-
VIDEO
Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, s'ka fund tragjedia për familjen Gjoka! Ndërron jetë edhe 15-vjeçarja e plagosur, sot iu dha lamtumira e fundit vajzës së madhe
Shpërthimi i bombolës së gazit me 4 korrik në Velipojë, ndërron jetë në Itali dhe vajza e dytë e familjes Gjoka nga Gajushi i Lezhes. Pavaresisht trajtimit mjekesor Klarisa Gjoka 15 vjece nuk mundi tju mbijetoje plageve te marra. Disa ditë me parë gjeti vdekjen dhe motra e saj Daniela Gjoka 19-vjeçe, e cila përcoll sot për në banesën e fundit
-
VIDEO
Situatë katastrofale nga përmbytjet në Europën Perëndimore
Vijon të përkeqësohet situata nga përmbytjet në Europën Perëndimore, ku 120 persona kanë humbur jetën në Gjermani dhe mbi 1300 të tjerë janë raportuar të zhdukur. Pasoja katastrofale nga përmbytjet ka patur edhe në vendet e Beneluksit, ku 11 persona kanë humbur jetën në Belgjikë si pasojë e motit ekstrem, ndërsa në Luksemburg dhe Holandë janë shkaktuar dëme të shumta materiale.
-
VIDEO
Analiza e PD, miratohen ndryshimet në statut e ftuar gazetarja Daniela Maloku
-
VIDEO
Zyla: Operacionet e Spak , rezultat e një pune të nisur më herët
-
VIDEO
Qytetari bën analizë mbi analizën: ’Sa ka patur debat në Partinë e Punës aq ka në PD’
Një qytetar bën një analizë mbi atë së cfarë prodhoi mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD këtë të enjte. Ai bën një krahasim me kaluarën politike dhe është i mendimit se partia është vetëm në duart e një personi, ndërsa e konsideron Bashën më diktator se Enver Hoxha.
-
VIDEO
'Shtypi i ditës dhe ju' me Elda Lamja
'Shtypi i ditës dhe ju' me Elda Lamja
-
VIDEO
Deklarata e fortë e Petro Koçit: Në Fier duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike, protagonistë të drogës po fitojnë tendera
Në një kohë kur operacionet e SPAK janë kryefjalë e ditëve të fundit që ka çuar në pranga zyrtarë dhe ish- zyrtarë të lartë në vend, deputeti Petro Koçi i bën thirrje këtij institucioni që të kalojë dhe nga Fieri pasi sipas tij krimi po fiton tendera publikë. Deklarata e tij e fortë vijon edhe më tej duke thënë se duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike duke përmendur edhe skemën që përdorin. “Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat. Bota e krimit dhe te korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji. Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Protagoniste të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike. Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtareve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrenteve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit. Të fuqizuar sidomos duke lare paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona. Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar”, thotë Koçi.
-
VIDEO
Stuhia në Europën Perëndimore, meteorologia: Vendi ynë do të preket shumë pak! E shtuna dhe e diela sjellin rrebeshe, por jo në bregdet
Sinoptikanja Lajda Porja tha se territori ynë do të preket shumë pak nga kjo stuhi, por paralajmëron për kujdes pushuesit në bregdet për shkak se do të ketë prezencë të erës së fortë. Në lidhje me Skype për "Report Tv", sinoptikanja Lajda Porja tha se territori ynë do të preket shumë pak nga kjo stuhi, por paralajmëron për kujdes pushuesit në bregdet për shkak se do të ketë prezencë të erës së fortë. Ajo u shpreh se dita e shtunë dhe e diela do të sjellin një përkeqësim të kushteve të motit, që do të shoqërohet me rrebeshe në zonat veriore, por thekson se zonat bregdetare nuk do të preken.
-
VIDEO
Arrestohen 3 vëllezërit, dhunuan gjyqtarin në ambientet e Gjykatës në Vlorë: Po na grabit pronën! Sa lekë ke marrë, qen bir qeni
Një situatë e pazakontë është regjistruar në ambientet e Gjykatës së Vlorës, ku pas një vendimi tëdhënë, gjyqtari është dhunuar nga të paditurit. Tre vëllezërit Myslym Myslimi 60 vjeç, Fatosh Myslimi 62 vjeç dhe Elmaz Myslimi 64 vjeç kanë hedhur akuza në drejtim të këtij gjykatësi se po i grabit pronën, për pasojë pasi ka dhënë vendimin i kanë shkuar nga pas në ambientet e gjykatës, e kanë tërhequr nga uniforma ku i kanë kërkuar shpjegime mbi vendimin, të cilin e kanë konsideruar të padrejtë.
-
VIDEO
Report TV -'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 16 Korrik 2021
Titujt e gazetave për sot, nga lista e kandidatëve për Këshillin Kombëtar në PD dhe debatet në kryesi për humbjen e zgjedhjeve, e deri tek Shqipëria gëzon me futbollin në Europë.
-
VIDEO
Ironia e pronarit të lokalit: Policët më vijnë 5 herë në ditë për kontoll , të marrin elektrik s'ua ndez dritë, edhe një shtupë të lajnë vendin se s'kam punëtorë
Pronarët e lokaleve në Kamëz kanë dalë sot në protestë përpara godinës së Ministrisë së Shëndetësisë për të kërkuar heqjen e orës policore. Për mikrofonin e Report Tv, pronarët shprehen se po diskriminohen sepse vetëm në Kamëz nuk i lejojnë të bëjnë asnjë dasmë. Sipas tyre në qytetet e tjera si në Tiranë e Shkodër, Policia i lejon lokalet të punojnë ndërsa në Kamëz ata bëjnë kontrolle të herëpashershme.
-
VIDEO
Arrestimi i Fatos Tushes nga SPAK, Këshilli Bashkiak i Lushnjes i jep detyrën nënkryetares
Eriselda Sefa është komanduar nga Këshilli Bashkiak për të marrë drejtimin e Bashkisë së Lushnjes, pas arrestimit nga SPAK të Fatos Tushe për shpërdorim detyre. Vendimi është marrë ditën e sotme, ku gara fillimisht ishte mes dy nënkryetarëve, Eriselda Sefës dhe Gentian Nushi. Ky i fundit duke qenë se mban edhe postin e kryetarit të PS për Bashkinë Lushnje u tërheq nga gara, duke lënë mundësinë e votimit vetëm për Eriselda Sefa.