Veri Jug - Një ditë me familjen mirditore Nikolli

8 Gusht 2021, 14:56

Një udhëtim mes Tiranës dhe Mirditës, në gjurmë të punës dhe të jetës së mjeshtrit artizan Gjin Nikolli dhe të nënës së tij, Terezës, endëse në veg ose tezgjah prej dhjetra vjetësh. Ndërtimi I rrotullueses prej driri të një mulliri me ujë, një punë e kryer me dorë nga mjeshtër Gjini. Më pas, një intervistë me nënë Terezën, malsoren 82 vjecare që sjell në kamera një xhup ose xhamadan mirditor, endur para dhjetra vjetësh. Rejë Vela fshati I lindjes së Gjinit në Mirditë, kulla e stërgjyshit dhe e të parëve të tij, shkolla shqipe hapur në Velë në vitin e largët 1632. Këto dhe të tjera, në reportazhin ”Një ditë me familjen mirditore Nikolli” realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.