lokaleve në Vlorë. Në një lidhje telefonike për "Report Tv", kreu i operatorëve turistik në Vlorë, Vasil Bedinaj përshëndeti njoftimin e kryeministrit, ndërsa tha se tashmë kanë anuluar edhe një protestë masive që kishin organizuar për t'u mbajtur mbrëmjen e sotme, në orën 19:30.
"Përshëndesim edhe vendimin e kryeministrit për zgjatjen e orarit. Ka qenë një gjë që sektori ynë, pas shumë diskutimeve, kemi dalë në përfundimin që duhej bërë kjo gjë., Vlora është një qytet turistik dhe pas një viti shumë të vështirë qoftë për ne dhe qeverinë, por në asnjë moment nuk e ka mbështetur biznesin. Për shmangur falimentimin e subjekteve, duhej kjo gjë. Do të ishte më e udhës që qeveria të detyronte qytetarët të bënin vaksinën në mënyrë që të ecte ekonomia. Reagimi i kryeministrit ishte shumë pozitiv, erdhi në momentin e duhur sepse situata po përkeqësohej, ishte organizuar një protestë më masive në orën 19"30, ne po e heqim këtë si opsion dhe falënderojmë kryeministrin që e zgjidhi këtë ngërç. Jemi ok me këtë njoftim që morëm nga kryeministri", tha ai.
Kryeministri Edi Rama reagoi sot me një postim në Twitter, pas protestës së pronarëve të lokaleve të Vlorë, të cilët në shenjë proteste kundër orës policore, mbyllën sot bizneset e tyre përgjatë Lungomares.
Rama bëri me dije zgjatjen me një orë të lejmit të muzikës në lokale dhe po ashtu edhe heqjen e orës policore në zonat turistike.
-
VIDEO
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Manëz të Durrësit, plagoset 70-vjeçarja
https://youtu.be/-Ssiqxxv8gg
-
VIDEO
Bislim Ahmetaj në Report Tv: Vendosja e Bashës në krye të PD-së gabimi më i madh i Berishës
Bislim Ahmetaj, anëtari i “Grupit për PD”, ka deklaruar se vënia e Luzlim Bashës në krye të Partisë Demokratike, është faji më i madh i ish-kryeministrit Sali Berisha. Në studion e Report Tv, ai e ka cilësuar si të pafalshme gabimin e Berishës, duke e vendosur në krye të PD-së, Lulzim Bashën, kjo sepse sipas tij, kryedemokrati nuk i ka sjellë asnjë të mirë demokratëve.
-
VIDEO
Shpërthen bombola e gazit në një byrektore në Elbasan, në panik punonjësit dhe kalimtarët, fatmirësisht asnjë i lënduar
Nja ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan pasi një bombol gazi ka shpërthyer gjatë paradites së sotme në një byrektore, duke përhapur panik te punonjësit dhe kalimtarët.
-
VIDEO
Hetimet e përbashkëta për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, përfaqësues të SPAK vizitë pune në Romë
Përfaqësues të SPAK ndodhen në Romë të Italisë, në një vizitë pune ditën e sotme, ku 'Report Tv' mëson se do të diskutohet për hetimet e përbashkëta në lidhje me antimafjen, trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Në takim janë të pranishëm edhe dy prokurorët që hetuan dosjen 'Shpirti', Dritan Prençi dhe Vladimir Mara. Po ashtu i pranishëm është edhe zv.drejtuesii SPAK, Altin Dumani dhe Klodian Braho, ky i fundit hetoi edhe dosjen e ish-zv.ministres së Mbrojtjes, Rovena Vodës.
-
VIDEO
'Na lini muzikën pas orës 22:00'/ Pas protestës me Himnin Kombëtar, lokalet në Lungomare të Vlorës pezullojnë sot shërbimin, në kulmin e sezonit turistik
Në kulmin e sezonit turistik, mbi 90 pronarë biznesesh në Lungomare kanë vendosur që të pezullojnë shërbimin, pasi kërkesa e tyre për të mos ndaluar muzikën pas orën 22:00 nuk është pranuar. Pas protestës së djeshme paqësore, por që në fund përfundoi me disa të shoqëruar në Komisariate, pronarët kanë vendosur që t’u vënë kyçin bizneseve për 24 orë, një masë kjo e cila ishte paralajmëruar më herët prej tyre.
-
VIDEO
Shtypi i dites dhe Ju me Elda Lamja/ Këshilli Kombëtar i PD, kritikët e Bashës nuk fitojnë.
Këshilli Kombëtar i PD, kritikët e Bashës nuk fitojnë. Po nis një fushatë spastrimi?
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 19 Korrik 2021
Titujt e gazetave për sot, nga emrat, PD shpall listën fituese të Këshillit Kombëtar, e deri tek Vllaznia luan në piskun e vapës Brdariç tall Qipriotët.
-
VIDEO
Kështjella e Mamicës në fshatin Petrelë
Kështjella e Petrelës, si kështjellë e Mamica Kastriotit, nën impresionet e mësuesit të vjetër Hasan Shehu, banor I fshatit piktoresk Petrelë në jug të Tiranës, do të jetë destinacioni I së djelës së kameras së emisioneve Veri Jug. Kështjella e mbështjellë me tisin e heroizmit të familjes së Kastriotëve, si pasardhëse e qytezës së lashtë ilire të Përsqopit. Luftimet nën bedenat e saj dhe thyerja e ushtrive osmane nën komandën e Mamica Kastriotit. Përse duhet ta vizitojnë sot turistët kështjellën e Petrelës. Ndiqni reportazhin “Kështjella e Mamicës në fshatin Petrelë” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.