-
VIDEO
I mori 8 mln lekë pacientes me COVID duke u hequr si infermiere, gjykata nxjerr nga qelia sanitaren Tire Alldervishi
Gjykata e Tiranës ka nxjerrë nga qelia sanitaren Tire Allidervishi, duke i ndryshuar masën e sigurisë nga 'arrest në burg' në 'arrest shtëpie'. Gazetari i 'Report Tv', Arsen Rusta, bën me dije se Prokuroria kërkoi zgjatje me 3 muaj të afatit të hetimeve, kërkesë që u refuzua nga Gjykata, me argumentin se prokuroria ka patur të gjithë kohë e nevojshme dhe se hetimet kishin kaluar përtej afateve. Kujtojmë se Tire Alldervishi, e cila punonte si sanitare te spitali COVID 2, u arrestua për korrupsion, pasi i mori një pacienteje me COVID 8 mln lekë të vjetra, duke u hequr si infermiere. Pacientja ndërroi jetë si pasojë e COVID.
-
VIDEO
Jeton në SHBA dhe nuk paraqitet në punë prej 2 vitesh, ILD kërkon shkarkimin gjyqtares së 21 janarit
Nuk paraqitet në punë prej afro dy vitesh pa arsye, Inspektori i Lartë kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Apelit Tiranë Evgjeni Sinoimeri. Këshilli i lartë Gjyqësor pritet ta marrë në shqyrtim kërkesën e ILD-së këtë të premte, ndërsa kjo është seanca e dytë pasi e para është shtyrë për mosparaqitje të gjyqtares.
-
VIDEO
Sot pritej vendimi i rëndësishëm, shtyhet sërish seanca për Adriatik Llallën në 29 korrik! Mungon pa arsye avokati, gjobitet me 20 mijë lekë
Sot, teksa pritej që të jepej vendimi nëse ish-kryeprokurori Adriatik Llalla do të shpallej i pafajshëm apo do të shkonte në burg, seanca është shtyrë për në datën 29 korrik. Shkak është bërë mungesa e avokatit Sokol Hazizaj dhe Llalla ka kërkuar që vendimi të jepej në prani të tij. Kjo kërkesë është pranuar nga GJKKO, megjithatë Hazizaj nuk ka shpëtuar paq. Ai është gjobitur me 20 mijë lekë për shkak se mungonte pa arsye.
-
VIDEO
Rreth 12 kg kokainë në kontejnerin me banane në Portin e Durrësit, lihet në burg administratori i kompanisë 'Alba Ekzotik Fruit', mohon akuzat: S'kisha dijeni për drogën
Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka lënë në burg Barjon Gumenin, administratorin e kompanisë "Alba Ekzotik Fruit", në kontejnerët e së cilës u kapën 11 kg e 675gram kokainë 3 ditë më parë. Në hetuesi, Gumeni nuk ka pranuar akuzat, duke mohuar përfshirjen e tij në trafikun e drogës, ndërsa ka thënë se nuk ka patur dijeni për sasinë e kokainës që u gjet në kontejner
-
VIDEO
Shoqata e Biznesit tjetër kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë: Të shtyhet ora policore, merreni parasysh ose do reagojmë
Shoqata e Biznesit këmbëngul që të hiqet ora policore, pasi shprehen se kjo po ndikonin shumë në të ardhurat e tyre, aq më tepër pasi një viti pandemik. Në letrën e dërguar drejtuar ministrisë së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe duke vënë në dije zv. ministren Mira Rakacolli, thuhet se është e nevojshme që të merren masa lehtësuese, duke paralajmëruar se nëse nuk do të ketë reagim, lënë mundësinë e hapur për përshkallëzim të bizneseve.
-
VIDEO
Emrat e anëtarëve për Këshillin Kombëtar të PD, Çupi: Një pjesë e tyre janë për SPAK, kanë kryer krime të rënda! PD po vepron kundër interesave të SHBA sepse strehon kriminelë
Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv thotë se në listën e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike ka emra që duhet të përballen me për SPAK për krime shumë të rënda. Çupi tha se PD po kthehet në një strehë e kriminelëve shumë të rrezikshëm që janë bashkëpunëtror të Sali Berishës. Madje Çupi shton më tej se PD po vepron kundër thirrjes së SHBA dhe se një ditë do të konsiderohet një parti që veproi kundër interesave të SHBA dhe u cilësua si një parti anti amerikanë
-
VIDEO
Analiza e zgjedhjeve, Elezi: Nuk është reale dhe e mbështetur në standarde
Ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, thotë se nuk është një analizë reale e mbështetur në standarde dhe se është një budallallik. ‘Janë objektiva të shpallura dhe të bëra publikë. Nuk është një analizë reale dhe e mbështetur në standarde. Pika 9 e krahason mandatet e 2017 me 2021. Është një rezultat gropë në 2017, nuk mund të krahasohesh. E ka bërë për të treguar se ne nuk jemi aq keq. Nuk është reale ajo. Ky është budallalik nuk është sfidë gabon në arsyetim. Fakti i kartelws së drogës duhet të ishte përball me emra konkret. Këta janë budallenj ajo marrëveshja e 5 qershorit ka qenë turp.'- tha Elezi.
-
VIDEO
Analiza e zgjedhjeve, Çupi: Pse i kërkojmë PD-së që të fitojë? Nuk ka fituar kurrë dhe s'ka dalë forcë e parë!
Partia Demokratike ka përfunduar analizën e bërë në bazë për zgjedhjet e 25 prillit ku ka dalë në 13 përfundime, të cilat sipas tyre kanë ndikuar në humbjen në këtë garë elektorale.
Në lidhje me analizën e zgjedhjeve, i ftuar në Report Tv, Frrok Çupi ka ironizuar Partinë Demokratike, si dhe kryetarin Lulzim Basha, ku thotë se nuk kemi se çfarë fitoreje që t’i kërkojmë PD-së, pasi nuk ka fituar asnjë kurrë. Çupi u shpreh se analiza e zgjedhjeve ka qenë një tallje me PD, duke u thënë se kemi fituar.
-
VIDEO
Kryesia 2 orë mbledhje! Drejtuesit politikë kundër Bardhit për hartimin e analizës së humbjeve në zgjedhje: S'është objektive! Miratohen 4 pikat që do i dërgohen Kuvendit të PD për miratim
Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë, ku pavarësisht pakënaqësive ka miratuar 4 pikat e rendit të ditës që do i dërgohen Kuvendit Kombëtar të PD-së për miratim këtë të shtunë. Burime për Report Tv bëjnë me dije për gazetaren Danjela Maloku, se mbledhja nisi me debate mes drejtuesve politik dhe sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi. Nga sa mësohet ato nuk kanë qenë dakord për mënyrën se si është hartuar analiza për shkaqet e humbjes së zgjedhjeve në 25 prill.
-
VIDEO
'S'na ndal më as arbitri', te Vllaznia besojnë te përmbysja: Futbollistët dhe stafi janë shumë optimistë
Vllaznia premton përmbysje dhe kualifikim në ndeshjen e kthimit të conference league kundër Shiroki Brijeg. Zëvendës trajneri thotë se shkodranët kanë lënë pas vendimet skandaloze të arbitrit në ndeshjen e parë, ndërsa po të enjten në fushë zbresin edhe Partizani me Laçin.
-
VIDEO
Mblidhet kryesia e PD! Analisti Yzeiri: Nuk pres naj gjë të re, gjithçka që ndodh sot nuk ka vlerë
-
VIDEO
PD përfundon analizën në bazë për zgjedhjen e 25 prillit! Zbardhen 13 përfundimet: PS bleu votat, futi në lista kriminelë! Në vetëm 3 qarqe arritëm projeksionin maksimal
TIRANË- Partia Demokratike ka përfunduar analizën e bërë në bazë për zgjedhjet e 25 prillit ku ka dalë në 13 përfundime, të cilat sipas tyre kanë ndikuar në humbjen në këtë garë elektorale. Në dokumentin e siguruar nga gazetarja e Report TV, Danjela Maloku thuhet se për humbjen e zgjedhjeve, fajin demokratët ia vënë PS, ku në letër kanë hedhur të gjitha akuzat e artikuluara edhe publikisht, se qeveria bleu votat në bashkëpunim me krimin, e për këtë ka pasur edhe mbështetjen e Policisë së Shtetit sipas tyre. Për këtë "masakër zgjedhore", siç ata e kanë cilësuar, PD thotë se PS-ja ka blerë vota në bashkëpunim me krimin, se socialistët kanë futur në listat e tyre kriminelë, se ndryshuan Kushtetutën në mënyrë të njëanshme, prishi marrëveshjen e 5 qershorit, akuza hedhin edhe në drejtim të KQZ-së si e kapur politikisht si edhe për administratën publike, që për demokratët u vu në shërbim të shtetit.